Home | Opinion | Mbi identitetin kombëtar dhe identitetin politik

Mbi identitetin kombëtar dhe identitetin politik

image
Çështja e arsimimit universitar në gjuhën shqipe në Maqedoni është rregulluar pjesërisht vetëm përmes...

 

 

 

 

 

 

Nga Prof. Dr. Abdulla Mehmeti

 

 

 

Mbi identitetin kombëtar dhe identitetin politik


 

Çka duhet të presin qytetarët shqiptarë në Maqedoni nga shkrimtarët, intelektualët dhe politikanët maqedonas me prejardhje shqiptare?

 

Përderisa shumica e shkrimtarëve, intelektualëve, publicistëve dhe politikanëve shqiptarë në Maqedoni, nëpër enciklopedi, tekste shkollore dhe faqe zyrtare të shumë institucioneve në Maqedoni trajtohen si shkrimtarë, intelektualë dhe politikanë maqedonas (disa me „prejardhje shqiptare“ e disa edhe pa këtë), çka mund të presin qytetarët tjerë shqiptarë të këtij shteti të mos trajtohen si maqedonas, por siç janë-shqiptarë?

 

Nga ata që e konsiderojnë veten e tyre për maqedonas, çka mund të presin qytetarët tjerë shqiptarë t'ua sigurojnë të drejtën për deklarimin e përkatësisë së tyre të vërtetë kombëtare?!

 

Hulumtoni, lexoni dhe binduni!

 

(4 Nëntor 2018)

 

 

 

 

Marrëveshja e Ohrit dhe arsimi në gjuhën shqipe në Maqedoninë Veriore

 

 

Nëse përfshihet Marrëveshja e Ohrit në preambulën e Kushtetutës, shqiptarëve u vendoset një plafon kufizues mbi të cilin nuk mund të shkojnë të drejtat kolektive të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë Veriore. Mes tjerash, u lejohet arsimimi në gjuhën amtare vetëm në shkollat fillore dhe të mesme, jo edhe në institucionet e arsimit të lartë dhe në universitete.

 

Në „rrethana të volitshme“ pushteti mund ta shfuqizojë ose ta ndryshojë çdo ligj që nuk është në pajtim me Kushtetutën, dhe shqiptarëve mund t'ua ndalojë arsimimin në gjuhën amtare në nilet universitar, ashtu siç ka vepruar në të kaluarën me ligjin për përdorimin e flamurit shqiptar në vitin 1997, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 1973, si dhe me ligje të tjera.

 

Çështja e arsimimit universitar në gjuhën shqipe në Maqedoni është rregulluar pjesërisht vetëm përmes disa ligjeve, jo edhe me Kushtetutë!

 

Sipas Marrëveshjes kornizë të Ohrit:

 

"Arsimimi dhe përdorimi i gjuhëve

Lidhur me shkollimin fillor dhe të mesëm, mësimi do të zhvillohet në gjuhën amtare të nxënësve, e njëkohësisht në mbarë Maqedoninë do të aplikohen standardet e unifikuara për programet akademike."

 

Sipas Kushtetutës, me ndryshimet e vitit 2001 në frymën e Marrëveshjes së Ohrit, ja si është zgjidhur çështja e arsimimit „në gjuhën e tyre“, për pjesëtarët e bashkësive etnike, ndërsa gjuha shqipe fare nuk përmendet si gjuhë amtare dhe gjuhë e arsimimit të shqiptarëve në Maqedoni:

 

„Amendamenti VIII, 2001

 

1. Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë lirisht ta shprehin, kultivojnë dhe zhvillojnë identitetin dhe veçoritë e bashkësive të tyre dhe t’i përdorin simbolet e bashkësisë së tyre.

 

Republika ua garanton të gjitha bashkësive mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar.

 

Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të themelojnë institucione kulturore, artistike, arsimore, si dhe shoqata shkencore dhe shoqata të tjera me qëllim të shprehjes, kultivimit dhe zhvillimit të identitetit të tyre.

 

Pjesëtarët e bashkësive kanë të drejtë të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre në arsimin fillor dhe të mesëm, në mënyrë të përcaktuar me ligj. Në shkollat në të cilat arsimimi zhvillohet në gjuhë tjetër, mësohet edhe gjuha maqedonase.

 

2. Me këtë amendament zëvendësohet neni 48 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.“

 

(3 Nëntor 2018)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00