Home | Opinion | Paaftësia jonë për ndjekje ligjore ndaj mega skandaleve

Paaftësia jonë për ndjekje ligjore ndaj mega skandaleve

image
Drejtësia jonë e deritanishme, nuk i ka trajtuar mega skandalet deri në krim të madh antiligjor.

 

 

      

Nga Besi Bekteshi

 

 

 

Sapo ka plasur një “mega skandal” i madh në Greqi, ku është e përfshirë firma e madhe zvicerane farmaceutike “Novartis” dhe shumë prej politikanëve të lartë të vendit! Dosja masive e këtij skandali që sigurisht është një “mega” ka shkuar në Parlamentin grek dhe i pari i akuzuar në dosje si ish kryeministri Samaras – ka bërë padi për kryeministrin e sotëm grek ose liderin e Syrizas, zotin Tsipras! Janë shumë ish ministra të qeverisë greke që janë në dosje nga hetimi i gjatë ku kanë marrë pjesë shumë aktorë të shërbimeve sekrete dhe ata të prokurorisë, është e madhe. Skandali i “Novartis” ka të bëjë me tangentet-ryshfete të dhëna qeveritarëve të lartë për të mbajtur konceptin monopol në treg dhe çmimet e larta në stratosferë për shtetasit e vendit fqinj me ne! Por në Greqi, ka një gjë “paksa të ndryshme se sa te ne”! Në Greqi në fund të fundit nuk janë vetëm gazetat dhe media që flet e flet për skandal – sepse aty plas dhe në mënyrë ligjore si i tillë. Në Itali bie fjala - pothuaj të gjithë “mega skandalet” kthehen në ligjore si çështje dhe pastaj fillojnë rrugën e tillë! E solla këtë shembull, jo për të thënë informacionin e skandalit se sa për të treguar se në demokracitë normale, skandalet nuk durojnë dot kaq gjatë si “bukë” për median – sepse kthehen në tavolinë e mbushur plot me ushqim për drejtësinë. Media është e interesuar, por dhe e ngarkuar me skandale të qena dhe paqena, sepse ajo jeton pothuaj kështu – por drejtësia nuk mund të jetë një “nimfë” e cila jeton dot me skandalin në media të përhapur dhe vetë të zbukurohet përpara kësaj skene të madhe popullore! Kjo gjë “bën vaki” te ne! Ka ngjarë dhe me sa duket do të vazhdojë deri sa drejtësia të çlirohet nga krimi brenda saj, nga politika e vjetër e imponimit në drejtësi dhe nga pafuqia ligjore përpara mega skandaleve.

 

