Home | Opinion | Po filluan arrestimet, Europa "mbyll syrin tjetër"

Po filluan arrestimet, Europa "mbyll syrin tjetër"

image
Europa e ka mbyllur "njërin sy me ne" dhe ka...

 

 

 

Nga Besi Bekteshi

 

 

 

Nëqoftëse Europa e vërtetë dhe sidomos ajo e idesë prej kohësh në zgjerim dhe futje të Ballkanit brenda saj, e ka ndarë mendjen për të pranuar në bisedime integrimi Shqipërinë - euroskeptikët, të "lobuarit" e opozitës shqiptare dhe anti unionistët, duan veprime të forta që të mos kenë "zë të trashë" kundra Shqipërisë?! Sepse ato kundra do të jenë gjithmonë, por zëri "bas" është një e keqe e madhe kundër nesh.

 

Në të vërtetë, teknikalitetet dhe kushtet janë një "jorgan" diplomatik, por mendjet normale e dinë qartë dhe mirë se "Shqipëria hyn në BE vetëm politikisht"! Europa e ka mbyllur "njërin sy me ne" dhe ka bërë mirë! Nuk jemi kaq shumë për Europë me standarte, por jemi për Europë për vokacion dhe dashuri! Prezantohemi shumë keq me klasën politike, por syri është i mbyllur sepse jemi pro europianë dhe pro euroatlantikë dhe po ashtu pro amerikanë. Po "si dreqin nuk e kuptojmë se ky sy i mbyllur ka bazë logjike dhe perëndimore"?! Sigurisht që e kuptojmë të gjithë. Standartet janë të rëndësishme dhe padyshim duhet punuar shumë por...! Por në vonesat tona për standartet rrezikon më shumë Europa se sa ne! Ne do vazhdojmë të gjejmë "exit" dhe sigurisht presionet dhe dëgjimi i grupeve jo unioniste, euroskeptikë, anti shqiptarë po të doni, jo zgjerues në Parlamentin Europian, por dhe në qeveritë e mëdha të BE-së - na drejtojnë pa shumë faj nga neo - otomanizmi i Erdoganit. Kur kancelaritë të tronditen nga fjalët e të ekzaltuarve të tyre anti BE dhe anti Ballkan në Europë me - "shqiptarët janë muslimanë, janë orientalë, janë kanabista dhe janë të korruptuar", sigurisht që natyra shqiptare kthehet në zakonin e mbijetesës klasike. Nuk shkojnë afër Putinit jo - por afër Erdoganit sigurisht që po. Po pra kulturalisht dhe ekonomikisht. Kur kjo gjë? Kur Komisioni Europian,njerëzit e BE-së dhe administrimi i tyre janë krejtësisht pro nesh. Po po, “duke mbyllur njërin sy”! Duke mbyllur njërin sy për drejtësinë e padrejtë, për policinë akoma e përzier me ata kundra shtetit, për korrupsionin dhe për administrimin folklorik të shtetit në çdo qelizë. Në jemi ballkanas dhe kemi historinë tonë të çuditshme për të cilën Europa e sotme ka nevojë të madhe! Ka nevojë për njerëz që integrohen shpejt dhe që është e provuar kjo nga shqiptarët në Greqi, Itali dhe Gjermani si shumicë, por dhe në Belgjikë e kudo. Ka nevojë për shqiptarin që është kulturalisht evropian, edhe pse ka jetuar shumë në lindje! Ka nevojë për shqiptarin që bindet kur është e nevojshme të jetë përkrah Europës. Kur pranon historinë e lidhur me të. E kjo është një mbyllje syri racionale dhe e domosdoshme, për të bashkuar shqiptarët me botën e qytetëruar afër tyre. Qeveria e BE-së e ka bërë këtë gjë.Mbajnë syrin "hapur" dhe gojën hapur jo vetëm ato jashtë në të vërtetë. Ka një "mrekulli" shqiptari - sepse lufton me veten duke i prishur punë gjithë shoqërisë. Për pushtet dhe para - opozitat në kohë të ndryshme kanë qenë kundërshtare me shtetin e tyre. Në Shqipëri ka njerëz më të ekzaltuar si majtas dhe djathtas - kundra vetes. Më të ashpër në deklasifikimin e Shqipërisë për në BE dhe akoma më shumë kundra "bisedës" për të hapur rrugën e vendit kandidat janë në Tiranë se sa bie fjala në Berlin dhe Paris, apo dhe në Amsterdam. "Çadrizmi" i Lulzim Bashës dhe folklorizmi i inatçorëve kundër Edi Ramës - ja kalon çfarëdo lloj anti shqiptari dhe anti zgjerimit në Holandë. Sigurisht BE-ja si burokraci ka probleme me më tepër se gjysmën e serbëve, që nuk e duan integrimin, më tepër se sa gjysmën e maqedonasve që nuk e duan, por dhe me disa përqindje të tjera kundër saj - por problemi i acarimit të shqiptarëve kundra shqiptarëve është "panteonik" për ta. Loja me vonesën për standarte të "mëdha" largon dhe te shqiptarët ndjenjën për një dashuri me Europën e Bashkuar. Kjo gjë akoma më keq për Kosovën, e cila është kthyer tashmë me çerekun e fytyrës nga Erdogani.

 

Gjithsesi, shembulli dhe e vërteta më e mirë për të "mbyllur" edhe syrin tjetër për Shqipërinë është fillimi i arrestimeve për burrat dhe gratë e këqija të këtij vendi. Ky do të ishte hapi më i mirë dhe momenti më i qartë se shqiptarët realisht duan të jenë europianë normalë. Që nuk duan palaço politikë dhe kriminelë po të tillë mbi krye. Që nuk duan prokurorë zullumqarë dhe gjykatës të krimit me drejtësinë! Se nuk do më kjo shoqëri, politikanë gangsterë ordinerë që bashkëpunojnë me gangsterët politikë. Dakord? E kjo është vërtetësisht një mënyrë për të detyruar edhe më idiotët kundra shqiptarëve, të bëjnë zhurmë kot dhe trashin zërin kot mbas fjalive idiote kundra qeverisë të Lulit. Qoftë dhe me disa të vërteta kundra saj! Qeveritë do të shkojnë dhe do të vijnë, por të sabotosh shqiptarët pse nuk largon dot Ramën nga që je për faqe të zezë vetë...! Kjo pastaj është një marrëzi dhe politikë ordinere e me pasoja të rënda politike për pikërisht shqiptarët.

 

Drejtësia duhet të bëjë shembuj "ekselentë", të cilëve nuk ka fëmijë në Shqipëri që nuk ju di krimet. Sidomos prokuroria dhe modeli i ri i veprimit mbi pasuritë e stërmëdha të ditura te njerëzit e drejtësisë dhe politikanët. Ka ardhur dita dhe kjo duhet bërë. Pastaj sigurisht dhe syri tjetër i Europës do të mbyllet!

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00