Home | Opinion | Për një të drejtë prone intelektuale më të sigurtë!

Për një të drejtë prone intelektuale më të sigurtë!

image
Në anën tjetër “tregu i të drejtës së autorit” është i madh, por shumë i shthurur dhe po ju përsëris i kontrolluar disi vetëm dy tre vitet e fundit. Vështirësi të mëdha ka pasur në botime dhe prodhime në numër mbi kontratat apo dhe vjedhje të pastra.

 

 

 

Nga Besi Bekteshi

 

 

 

Sigurisht që një shtet që shkon përpara në respektin ndaj pronës intelektuale që ka padyshim atë të autorit si koncept- tregon se është në rrugën e modernizimit dhe rikualifikimit të tij modern. Në të vërtetë, ne kemi një trashëgimi të dobët dhe aspak në respekt të “Copyrihgt-it” si nga një kohë e largët, ashtu dhe nga dikur diktatura. Përpjekjet e mbrojtjes së të drejtës së autorit në monarki ishin fillestare, por sidoqoftë kishin filluar kontratat, sidomos me botues dhe autorë librash, apo dhe modele të pronësisë në piktura dhe vepra të ndryshme, por ishte një vakum i madh ligjor në përmasat e botës së kulturuar dhe pse përpjekjet ishin për t’u vlerësuar. Në diktaturë – ideologjikisht pronësia kishte problem të madh trajtimi dhe një vepër intelektuale humbte trajtim të sigurtë në saj të “së drejtës së botimit dhe kontrollit politik” mbi çdo gjë, por duhet thënë se emri personal dhe pse me rëndësi të vogël, nuk transformohej kollaj, përveç faktit të ndërhyrjes së shtetit komunist. Shkatërrimi i plotë dhe pa respekt - ka ndodhur mbas viteve ‘90-të, kur deklarohej “e drejta mbi pronën” dhe nuk respektohej dhe nuk trajtohej si e tillë. Kjo ishte dhe është fatkeqësia sidomos për pronën intelektuale dhe atë që ne me zor kemi filluar të marrim vesh dhe që është “e drejta e autorit”?! Kur bëhej dhe u bë me pronën – tokë - imagjinoni me pronën intelektuale se kush çantë kokën realisht!

 

Në fakt, një nga dobësitë e kësaj të drejte ka qenë mos vlershmi i madh shoqëror. Ky është problemi numër një dhe sot dhe sigurisht - sërish duhet një volum pune i madh, që njerëzit të ndërgjegjësohen dhe shoqëria të vlerësojë. Sillni ndër mend kur para pak vitesh nuk kishte biznese të licensuara që ju mungonte dhe QKR-ja dhe “ti t’u kërkoje dhe të drejtën e autorit” si përdorues që ishin?! Po pra, të shikonin si UFO?! Qartësisht ishte një vështirësi e madhe dhe guxim i madh për tu marrë vesh. Kjo e drejtë thyhet gjithkund dhe humbet, duke humbur kështu jo vetëm prona dhe e drejta mbi të, por dhe përfitimi i jashtëzakonshëm po të bësh llogarinë e vogël matematike si nga ana e pronarit legjitim dhe shtetit në përgjithësi. Gjithsesi unë do mundohem të trajtoj vështirësitë sidomos në kalimin nga ligji i vjetër në atë të riun. Ajo pjesë e shtetit që kontrollon zbatimin e “Të drejtës së Autorit” në territorin e Republikës së Shqipërisë është “Inspektoriati i ZSHDA” deri dje dhe sigurisht mbas tetorit 2016 do të jetë “Sektori i të Drejtës së Autorit” pjesë e “Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut” në varësi të Ministrisë së Ekonomisë. Ky veprim është një hap cilësor përpara, dhe kalimi i inspektorëve të së “Drejtës së Autorit” nga Ministria e Kulturës në atë të Ekonomisë, është një nga veprimet më të mira në ligjin e ri. Gjithsesi mua do të më pëlqente varianti ligjor italian, por dhe jo ndarje e Drejtorisë së Drejtës së Autorit në Ministrinë e Kulturës dhe Inspektoriatit në Ministrinë e Ekonomisë, por gjithsesi është bërë një hap përpara.

