image

Në udhëkryqin e katastrofës

Ekonomia shqiptare ka marrë të tatëpjetën...

 

Nga Shenasi Rama

 

 

Rrëmuja e fundit në shtetin shqiptar I ka detyruar njerëzit që të fiksohen në sjelljen e politikanëve si në qeveri ashtu edhe në opozitë. Mirëpo, ky fiksim ka shmangur nga vëmendja procese e dinamika që në planin afatgjatë janë shumë më të rëndësishme. Ndër këto procese e dinamika që nuk marrin vëmendjen e duhur janë pesë të mëposhtmet: ekonomia, cështja shqiptare, riorganizimi politik, deshtimi ideologjik, rinia studentore. e natyrisht ka njw zgjidhje por ajo duhet me ardhw pikwrisht nga aty ku nuk wshtw e mundshme, nga shkretina e Tiranws.

 

Ekonomia

 

Ekonomia shqiptare ka marrë të tatëpjetën. Shifrat që jepen nuk kanë asnjë vlerë sepse ato gatuhen me urdhër. Të huajt i marrin të dhënat nga zyrtarët e shtetit dhe kështu bëhet një cikël vetëpërforcues në të cilin, merret për e vërtetë ajo që thuhet nga një zyrtar I urdhëruar. E megjithatë ekonomia është në gjendje kolapsi. Tani ka nisur procesi i tkurrjes së veprimtarisë ekonomike edhe në qendrat e qyteteve. Dikur nuk gjeje një dyqan me qera, tani I gjen një hapur, e një që jepet me qera. Shpejt do të mbyllen edhe këto se dyqanxhinjtë po hanë veten. Nuk ka investime të huaja. Pyetja është ku do të investohet? Të huajt duan para të sigurtë, por kjo është e mundshme vetëm me koncesione të garantuara. Nuk ka as investime të brendshme. Të gjithë që e shfrytëzuan deri në palcë shtetin shqiptar duan ti arrin paratë jashtë, dhe të ikin nga sytë këmbët. Barra e taksimit është rritur ndjeshëm. Taksat direkte dhe indirekte janë duke u bërë të papërballueshme për shoqërinë. Varfëria është rritur gjithashtu ndjeshëm. Natyrisht që varfëria është relative, sepse njerëzit e masin veten me të shkuarën por nuk kanë as punë, as të ardhme dhe po hanë paratë e qypit dhe të kursimeve. Ekonomia, për aq sa është mbahet me paratë e pista dhe të nëndheshme. Tashmë shihet qartë se të huajt kanë nisur ti qasen me kujdes problemit dhe duan të mbyllin rubinetin edhe për mafian e fuqishme që ka zhvendosur përmes skemave efektive mafiat e tyre lokale e kombëtare. Në fund por jo më e fundit është oligarkizimi ekstrem me paranë e mbledhur në qypat e një dyzine familjesh, tashmë të kosoliduara dhe që e kanë përqëndruar fuqinë në bankat, në shërbimet, dhe në kontrollin e tenderave dhe koncesioneve shtetërore.

 

Cështja shqiptare

 

Ka pasur gjithmonë dy rrugë të zgjidhjes së problemeve të Ballkanit. Si e kam thënë me kohë, njëra ka qënë rruga politike e ruajtjes së shteteve ekzistuese. Tjetra ka qënë riorganizimi i Ballkanit në baza etnike. Deri në vitin 2014 të gjithë pajtoheshin me rrugën e parë, ama mbas Marsit 2014, presioni I fuqive të mëdha si Rusia është rritur shumë për të shtyrë proceset në rrugën e riorganizimit etnik. Këtu del në pah problemi shqiptar. Shteti I ndyrë antishqiptar përballet me problemin kombëtar shqiptar. Dhe është krejt I papërgatitur. Askush nuk e don bashkimin me kosovën, askush nuk I don shqiptarët në një shtet, askush nuk mendon për shtet-kombin. Cdo zgjidhje e problemit kombëtar, qoftë edhe pjesërisht e rrezikon sundimin e oligarkisë së parisë së Tiranës. Pavarësisht se si po sillet Edi Rama, e vërteta është se e ka kuptuar qartë se nga të dy zgjidhjet, gjasat janë që do të ecet në këtë rrugë dhe po kërkon të shtrydhë, për vete, përfitimet e mundshme. Mirëpo, populli është I coroditur, presionet janë tejet të fuqishme, politikanët janë të diskredituar, dhe ideja kombëtare është e luftuar me të gjithë mënyrat e mundshme. Së shpejti, dhe protestat e fundit e treguan këtë, ka gjasa që sherri do të shkojë si gjithnjë në një përplasje midis Toskërisë e Gegnisë. Në një anë do të jenë ortodoksët, vllehët, grekofilët, dhe jenicërët, dhe në anën tjetër do të jenë klanet e Gegnisë, me strukturat e katolikëve që do të duhet të marrin anën e dikujt. Sherri iu shërben pakicave por jo shqiptarëve, e prandaj këta do ti fryjnë zjarrit me të gjithë mënyrat.

