Home | Politics | Topi: Të krijohet klimë e duhur për zgjedhjet

Topi: Të krijohet klimë e duhur për zgjedhjet

image
Të zgjidhen në një mënyrë shumë demokratike organet e pushtetit vendor, të jemi ne ata që të kemi në dorë institucionet!

 

 

 

 

Presidenti Bamir Topi ripërsëriti mesazhin e tij për partitë politike dhe KQZ për të ushtruar detyrimet për të bërë një fushatë të denjë për interesat e qytetarëve. “Zgjedhjet për administratën vendore në radhë të parë janë zgjedhje për t’u shërbyer më mirë qytetarëve, sepse është pushteti që është më afër qytetarit. Kështu që unë besoj dhe jam mjaft optimist që përtej retorikave dhe konfliktualitetit politik, partitë politike duhet të respektojnë të gjitha institucionin më të rëndësishëm demokratik, që është institucioni i zgjedhjeve qoftë ky i zgjedhjeve të përgjithshme, qoftë ky i pushtetit vendor.

Tani jemi para zgjedhjeve të pushtetit vendor. Ta respektojmë këtë datë! Të krijojmë një klimë të qytetëruar në debatin politik dhe të zhvillohet një debat që të mos shkojë në terma të përgjithshme, por të shkojë pikërisht në ato gjëra, për të cilat ka nevojë qytetari! Të bëjmë të dallueshëm pikërisht pushtetin vendor nga pushteti qendror, sepse ndryshe gjërat kamuflohen, qytetari nuk merr mesazhin e duhur, sepse mesazhet për pushtetin vendor janë shumë të thjeshta”, u shpreh presidenti. Sipas tij, është koha e mjaftueshme që institucionet, që partitë politike të bëjnë ç’është e mundur që të krijojnë një klimë të qetë, që qytetari të ketë mundësinë që të shkojë me dëshirë në zgjedhje.

 “Qytetarët duhet të përgatiten që të jenë aktivë në këtë fushatë zgjedhore dhe ç’është më e rëndësishmja, që të gjithë të krijojnë një klimë që të marrin pjesë në zgjedhje! Të zgjidhen në një mënyrë shumë demokratike organet e pushtetit vendor, të jemi ne ata që të kemi në dorë institucionet! Kur them ne, e kam fjalën për qytetarët dhe pastaj të fitojë më i miri! Të fitojë ai që i jep më shumë besim qytetarit dhe ai që do të realizojë ato projekte që ka premtuar! Ne do të vazhdojmë të jemi në një bashkëpunim të plotë institucional, por edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët janë shumë aktivë: OSBE, ODIHR, të gjithë ata që kanë shprehur dëshirën të monitorojnë situatën e zgjedhjeve, janë të gjithë njerëz të interesuar dhe besoj që interesi i të gjithëve është që Shqipëria dhe shqiptarët të jenë sa më shpejt në Bashkimin Evropian!”, është shprehur ndër të tjera presidenti i vendit.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00