Home | Politics | KE miraton rezolutën e Martyt

KE miraton rezolutën e Martyt

image
Këshilli i Europës ka miratuar rezolutën e Dick Martyt.

 

 

 

 


 
Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës sapo u miratua raporti i zviceranit Dick Marty, i cili akuzon kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe disa prej ish-drejtuesve të UÇK për përfshirje në krimin e organizuar, përfshirë trafikun e organeve. Gjatë zhvillimit të seancës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, shumica nga eurodeputetët që morrën pjesë në debat kanë mbështetur raportin e Dick Martyt rreth dyshimeve për trafikim organesh në Kosovë nga pjesëtarë të UÇK. I vetmi ndryshim që pësoi raporti pas debatit të sotëm ishte titulli, të cilit i është shtuar fjala "hetim" mbi trafikimin. Ky ndryshim e kalon në kuadër të dyshimeve raportin e Dick Martyt duke kërkuar hetime plotësuese për akuzat e tij. Pak minuta më parë, Këshilli i Europës shqyrtoi çështjen e trafikut të paligjshëm të organeve në Kosovë, mbi bazën e raportit të diskutueshëm të senatorit zviceran, Marty.

Gjatë pasdites së sotme, Projektrezoluta e Martyt u hodh për votim, ndërsa jo pak reagim ka patur dhe nga deputetët shqiptarë. Në fjalën e tij, Marty ka theksuar se çdo gjë e ka sqaruar nëpërmjet një interviste të dhënë në një të përditshme kosovare, ku ka thënë përmbajtjen e raportit dhe ka sqaruar marrëdhëniet e tij me atë popullatë. “Në Zvicër 10% e popullatës së Kosovës jetojnë këtu. Fëmijët dhe nipërit e mi kanë lidhje të përafërta me miqtë nga ky vend. Nuk ka armiqësi nga ana ime, shpreh në mospajtim ndaj atyre që këtë dëshirojnë ta paraqesin asisoj dhe kjo është e papranueshme. Prezenca e NATO, bombardimet kanë përfunduar në qershor të 1999, para se KFOR të zbatohej plotësisht u desh disa muaj dhe gjatë atyre muajve ai territor ka qenë pa kontroll dhe është gjatë kësaj periudhe që shumica e këtyre krimeve janë kryer.

Krime të cilat ne i dënojmë, dhe unë e di se secili shtet që ka qenë në luftë mund të ketë probleme të tilla se kosovarët janë vrarë nga kosovarët. Besoj se ju duhet të bëni pjesën tuaj të punës, sepse kjo është mënyra e vetme që të siguroheni se vendi juaj dhe populli juaj kanë një të ardhme që nuk është bazuar në fakte dhe të vërteta. Kampet e refugjatëve në Shqipëri pranoj se kam qenë i prekur nga ajo që kam parë kur kam parë këto ndjenja të fuqishme të solidaritetit që kanë shqiptarët mes tyre, çdo familje shqiptare kanë mikpritur familjet kosovare se nuk ka pasur vende atje. Ka njerëz të pagjetur, dhe një pjesë e tyre, 1800-1900 e tyre kanë qenë viktima të trafikimit të organeve, ne nuk duhet të fokusohemi vetëm në këtë pikë, por edhe tek torturat dhe vrasjet e njerëzve”, është shprehur Marty.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00