 

Dështimi ideologjik

 

Shoqëria shqiptare është e dështuar, politika ka dështuar me krijue sistemin politik që duhet. Ka dështuar me vendosë shoqërinë në binarët ideologjikë të duhur, sic bënë të gjithë të tjerët. Binarët e duhur duhej të ishin shteti dhe kombi. Në fakt janë kapitalizmi dhe kozmopolitanizmi dy shinat ideologjike, por treni iu ka dalë nga binarët. Dështimi më I madh është në politikën e jashtme. Të gjtihë shtyllat ku është mbështetur politika janë të shembura. Integrimi europian ishte dhe është një përrallë. Marrëdhëniet me grekët janë përkeqësuar dhe ata duan konfirmin me dhunë të marrëveshjeve të fshehta. Marrëdhëniet me Kosovën I përcakton sekti I kryeministrit. Rusët janë një influencë e normalizuar në politikën e Tiranës që I ngjan një bordelloje ku hyhet me pagesë e pa papagesë. Kapitalizmi katundar I Tiranës ka dështuar. Ideologjia kzomopolitane e parisë ka dështuar. Përpjekja me rikrijue Bllokun ka dështuar gjithashtu. Përpjekja me krijue mendësinë se kemi qënë një strukturë që kemi rezistuar nëndheshëm me qindra vjet ka dështuar sepse sekti që është krye po ha popullin e vet. Dështimi ideologjik është kaq I gjithanshëm sa nuk ka fjalë që e përshkruan.

 

Riorganizimi politik

 

Pavarësisht se duket që sikur partitë tradicionale që u përdorën si cadra për të fshehur oligarkinë dhe interesat e saj në politikë janë të fuqishme, e vërteta është se Brenda tyre kanë marrë jetë struktura sektare, okulte, dhe të fuqishme ekonomikisht e numerikisht. E para po del një brez I ri, kaq I ri, sa nuk e di se cfarë historie ka ai vend. Por po del nga Tirana, dhe është rritur në serrat e huaja për këtë qëllim. Ky brez I ri që gjendet në të gjithë partitë nuk ka as komb, as nder, as vlera, as vullnet politik për ti shërbyer shtetit. Ama e din se kush pronari I tij dhe atij I shërben. Këta I përdorin partitë si struktura dhe me manipulim e propagandë, edhe pse shumica e njerëzve janë në luftë për të mbushur zorrën, iu japin nje imazh e një kafshatë dhe I mbajnë aty të lidhur si qenin. Pra, kurdo që të bëhen zgjedhjet e reja, do të dalin këta krijesat hibride dhe do të dominojnë poltiikën shqiptare, edhe pse në dukje, do të mundohen të shtrydhin deri në fund cdo kapacitet që iu ka mbetur partive tashmë të kriminalizuara e të privatizuara të parisë së Tiranës. Ky është edhe procesi më I rrezikshëm sepse këta asnnuk njihen nga njerëzit, as nuk janë sprovuar, as nuk kanë të shkuar, dhe nuk kanë as të ardhme pse janë aty për aq sa do të jenë dhe janë të zëvendësueshëm.

 

Rinia universitare

 

Rinia universitare ishte shpresa e madhe por tashmë është kthyer në zhgënjimin më të madh. Nuk ka rëndësi se sa keq e kemi ndjerë veten unë dhe të tjerët që kemi pasur shpresë tek rinia. Tashmë rinia universitare është e kapur dhe e përdorur nga interesat e parisë, të pedagogëve të rinj, dhe të strukturave të mirëfinancuara nga jashtë, që nga neomarksistë grekë, tek sektet e reja e deri tek socialdemokratët suedezë. Edhe ato strutkura që shiten si kombëtare janë të coroditur asepse duan një kombinim të nacionalizmit me të majtën tradicionale europiane. Tani shoh që shumë nga ata pedagogë që ndikuan kaq shumë në mbytjen e energjisë studentore po kërkojnë kapital politik. Në një kohë e në një vend të cmendur, cfarë nuk ndodh por pikërisht kjo duhet të ishte e papranueshme. Këta maskarenj e karagjozë politike janë të parët që duhej të sihin përzënë nga studentët. Por tani të gjithë po tallen me rininë studentore dhe e shohin si krejt të paaftë për të ndikuar në politikë. Është një turp I vërtetë në të gjithë drejtimet dhe kjo është tragjedia e jonë. Një popull që humb besimin tek rinia e vet ka humbur një brez, dhe rilind I vdekur. Kam folur për këtë punë më parë kështu që nuk dua të flas më shumë këtu.

 

Zgjidhja

 

Nevoja është për një debat të fortë dhe të hapur në politikë. Nuk ka rëndësi nga vjen njëri e tjetri. Puna është që në kushtet specifike ku ndodhemi cfarë duhet të bëjmë? Ajo që duhet bërë është që të bëhet e pamendueshmja deri më tani. Ata që kanë karakter, të rinj e pleq, pa dallim partie, trashëgimnie, krahine dhe ideje le të vënë kombin e shtetin më përpara cdo gjëje tjetër dhe të nisin një kuvend kombëtar, një debat kombëtar se cfarë duhet të bëjmë. Le të shohin me larg se nga hunda e tyre dhe nga rrethi që I mban peng. NUk ka nevojë ti përmend me emra, por edhe me emra I përmend se nuk kam asnjë hezitim. Mua do të më dukej e pëlqyeshme që në emër të një emëruesi të përbashkët që është shtet-kombi, të shihja bashkë në një tryezë duke bashkëbiseduar e duke kërkuar një zgjidhje njerëz që nuk e durojnë njeri tjetrin, apo që kanë të shkuara të ndryshme e armiqësore në politikë. Do të thonë njerëzit se janë të diskredituar. Po në politikë ka gjithmonë shanse të dyta, të treta, e të tridhjeta sa kohw qw vendos me shwrbye me nder e me dinjitet. Na duhet një fillim I ri, por na duhen edhe njerëz me përvojë ashtu si edhe të rinj me dije e me vullnet. Por kjo është detyrë e atyre që janë atje, në Tiranë dhe që duan të mirën e të gjithë shqiptarëve edhe pse e duan të mirën e tyre. Le të mblidhen bashkë njerëz që nuk e durojnë njeri tjetrin dhe të nisë një debat I mencur para se të vijë katastrofa që do ti fshijë të tërë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00