Home | Politics | Borchard: Ngërçi politik, pengesë për integrimin

Borchard: Ngërçi politik, pengesë për integrimin

image
Z. Borchard  ka rikonfirmuar se mungesa e bashkëpunimit mes forcave kryesore politike në vend është e pafavorshme për aspiratën kryesore të shqiptarëve, integrimin në Bashkimin Europian. 

 

 

 

Ambasadori gjerman në Tiranë, Borchard ka përfituar nga një eveniment i përbashkët shqiptaro-gjerman në qytetin e Durrësit për të ripërsëritur mesazhin për krizën politike. Duke folur për investimet e huaja në Shqipëri, diplomati gjerman u fokusua në aspektin politik. “Shpresoj që sinjali i krizës së shpejti të marrë fund. Pasi ky sinjal mban larg të interesuarit potencial për të” u shpreh Borchard. Sipas ambasadorit gjerman, krijimi i një mjedisi pozitiv është mjaft i rëndësishëm për angazhimet private në Shqipëri. “Angazhimet private kanë nevojë për një mjedis pozitiv. Në këtë kontekst, faktorë të tillë si lufta kundër korrupsionit, dhe garancia e sigurisë ligjore kanë rëndësi thelbësore”, u shpreh kryediplomati gjerman në Shqipëri.

Borchard i shoqëruar dhe nga përfaqësues të tjerë të pushtetit qendror e vendor morën pjesë në ceremoninë e 100 ditëve të para të veprimtarisë së një shoqërie shqiptaro-gjermane të përpunimit të mallrave dhe anijeve në Durrës, me një investim prej 2 milionë eurosh. Shumë nëpunës të kualifikuar nga ndërkombëtarët u larguan nga puna mbi baza motivimesh politike, porse kjo nuk duhet të ndodhë më". Kështu është shprehur sot ambasadori gjerman në Tiranë, Bernard Borchard. Ndërkaq, disa ditë më parë në një mesazh të qartë për qeverinë dhe institucionet në varësi të saj, Borchard ka theksuar se kriza pengon integrimin. Nga Korça ai ka rikonfirmuar se mungesa e bashkëpunimit mes forcave kryesore politike në vend është e pafavorshme për aspiratën kryesore të shqiptarëve, integrimin në Bashkimin Europian.

Ambasadori Borchard ishte në Korçë për inaugurimin e një projekti në punët publike, të financuar nga Gjermania, ku vuri në dukje se arritja e standardeve ekonomike nuk është i mjaftueshëm për integrimin, nëse nuk plotësohet edhe kriteri politik. “Çelësi për një anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Europian, gjendet në realizimin sa më të shpejtë të reformave, në mënyrë që të përmbushen standardet e kërkuara. Por këtu nuk bën pjesë vetëm aspekti ekonomik, por edhe ai politik. Ne presim dhe shpresojmë një zgjidhje të problemeve politike në vend nëpërmjet bashkëpunimit konstruktiv, në frymën e Bashkimit Evropian. Nëse do të donit prej meje një mesazh, do t’ju kërkoja që të mbani në vëmendje se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe ta këshillojë atë më tej, në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”, tha ambasadori Borchard.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00