Home | Opinion | Marrëveshja e radhës Basha-Rama

Marrëveshja e radhës Basha-Rama

image
 A do të pranojnë aleatët e Bashës të heqin dorë nga mandati...

 

 

Nga  Frederik Basha

 

Euforia që e ka përfshirë kreun e partisë demokratike Lulzim Basha pas protestës së 16 shkurtit, po e çon atë në vetvrasje politike dhe shkatërrimin e plotë të Partisë Demokratike. Me një manovër të mefshtë, pas dështimit të marrëveshjes së rradhës me Edi Ramën për një bashkëqeverisje si ajo e vitit 2017, ka detyrur Bashën që të ashpërsojë tonet, dhe të bëjë kamikazin, me shpresën se Rama do dorëhiqet, Luli dhe Monika do “ngjyejnë” sërish gishtin në paratë e taksapaguesve si edhe do bllokojë proçesin e integrimit të shqipërisë në Bashkimin Europian.

 

Që Rama duhet të largohet një orë e më parë nga pushteti dhe nga Partia Socialiste, këtë e di mjaft mirë çdo shqiptar, i madh apo i vogël qoftë ai. Por lidhja e kryeministrit me botën e nëndheshme të krimit dhe korrupsionit, tenderave korruptiv, konçesioneve me vjedhje miliona euro e detyrojnë Ramën të kapur prej fyti nga oligarkët që të rezistojë deri në ekstrem, të mos largohet, pasi me ardhjen e një figure tjetër drejtuese të shtetit dhe PS-së, do u ikin të gjitha benefitet financiare.

 

Por, a do ti djegë Basha dhe PD mandatet e deputetit? Sigurisht që jo. Frika nga drejtësia, dhe korrupsioni galopant që kanë bërë në kohën e qeverisjes 2005-2013, nuk i lejon këta deputet kriminelë e batakçinj të heqin dorë nga imuniteti, e të hidhen pa mbrojtje në tepsinë e drejtësisë së kapur tashmë nga Edi Rama. Nëse Basha djeg mandatin, ai do të rihetohet dhe rigjykohet për vjedhjen e 230 milion eurove në rrugën e kombit. Nëse djeg mandatin, do të rinis proçesi i hetimit dhe gjykimit për 4 vrasjet në bulevardin “Dëshmorët e Kobit” më 21 janar 2011.

 

Nëse Basha djeg mandatin, do të rihapet edhe një herë çështja e shitjes së territoreve Shqiptare shtetit fqinj Greqisë në marrëveshjen e bërë kur Basha ishte Ministër i Jashtëm, dhe i shpallur si marrëveshje antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese Shqiptare. Përpos këtyre rasteve, me diegien e mandatit të deputetit, Lulzim Basha do të hetohet edhe për vjedhjet dhe korrupsionin e bërë gjatë kohës kur drejtonte Bashkinë më të madhe në Shqipëri, atë të Tiranës. Po Fatmir Mediu, a do ta djegë mandatin dhe të shkojë me këmbët e tij në dyert e burgut?

 

A do të pranojë kreu i Partisë Republikane, që të nisin sërish hetimet për rastin e shpërthimit të Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Po Monika Kryemadhi, a do ta djegë mandatin e deputetit, e t`i hapë rrugë hetimeve për vjedhjet galopante të saj dhe ministrave LSI-stë ndaj të cilëve ka nisur tashmë një hetim penal për abuzimet me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, vjedhjen e rrugëve të shqipërisë, pasurimin e shpejtë të saj dhe bashkshortit president me një pasuri sa buxheti i shtetit, edhe pse kanë deklaruar në instancat kontrolluese shqiptare vetem dy paga shteti.

 

Pyetja që vjen natyrshëm është, a do të pranojnë aleatët e Bashës të heqin dorë nga mandati, të zhvishen nga petku i paprekshëmrisë e të bëhen shokë qelie? Sigurisht që jo, edhe pse burgu i Reçit në Shkodër është me kushte bashkëkohore falë investimit të Bashkimit Europian. Lëvizja e rradhës e Bashës në skakierën politike të Tiranës është kryekëput vijimi i marrëveshjes së 17 majit 2017 mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, për të shkatërruar të gjitha partitë e vogla politike, në veçanti Lëvizjen Socialiste për Integrim, që është banda më famkeqe e hajdutëve në Ballkan dhe Europë./ Pamfleti

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0