Home | Politics | Protesta homazh me lule dhe qirinj

Protesta homazh me lule dhe qirinj

image © Photo: shqypnija.blogspot.com
Qytetarët kanë ecur ngadalë dhe me rregull nën tingujt e muzikës funebër, të ndarë në tre grupe të drejtuar nga deputetët socialistë për të nderuar viktimat.

 

 

 

 


Protesta homazh e opozitës, e drejtuar nga kryetari Edi Rama dhe liderët e opozitës, deputetët, familjarët e viktimave të së premtes së kaluar, simpatizantët dhe mbështetësit e tyre përfundoi të premten në mënyrë të qetë, e heshtur, pa deklarata politike, pa pankarta dhe me lotët e fëmijëve dhe të afërmve të viktimave.
Mijëra qytetarë, mbështetës të opozitës dhe përfaqësues të saj bënë homazhe, duke vënë lule, kurora dhe duke ndezur qirinj në përkujtim të tre viktimave, nga Fieri, Gjirokastra dhe Dibra.

Qytetarët kanë ecur ngadalë dhe me rregull nën tingujt e muzikës funebër, të ndarë në tre grupe të drejtuar nga deputetët socialistë për të nderuar viktimat.

Flamuri kombëtar ka qenë në krye të protestës homazh dhe fotot e mëdha të tre demonstruesve që u vranë të premten e kaluar.

Policia dhe Garda Republikane ka qenë e vendosur para kryeministrisë dhe ndërtesave kryesore të institucioneve, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë lloj përpjekje nga protestuesit për t’iu afruar atyre.

Homazhet janë përqendruar në dy vende ku u vranë tre viktimat dhe lëvizja e qytetarëve ka qenë e mirë organizuar. Tufa të tëra lulesh dhe kurorash janë vënë në vendet ku janë vrarë tre demonstruesit javën e kaluar, ndërkohë e gjithë protesta homazh është zhvilluar në heshtje nga mbështetësit e opozitës. /Telegrafi/

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00