Home | Opinion | Uashingtonit nuk i intereson Ukraina...

Uashingtonit nuk i intereson Ukraina...

image
Uashingtonit nuk i intereson Ukraina, ngase pro-rusët dhe pro-amerikanët janë njësoj?    

 

      


Nga Robert Papa


 
5 vite të shkuara, qeveritë e perëndimit, por edhe shërbimet sekrete bënë të pamundurën të mbështesnin të ashtuquajturin, Orange Revolution, çka pompoi drejt presidencës Viktor Yushchenkon, por performanca në zyrë e  Yushchenkos ishte një shkatërrim, ndaj në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale ai doli në vendin e 5-të me 5.4%. Doug Bandow, ish-këshilltar special i Reganit, shkruan se: “Dështimi i tij, shërben si një kujtesë e rrezikut kur Uashingtoni ndërhyn në politikat me jashtë”. Uashingtonit nuk i intereson Ukraina, dikur e gllabëruar si nga perandoria ruse edhe nga Bashkimi Sovjetik. Kësisoj, vetëm rënia e të dyjave solli pavarësinë e Ukrainës. Ndarja, sipas Bandow, nuk ishte kurrë e pastër. Afro 1/5 e Ukrainës janë rusë etnikë, madje në Krime janë shumica dhe aty vazhdon baza detare ruse e Sevastopolit. Nëse bëjmë një paralele me Shqipërinë, edhe te ne 1/5 mbetet komunisto-enveriste. Ukrainën e shkatërroi korrupsioni, vjedhjet e zgjedhjeve dhe dhuna aq shumë brutale. Bandoë mendon se: “Politikanët ukrainas dolën gri e jo bardh e zi”. Në vitin 2004, Yushchenko u lidh me baroneshën e biznesit, Yulia Tymoshenko. Yanukovich dukej si pro-rus, por në fakt ndryshimet ishin shumë të vogla. Konkurruesit ishin njësoj, mbeturina të diktaturës së kuqe sovjetike. Mr. Yushchenko, doli se ishte njeriu më inkompetent për të drejtuar vendin. Sipas exit-polleve, Yanukovich  ka fituar me afro 50% por Tymoshenko nuk pranon rezultatin. A nuk ngjason me ne? Për Uashingtonin, ata janë të gjithë njësoj.

Diaspora e Ukrainës në SHBA ka luftuar fort me kombin, por statusi i Kievit, politikat dhe orientimet nuk kanë interes tregues për Uashingtonit. Bashkimi Sovjetik e humbi Luftën e Ftohtë dhe nuk e rikthen dot Perandorinë e Djallit. Bandow pranon se Putin kërkon të trajtohet me respekt, por edhe pse e merr shumë seriozisht sigurinë e Rusisë, ai ka ambicie të kufizuara. Rusia nuk do ti sulmonte kurrë fqinjët si Ukraina. Këtë, Uashingtoni e di mirë. Zgjerimi i NATO, afër kufijve të Rusisë, e ka bërë Moskën paranojake dhe konfrontuese. Gjeorgjia shpreson se Perëndimi do ta mbrojë nga aksionet ushtarake të Moskës. Asnjë politikan amerikan nuk do ta rrezikonte Uashingtonin për të mbrojtur Kievin. Kësisoj, Uashingtoni mund të orvatej të manipulonte zgjedhjet në Ukrainë, se kjo ka më pak rrezik se sa t`i ofronte garanci sigurie, por edhe kjo nuk pati sukses. Bandow shkruan se: “Zyrtarët amerikanë kanë futur hundët për disa dekada te shtete të ndryshme dhe shpesh kanë pasur kuptim të kufizuar të politikave dhe politikanëve lokalë”.

Zgjedhjet e vitit 2004.
Uashingtoni synoi manipulimet edhe pse Ukraina nuk do të bëhej as satelit amerikan e as satelit rus. Yushchenko tregoi se edhe kandidatët pro-amerikanë nuk bindnin dot qytetarët e tyre pro-sovjetikë. Uashingtoni e kuptoi se liderët e Ukrainës shiteshin lehtas te Moska, padroni i vjetër i Ukrainës së kuqe. Tymoshenko, fillimisht ishte pjesëtare e ekipit pro-amerikan, por më vonë bëri paqe me Rusinë sepse u shit pa asnjë problem.  Pa u skuqur fare nga turpi e korruptuara, Tymoshenko, shkoi drejt Moskës. Yanukovich u sulmua si kandidat rus, në fakt ishte pro BE dhe u distancua nga Moska. Ndërhyrja amerikane ndaj kombeve të tjera, mund të sjellë mosstabilitet rajonal. Edhe pse Uashingtoni, shpesh mbështet forcat më demokratike, pasojat janë jo produktive. Duke promovuar një revolucion pro-perëndimor në dyert e Rusisë, solli paranojën e Moskës. Nëse studion gjatë politikën amerikane, e kupton se Uashingtoni ka një histori të gjatë ndërhyrjesh ndaj vendeve të tjera. Natyrisht, pasojat nuk kanë qenë gjithmonë shkatërruese, shpesh rezultatet janë dëshpëruese si në rastin e Ukrainës, kur interesi amerikan shkoi në zero. Po ndaj Shqipërisë? Uashingtoni as donte t`ia dinte se cili do fitonte në Ukrainë. Herën e fundit kur Uashingtoni ndërhyri në politikën e Ukrainës, kjo solli 5 vjet kaos ndaj edhe kundrejt Shqipërisë, Uashingtoni nuk do të mbështeste pasuesit e PPSH, sepse për 8 vjet, pas ‘97-ës, erdhi një kaos dhe makutëri.
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00