Home | Opinion | Mjerë shqiptarët, kush u bën moral!

Mjerë shqiptarët, kush u bën moral!

image
Ligësia, keqdashja, ambicia provinciale, janë pjellë e liderëve injorantë, me karakter të dobët, moral të...

 

      

 

Nga Prof. Dr. Ago Nezha

 

 

 

 

Demagogjia moderne dhe publiciteti politik i duetit komik Basha-Kryemadhi, tregojnë në sytë e shqiptarëve për shkallën e lartë të ligë- sisë së tyre, që e kanë ngritur në art fjalën e lirë në kuadrin e gënjeshtrës, hipokrizisë, poshtërsisë,pafytyrësisë dhe paturpësisë për të përbaltur vendin e tyre në sytë e shqiptarëve dhe të huajve. Etja për pushtet u ka errësuar shikimin e arsyes dhe kanë dalë si tellall në emër të opozitarizmit duke sharë, shantazhuar e shpifur, në emër të moralit politik, si politikanë pa moral personal dhe institucional. Ligësia, keqdashja, ambicia provinciale, janë pjellë e liderëve injorantë, me karakter të dobët, moral të pistë dhe ndërgjegje të prishur. Liderët opozitarë me paraqitjen e tyre publike, me fjalët e ligjërimet e tyre ngjajnë me magazinat moderne, që gjen çdo gjë në vitrinë, por kur hyn brenda befasohesh dhe zhgënjehesh kur sheh se janë krejt bosh. E këtë boshësi kulturologjike e prekim çdo ditë në fjalimet e tyre patetike që na mallëngjejnë me vajtime për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve, me keqardhje e lot krokodili për të varfrit, e barkboshët, e me premtime se kur të vijnë në pushtet këta “engjëj” të demokracisë, do të dalë dielli që të ngrohë shpirtrat e ngrirë të shqiptarëve.

Kopeja e kopukëve dhe dallkaukëve të demokracisë së deformuar shqiptare, nuk mungojnë të demonstrojnë e deklamojnë çdo ditë se parajsën e humbur kur ishin ata në pushtet mund ta fitojë populli me çdo mjet, nën udhëheqjen e tyre, po të jetë nevoja dhe me mjetet e dhunës. Morali i tyre i prishur nga çorba që kanë gëlltitur gjatë kohës që kanë qenë në pushtet, i ka bërë mjeshtra që të gënjejnë e premtojnë plot lezet se boshllëku që kanë krijuar ata me largimin e tyre nga qeveria, shqiptarët i ka mbuluar varfëria. Dhimbja që ju ka prekur mendimin, shpirtin dhe zemrën, mund ta shërojnë shumë mirë jo duke akuzuar e vajtuar mazhorancën që mund të kenë gjynahet e tyre gjatë qeverisjes, por të “kruajnë xhepat” e tyre dhe të nxjerrin nga arka personale “qindarkat” që ju kanë mbetur kur ishin në pushtet, jo pak por për tetë vjet rresht. Populli nuk fle gjumë, i ka sytë hapur, veshët të pastër të dëgjojë vajtimin e kukuvajkave, mendjen e kthjellët të gjykojë bëmat e atyre që nuk pushojnë së bëri moral, duke qenë të pamoralshëm. Populli ka pasur fatkeqësinë ta durojë PD-në dhe LSI-në, të qeverisë për shumë vjet nën drejtimin e patriarkut legjendar Berishës, pa folur më për liliputët e tij, Bashën dhe Monikën, që veç së lehurës së përditshme me fjalorin ekonomik, kulturor dhe politik. Edukimi duhet të jetë i pranishëm kudo, në të gjitha nivelet e arsimit dhe trajnimit, në çdo institucion publik apo privat, formal ose joformal. Politikat dhe legjislacioni duhet të lehtësojnë përfshirjen e edukimit të qytetarisë dhe të drejtave të njeriut në sistemet e arsimit, në të gjitha nivelet. Institucionet e arsimit të lartë, për shembull, kanë përgjegjësinë sociale jo vetëm të formojnë qytetarë të gatshëm për të ndërtuar paqen dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut, por edhe për të prodhuar njohuri që na mundësojnë t'i përgjigjemi sfidave në fushën e të drejtave të njeriut.

