Home | Politics | Shqiptarët pa viza në Shengen

Shqiptarët pa viza në Shengen

image
Ky vendim, thonë zyrtarët e BE-së, do të lehtësojë kontaktet midis njërëzve, do të ndihmojë në marrëdhëniet tregëtare dhe të biznesit, si dhe do të krijojë një mundësi për popujt e këtyre vendeve ta njohin BE-në më mirë.

 

 

 


 
 

 

Ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian miratuan të hënën propozimin për udhëtimet pa viza në zonën Shengen të qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnje- Hercegovinës.
"Sot është një ditë historike për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën," tha komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malstrom.

"Qytetarët e këtyre dy vendeve shpejt do të mund të udhëtojnë me një pasaportë biometrike pa viza në vendet e BE-së që janë pjesëtare të politikës së përbashkët të vizave dhe ato që janë në zonën Shengen," tha ajo.

Komisioneri i Zgjerimit Stefan Fule tha se ky vendim duhet t'i inkurajojë këto vende për të kryer reformat e nevojshme për t'u afruar më shumë me BE-në.

"Regjimi pa viza është prova më e mirë se reformat në vend sjellin përfitime të prekshme për qytetarët dhe përparim në marrëdhëniet me BE-në," tha zoti Fule.

"Mbi këtë bazë mund të ecet për të çuar përpara reformat e nevojshme për t'i afruar këto dy vende më afër me aspiratat e tyre evropiane," tha komisioneri për Zgjerimin.

Ky vendim, thonë zyrtarët e BE-së, do të lehtësojë kontaktet midis njërëzve, do të ndihmojë në marrëdhëniet tregëtare dhe të biznesit, si dhe do të krijojë një mundësi për popujt e këtyre vendeve ta njohin BE-në më mirë.

Tirana përshëndet vendimin

Në Tiranë autoritetet shqiptare kanë nxituar të përshëndesin vendimin e BE për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë.

Me entuziazëm kryeministri Sali Berisha, që po e ndiqte drejtpërsërdrejti votimin, tha se “…kjo ditë historike, shënon arritjen më të madhe për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që pas rënies së perdes së hekurt”.

“Ky është mesazhi më miqësor që kombet e Evropës dhe qeveritë e tyre ju dërgojnë shqiptarëve në 98 vjetorin e pavarësisë së tyre” tha zoti Berisha.

Sipas tij “vendimi është kartolina më e bukur e jetës që qytetarët shqiptarë marrin për festat e fundvitit”.

Zoti Berisha tha se me vendimin e sotëm, shqiptarët nuk do të jenë më të ndarë. “Vendimi është shpërblim për sakrificat tona, kujtojmë ata të rinj të rënë në kufi,” tha kryeministri shqiptar.

Ndërkaq presidenti i vendit Bamir Topi tha se dita e sotme është një ditë feste.

“Na lejoni ta gëzojmë këtë ditë që është një ditë e shumëpritur “ tha ai, ndërsa i bëri thirrje politikës shqiptare për më shumë dialog e mirëkuptim.

Masa kundër abuzimit

Megjithatë BE-ja shpreh shqetësim në lidhje me abuzimin e mundshëm të kësaj të drejte.

Komisionerja Malstrom vë në dukje se hapja e vendeve të BE-së për qytetarët e Ballkanit Perëndimor kohët e fundit ka sjellë "një fluks të rritur të kërkesave të pa bazë për azil".

Si rrjedhim, komisioni ka krikuar një proces monitorues që synon të parandalojë rreziqet për abuzimin dhe keqpërdorimin e procedurave të kërkimit të strehimit.

"Është me rëndësi shumë të madhe që Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina të vazhdojnë të intensifikojnë fushatën informative për t'u shpjeguar siç duhet qytetarëve të tyre kuptimin e udhëtimit të shkurtër pa viza," tha komisionerja evropiane për Çështjet e Brendshme. /bbc/

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00