Home | Politics | Blloku i Vishegradit po kërcënon ta copëtojë BE-në

Blloku i Vishegradit po kërcënon ta copëtojë BE-në

image
“Djemtë e këqij” të Europës, janë hedhur sërish në veprim...

 

Nga William Nattrass

 

 

“Djemtë e këqij” të Europës, janë hedhur sërish në veprim. Bashkimi Europian është përpjekur t’i kushtëzojë fondet e buxhetit, me respektimin e sundimit të ligjit nga shtetetanëtare. Kjo lëvizje është refuzuar nga Polonia dhe Hungaria, duke çuar në shpërthimin e sherrit më të fundit, në një seri të gjatë përplasjesh midis Brukselit dhe vendeve konservatore të Europës Qendrore.

 

Por, duke e parë çështjen në një kontekst më të gjerë rajonal, bëhet më se e qartë se kjo nuk është thjesht një tjetër përplasje diplomatike, por pjesë e një tendence më të gjerë. Liberalizmi i BE-së, po përballet tashmë me një kundërshtim serioz ideologjik nga i gjithë blloku “i Vishegradit”, i përbërë nga Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia.

 

Mosmarrëveshja e fundit mbi mekanizmin e sundimit të ligjit, ishte e parashikueshme. Shqetësimet në lidhje me këtë mekanizëm, kanë gëluar në Hungari dhe Poloni, që në korrik kur BE miratoi një pakete emergjente ndihme për rimëkëmbjen nga pasojat e koronavirusit.

 

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, dhe ai hungarez, Viktor Orban, janë shprehur se kundërshtimi i tyre ndaj Mekanizmit të Sundimit të Ligjit në projekt-buxhetin e BE, është për shkak të shqetësimeve se ai do të përdoret për të ndëshkuar vendet që refuzojnë të pranojnë emigrantë.

 

Orban e ka përshkruar mekanizmin si një “shantazh ideologjik”. Këto shqetësime në lidhje me emigracionin, janë arsyeja pse BE-ja nuk duhet të jetë e vetëkënaqur, vetëm pse këtë here po përballet vetëm me Hungarinë dhe Poloninë. Kur bëhet fjalë për emigracionin, vendet e tjera të Katërshes së Vishegradit, Sllovakia dhe Republika Çeke, zakonisht qëndrojnë në krah të aleatëve të tyre.

 

Të 4 vendet (ku herë pas here u bashkohen Austria, Letonia, Estonia dhe Sllovenia), kanë mbajtur një qëndrim të koordinuar kundër sistemit të kuotave të shpërndarjes së emigrantëve të propozuar nga BE, i hartuar për të shpërndarë në mënyrë proporcionale emigrantët për secilin shtet anëtar, që prej krizës së emigrantëve të vitit 2015.

 

Deri në vitin 2018 , Republika Çeke supozohej se kishte pranuar 2.691 refugjatë nga Greqia dhe Italia; në fakt ajo mori vetëm 12. Edhe Sllovakia mori vetëm 16 nga 902 azilkërkuesit qëi takonte të pranonte. Hungarisë dhe Polonisë, iu caktuan përkatësisht të merrnin 1.294 dhe 7.082 refugjatë, por refuzuan dhe nuk pranuan asnjë.

 

Më pas, u zbulua Republika Çeke, Polonia dhe Hungaria se kishin shkelur ligjin e BE-së nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (Sllovakia u përjashtua falë 16 emigrantëve që kishte pranuar). Këtë herë Katërshja e Vishegradit ishte përçarë, teksa politikanët çekë dhe sllovakë folën kundër aleatëve të tyre të zakonshëm.

 

Kjo mund të shpjegohet me paqartësinë mbi Mekanizmit të Sundimit të Ligjit. Por në lojëjanë edhe faktorë të tjerë:Kryeministri Çek Babis është përballur me akuzat për konflikt interesi gjatë bisedimeve mbi buxhetin, për shkak të pronësisë që ka në “Agrofert’, një përfitues kryesor i subvencioneve të BE-së.

 

Në këtë cilësi, ai mund të ngurrojë të rebelohet hapur ndaj Brukselit. Por përtej kësaj mosmarrëveshje, të 4 vendet e Vishegradit janë ende të bashkuara, kur është fjala për kundërshtimin e tyre ndaj vlerave liberale të BE-së. Frika e rrënjosur e Hungarisë ndaj emigracionit, duket herë pas here duket e papajtueshme me anëtarësimin në BE.

 

Por ky vend është shumë i ndërvarur nga tregtia në BE, sidomos me Gjermaninë. Më shumë se gjysma e PBB-së së Hungarisë, gjenerohet nga kompani të huaja që veprojnë në vend. Edhe qeveria e Angela Merkelit, ka ngurruar të marrë një qasje të ashpër kundër Hungarisë, pikërisht për shkak të përfitimeve të mëdha nga bashkëpunimit industrial gjermano-hungarez.

 

Vitin e shkuar, Hungaria ishte tregu më i madh i eksportit të armëve nga Gjermania.Qëndrimet kundër emigrimit janë më të ashpra në Republikën Çeke dhe Sllovaki, por mbetengjithsesi të zëshme. Andrej Babis është shumë popullor në pjesët më pak kozmopolite dhe më rurale të Republikës Çeke, popullsia e së cilës është më konservatore kur bëhet fjalë për emigracionin.

 

Gati dy të tretat e çekëve, mendojnë se vendi nuk duhet të pranojë kurrë refugjatë. Në zgjedhjet parlamentare në Sllovaki këtë vit, 3 nga 4 partitë kryesore ishin qartazi kundër –emigranteve. Është pra e qartë se problemi ideologjik që ka BE-ja me rajonin e Katërshes së Vishegradit, është shumë më i thellë sesa mosmarrëveshja aktuale.

 

Është joshëse të fokusohesh vetëm tek individët e përfshirë në krizën e buxhetit, t’i cilësoshOrban dhe Morawiecki si despotë mashtrues pa asnjë mandat publik për veprimet e tyre, dhe të supozosh se nëse do të mbaheshin zgjedhje të drejta dhe demokratike, si Polonia dhe Hungaria do të favorizonin politika të ngjashme me ato që gjenden në Evropën Veriore dhe Perëndimore.

 

Por një pikëpamje e tillë, nuk përputhet me zgjedhjet demokratike të mbajtura në këtë rajon këtë vit. Duda e fitoi presidencën polake përmes pohimit të vlerave sociale konservatore, ndërsa zgjedhjet në Republikën Çeke dhe Sllovaki, panë një paraqitje shumë të fortë nga partitë që janë kundër emigrantëve.

 

Ajo gjithashtu injoron faktin se Katërshja e Vishegradit – historitë e luftës, pushtimit dhe sundimit autoritar komunist në shekullin XX, ndryshojnë shumë nga homologët e tyre veriorë dhe perëndimorë – ka ndjekur prej kohësh politika në kundërshtim me disa nga parimet thelbësore të BE-së.

 

Në fund mund të gjendet një kompromis, që i lejon të gjitha palët të largohen me kokën lart nga negociatat. Por ndarja midis liberalëve dhe konservatorëve në BE, është më e thellë se kurrë më parë, dhe zërat kundërshtues nga fraksioni qendror i BE-së, vetëm sa do të bëhen më të forta. / “The Spectator”

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00