Formimi profesional duhet të përgatisë individë të aftë për të ushtruar funksionet profesionale, konform parimeve të të drejtave të njeriut. Të mos mendojmë asnjëherë se edukimi me qytetarinë demokratike dhe të drejtat e njeriut, është një”opsion”, apo një detyrim i thjeshtë. Bëhet fjalë për një aktivitet me rëndësi jetike për të ruajtur kohezionin social, për të promovuar përfshirjen dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në sfidat e përbashkëta dhe për të parandaluar dhunën dhe konfliktet në shoqëritë tona. Bëhet fjalë për një investim për të tashmen dhe për të ardhmen, të cilin nuk mund ta anashkalojmë. e tyre banal, tradicional, që nuk kanë lënë asnjë gjurmë shpresëdhënëse në kujtesën e njerëzve. Këta keqardhës për varfërinë e popullit, që ndihen tepër të pikëlluar, le të shpenzojnë disa “qindarka” nga mbeturinat e rrugës së Kombit, të gjobave që u vilnin biznesmenëve gjatë qeverisjes së tyre, apo ndonjë monedhë floriri që e kanë gjetur rrugës ti ketë rënë pa dashur ndonjë fshatari që transportonte rezervën e floririt me gomar, dhe të jenë të sigurt, se varfëria e popullit do shterojë dhe keqardhja e tyre therëse, do shërohet si me magji. O zot, mëkatet na fal, kur sheh e dëgjon se kush të bën moral… Kur sheh dhe dëgjon disa liderë partish, me një nivel intelektual të “tepruar”, me një moral të shkatërruar, që dalin në publik dhe bëjnë moral, pa dashur njeriu e pyet veten, se ç'është morali dhe atribut i kujt është në sferën politike?!... “Morali është padyshim gjëja më e rëndësishme në jetë, ajo është mbase vetë vullneti për jetën”, ka thënë Tomas Mann. Morali në një shoqëri pluraliste është tërësia e parimeve, normave dhe rregullave që përcaktojnë sjelljen e grupeve të ndryshme shoqërore që bashkëjetojnë në paqe me mendime ndryshe, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Shembulli i shëmtuar në ditën e dëshmorëve në 5 Maj, ishte një ritual i njohur ku e majta dhe e djathta bëjnë homazhe të ndarë se kjo është kthyer në traditë që çdo festë kombëtare, qoftë ajo e Pavarësisë, Çlirimit të vendit, apo dhe festën e Verës ta festojnë në dy fronte, larg njëri tjetrit. Morali i kësaj sjelljeje është i qartë se kemi të bëjmë me një klasë politike, që Shqipërinë e kanë parcelizuar për të fituar, e jo për ta ndërtuar e përparuar në të mirën e përbashkët. Basha tregoi burracakërinë në ditën e Dëshmorëve që inkurajoi disa rrugaçë të godisnin veteranët se mbanin në dorë portretin e Enver Hoxhës. “Patriotizmin e tij demokratik”, e demonstroi në fjalimin e tij premtues se do kërkonte në parlament që të mos lejohen të manifestohen simbole të komunizmit. Ky lider karagjoz, që e sheh veten në krye të një partie që fatkeqësisht e ka emrin Demokratike, nuk arrin dot të kuptojë se në një shoqëri pluraliste çdo individ ka të drejtë të shprehëk bindjet e tija ndryshe nga të Bashës. Pa dashur të kujtojmë historinë që ata që bën luftën çlirimtare dhe që e morën vdekjen me vete pa dallime feje krahine dhe ideje, kishin në krye Enver Hoxhën dhe militojnë në një parti siç është Partia Komuniste e njohur ligjërisht. Basha dhe babai i tij politik, së bashku me suitën e tyre fantazmagorike, sillen si banda pa fre, se fatkeqësisht në Shqipëri s’ka demokraci, s’ka ligje’ s'ka shtet që ta vërë para prangave për ato thirrje histerike, antidemokratike. Duke e njohur këtë dobësi të shtetit dhe mungesë të ligjit, ai poshtëron një shtresë që ka merita historike për kontribute patriotike. Ky revolucionar i revoltuar, harroi se erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, përveç manipulimeve të njohura, kryesisht nëpërmjet aleancës me Partinë Komuniste të Hysni Milloshit, që i bleu 3000 vota. Këtë karrierë të pamerituar për mënyrën se si e pat përfituar, e shpërbleu simpatiku: “se në kujtesën e qytetarëve të Tiranës, në krye të Bashkisë, e kujtojnë që “si erdhi iku”. Basha- Kryemadhi, dy lojtarët besnikë të Berishës, të kenë më respekt për veteranët, se tregohen ata shumë të durueshëm kur shoqata e tyre pranon që në krye të bulevardit të vendoset monumenti i Zogut, që vodhi, shiti dhe tradhtoi Shqipërinë duke u vënë në shërbim të antishqiptarizmës. Morali i politikës shqiptare,është ç'moralizuar deri në atë shkallë sa prostitutat politike përjashtohen nga kuplaraja për imoralitet.