Drejtësia jonë e deritanishme, nuk i ka trajtuar mega skandalet deri në krim të madh antiligjor. Jo vetëm kaq – por ka mbyllur me turp dhe ligj të shtypur mega skandale të jashtëzakonshme. Drejtësia jonë ka mbyllur apo nuk ka plasur në peshoren e ligjit mega skandalin e Gërdecit, ku ishte një aferë miliona dollarë dhe vdiqën dhjetra njerëz e u plagosën shumë të tjerë, duke u shkatërruar një fshat, por dhe duke u harxhuar dhe disa miliona të tjera si dëmshpërblime dhe riparime?! Përkundrazi – ajo mbylli sy dhe veshët dhe kur “vdiqën” dëshmitarë dhe protagonistë të aferës?! Shtypi merrej me “mega skandalin” dhe merret akoma – kurse drejtësia e korruptuar, shitur dhe inkriminuar, nuk ka asnjë lëvizje, por qëndron si pikërisht një “nimfë” përballë të keqes së madhe dhe krimit të jashtëzakonshëm. Mega skandal me aferat e “alb, armo dhe të tjera” që kanë shkaktuar miliona e miliona dëme në ekonomi – asgjë nuk kanë si vijim ligjor. Asgjë - drejtësia për të gjitha, kurse media mirë apo keq, në interesa të dyshimta apo jo, merret vazhdimisht! Mega skandal për “Rrugën e Famshme të Kombit” dhe brenda saj disa prej njerëzve më të rëndësishëm të qeverisjes dhe – absolutisht asgjë. Media vazhdon – por drejtësia nuk pranon mega skandale as në të djathtë dhe as në të majtë. Po sa e sa skandale me video dhe audio kanë dalë dhe në sytë e veshët e shqiptarëve të qarta dhe të pastra dhe drejtësia i ka hedhur në kosh?! 21 janari është “par exelance” një “terrorizëm ligjor” i drejtësisë shqiptare që nuk jep drejtësi! Media vazhdon – por drejtësia transformon dhe mungon, por akoma më shumë, nuk i pranon, pra as që merr mundimin ti formojë si dosje të marrin zgjidhje?! Pra drejtësia e famshme shqiptare ose gjëja më kriminale që nga koha e diktaturës në Shqipëri – i ka dhënë demokracisë shqiptare goditjen më vdekjeprurëse të mundshme! Drejtësia shqiptare nuk ka dhënë aspak drejtësi për krimin e rrëzimit të shtetit, të hapjes së depove, të vrasjes së ushtarëve që në fillimet e demokracisë, për mega piramidat financiare e fëlliqura, për vrasjet e ndryshme të personazheve të rëndësishëm, për mega skandale të monopoleve nga më të fëlliqurat që ka akoma mbi shpinë ky vend dhe ky popull! Kjo drejtësi - ka mega skandale të pa hapura për prishjen e pronës së shtetit, transformimin e saj, shitjen padrejtësisht të saj, të investimeve fantazma dhe të ryshfeteve të majme si krim absolutisht të gjitha qeverive. Drejtësia pra, Prokuroria dhe Gjyqësori – nuk janë marrë me mega skandalet në trashëgimi, në turizëm, në bujqësi, në pushtetet e kalbura dhe kriminale vendore, të cilat pothuaj janë kthyer në feude të qelbura të kryetarëve feudalë të pa kurorëzuar?!

 

Pse nuk kemi mega skandale në drejtimin ligjor apo të ndjekur nga drejtësia dhe akoma më shumë të zgjidhur nga ajo?!

 

Sepse nuk kemi drejtësi e kjo është e para! Sepse prokuroria në Shqipëri është një apendiks i frikës nga politika dhe katapultim në shërbim të saj dhe po kështu janë dhe gjykatat. Sepse është larg profesionalizmit me vjet dritë nga Europa. Sepse tashmë është e kriminalizuar dhe kalbur fare nga brenda dhe jashtë! Sepse drejtësia në Shqipëri është akoma më fajtore se krimi ordiner dhe i rrugës dhe e barabartë me faj së bashku me politikën, e cila lidhet me krimin në një mijë fije! E fundit është se një pjesë e madhe e njerëzve në krye të drejtësisë, janë kaq të pasur dhe fuqimisht të bashkuar me organizmat e krimit të organizuar dhe atij mafioz, sa që vetëm një revolucion ligjor si ky që pretendohet sot, mund ta ndryshojë gjendjen.

 

Ne këtë ndryshim, nuk mund ta bëjmë pa të huajt. Absolutisht jo! Po nuk ishin të prerë dhe vendosur ato – Shqipëria do të zhytet në diktatin e krimit të bandës në drejtësi dhe njerëzve të tillë kudo në këtë të bekuar vend. Nuk do të kalojë shumë dhe po përgatiten goditjet e para të saj dhe sigurisht duhet të veprojë prokuroria. Tashmë në kushte të jashtëzakonshme do të përballet dhe kjo gjë tepër e vështirë në një vend që nga tepër i ideologjizuar, është kthyer në një vend tepër i politizuar dhe po ashtu – kriminalizuar nga pikërisht kjo politikë. Të presim dhe do të shikojmë ndoshta veprimet më për filma hollivudian në këtë vend të vogël dhe mbushur plot me skenarë të tillë!

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00