Home | Opinion | E vërteta e kësaj kohe

E vërteta e kësaj kohe

image
Politikani që në një situatë si kjo nuk bën dot politikë me dorëheqje...

 

 

Nga Spartak Ngjela

 

 

Cila është e vërteta e kësaj kohe? E ardhmja është ngritur në revoltë kundër së tashmes së shëmtuar.

 

 

I.

 

Pse dje kryeministri shqiptar iu tregoi shqiptarëve që ai është në gjendje të vështirësisë së tij psikike? Sepse ai nuk e kupton dot forcën e shtresës shoqërore që është ngritur kundër tij. Ramës sot i është ngritur në protestë e ardhmja e Shqipërisë. Studentët janë e ardhmja. Kjo është aksiomë. Por, e ardhmja e Shqipërisë është ngritur kundër kryeministrit të paaftë që studentët e dinë që është i lidhur edhe me korrupsionin. Kjo është thirrja morale e së ardhmes, dhe vetë e ardhmja është kundër kryeministrit Edi Rama. Ky duhet të ikë. Nuk ka asnjë shpresë. Kur e ardhmja e kap nga gryka një kryeministër të paaftë e të korruptuar, ai nuk ka më asnjë shpresë.

 

II.

 

Si mund t’i flitet popullit që të ka zgjedhur si kryetari i një bande të armatosur? Cili është halli i këtij kryeministri – është pushteti që ky po humbet, apo degradimi i psikikes për të kaluar në një akt skizofrenik? Po, nëse është pushteti i humbur, pse e do një pushtet që po varfëron dita ditës shqiptarët? Politikani që në një situatë si kjo nuk bën dot politikë me dorëheqje, po qëndron në kokëngjeshje, përfundon te bunkeri i Hitlerit. Studentët në protestë të përditshme janë e vetmja zgjidhje për shpëtimin e Shqipërisë nga qeverisjet e korruptuara. Studentët e kanë kuptuar me arsye të shëndoshë se e gjithë kjo gjendje varfërie është rrjedhojë e qeverisjeve të korruptuara që kanë drejtuar Shqipërinë, njëra pas tjetrës, në mbi 20 vjet. Pankartat që shpalosin studentët përditë tregojnë që ata e njohin mirë shkakun e varfërisë së tyre. Kjo është arsyeja që studentët nuk do ta ndërpresin protestën e nisur.

 

III.

 

Çfarë po kërkojnë studentët që nuk ua zbaton kjo qeveri e ky kryeministër? Ata kanë tetë pika. Të tetë pikat janë të lidhura, dhe në këtë lidhje ato shkallmojnë korrupsionin e rektorateve dhe abuzimin me pseudoakademizmin banal që nuk jep dije. Studentët dhe prindërit e tyre janë vjedhur. Ata kërkojnë të ndalojnë vjedhjen. Por, edhe qeveria bën të njëjtën gjë, pse e ka lejuar ajo këtë gjendje abuzive? Sepse është dhe vetë e tillë. Falsiteti akademik është i lidhur ne falsitetin qeveritar: ky është thelbi i tetë pikave të studentëve. Prandaj ata janë vërtet e ardhmja morale e Shqipërisë, dhe këtë e dinë tani të gjithë shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj. Korrupsioni shqiptar po dridhet. Studentët shqiptarë po i dalin zot Shqipërisë. Kjo është e vërteta absolute e kësaj kohe.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0