Krahas kambanave të kryetarit Basha, bien dhe ato të kryetares Kryemadhi, jo në të njëjtën orë dhe në të njëjtin vend, por me të njëjtën melodi, që ngjajnë si dy motra PD dhe LSI. Të dy palët kanë të njëjtën strategji, të nxijnë çdo gjë që bëhet në Shqipëri dhe s’pushojnë edhe pse s’i beson njeri. Morali i dy demonëve të demokracisë, ka si motiv, që çdo gjë që është në kundërshtim me interesat e tyre, duhet shembur, shkatërruar e denigruar, me siglën se Shqipëria duhet shpëtuar. Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të LSI-së, kryetarja Kryemadhi, bëri thirrje energjike që të ndezim motorët dhe të përmbysim Qeverinë Rama, si “të keqen e madhe”, të këtij vendi. Ajo, me “karizmën” e saj të pa shoqe, me tezën e Leninit në mëndje dhe në zemër se: “Kush ka me vete rininë, ka të ardhmen”, pohoi publikisht se LSIja, është parti e së ardhmes, se mendon, punon e lufton për ti përmbushur ëndrrat e brezit të ri. E si mos të “mrekullohet e lumturohet” rinia, kur ka një krijesë politike si LSI-a, që dje kur ishte në pushtet ka përmbush aspiratat e kësaj shtrese të nëpërkëmbur nga qeverisja e sotme. LSI-ja sa herë ka ardhur në pushtet me të majtën dhe të djathtën, ka meritën e veçantë se e mësojë rininë si të sigurojë diploma të blera dhe të punësohet në vende të preferuara si në dikastere dhe institucione të rëndësishme edhe pse me aftësi të kufizuara, duke dhënë prova që di të vjedhë, të manipulojë e mashtrojë me militantizmin e tyre ekstrem në shërbim të forcës së tyre politike. Administrata e lartë shtetërore, edhe sot që zhurmojnë se i kanë larguar nga puna, është e mbushur me parazitë dhe profanë të LSI-së, që ja kanë zënë frymën qeverisë dhe disa ministra të Partisë Socialiste flenë gjumë në karrigen e tyre të ngrohët pa e prishur qetësinë, pa dashur të dinë që po dëmtojnë cilësinë e qeverisjes. Kur dëgjon dy liderët e opozitës tellall dhe korin e korbave të tyre që të bëjnë moral, trishtohesh dhe thua: Mjerë shqiptarët që janë në hall, se kush ju bën moral...

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00