 

Inspektoriati dikur i ZSHDA-së sidomos në dy - tre vitet e fundit ka monitoruar, kontrolluar, ndjekur dhe vlerësuar me masa administrative një pjesë të madhe të territorit të shtetit shqiptar – e paimagjinuar më përpara ky model i mbulimit të gjerë territorial. Por ai ka hasur pengesa dhe vështirësi nganjëherë tepër të mëdha sidomos me raportin mes tij dhe Agjensive të Administrimit Kolektiv, që janë entet e licensuara që kanë licensën nga Ministria e Kulturës për të mbledhur atë të ashtuquajtur taksë të së “Drejtës së Autorit”?! Nuk dua të futem në kushtet dhe “mrekullinë” e licensimit të disa tipave që deklarojnë se kanë (kanë paguar) “ të drejtën e autorit” dhe të këngëve të fundit, filmave të fundit, apo dhe të drejtën e shpikjes së fundit e shumë e shumë të tjerave realisht të pa mundur të kenë – por më duhet të rikujtoj vështirësitë mes tyre, konsumatorit dhe inspektorëve apo Inspektoriatit. Ligji i ri, rregullon pjesën me një pagesë – por edhe tani që po shkruaj një konsumator i “Copyrihgt-it” duhet t’ju paguaj katër agjensive herë veç e veç, herë gjysëm të bashkuar dhe herë sipas qejfit dhe në fakt deri dje – agjensitë i kanë trembur konsumatorët me Inspektoriatin, që në të vërtetë është zbatues i ligjeve të shtetit. Nuk ka më turp, kur ju shkohet konsumatorëve të cilët - një pjesë nuk kanë dijeni dhe ju bëhet presion me shifra që luajnë si ankand, që ju fshehin se kush ka të drejtë dhe ku nuk është kjo e drejtë?!

 

Nuk ka pasur dhe nuk ka më turp, kur i është shkuar konsumatorëve dhe i pari i ka kërkuar “njëqind mijë lek, i dytë njëqind e tridhjetë dhe dy të fundit bashkë, dyqind e pesëdhjetëmijë lekë”?! E në fakt, inspektoriati duhej të gjobiste pse konsumatorët nuk kishin paguar të tillë “mjeshtra” që merrnin lekë dhe për elementë që nuk kishin as të drejtë dhe as mundësi të drejte realisht - në disa raste. E kjo, sepse nuk i kontrollonte askush vetë ato. Po pra, cilën të drejtë kanë, ku e kanë marrë - sa e kanë paguar dhe si e kanë paguar?! Pastaj si ju a kanë shpërndarë anëtarëve fitimin dhe si është ligjërisht e kontrollueshme kjo gjë – që në fakt ishte në ligj, por nuk bëhej në realitet. Edhe një lokali bie fjala që transmetonte muzikë “free copyrihgt” sepse ka edhe kështu, apo jepte vetëm lajme në monitor – i kërkonin lekët, duke e trembur se do t’ju biem “inspektorët” e të drejtës së autorit?!

 

Në anën tjetër “tregu i të drejtës së autorit” është i madh, por shumë i shthurur dhe po ju përsëris i kontrolluar disi vetëm dy tre vitet e fundit. Vështirësi të mëdha ka pasur në botime dhe prodhime në numër mbi kontratat apo dhe vjedhje të pastra. Probleme të mëdha ka pasur dhe ka me “coll centre” në përgjithësi me jo licensimi e PC-ve, vendet e riparimit të tyre, përdorimin e programeve pirate, probleme të mëdha me përdorimin e vepra pa leje të autorëve në lokale, teatro, butiqe, galeri, zyra dhe kudo, që kërkojnë kontroll të rreptë të tregut dhe kryesisht territorit në mënyrë permanente. Abuzime me ligjin në përgjithësi dikur për mbrojtjen sepse ishte puna se “duheshin regjistruar veprat” por sot ligji e ka rregulluar këtë gjë duke e marrë përsipër apriori. Vetëm transfigurimet me veprat e autorëve, riprodhimet e tyre në pikturë dhe skulpturë, përbëjnë një treg të madh fyerje të “Copyrihgt-it”! E bëjnë si tregtarët dhe profesionistët dhe vetë autorët, e jo më tepër pastaj Agjensitë e Administrimit që si japin llogari askujt.

 

Loja më e rëndë, bëhet më muzikën dhe filmat e dokumentarë që në fakt kanë dhe konsumatorët më të shumtë. Këtë sigurisht duhet ta kenë parasysh në bazë të ligjit të ri dhe “Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut” që do të ketë dhe sektorin e “Copyrihgt-it”?! është abuzuar me veprat që kanë “Copyrihgt-it” dhe me atë që nuk kanë dhe është kërkuar edhe leku. Është abuzuar me mos dijeninë se kush është dhe kush jo i licensuar, është abuzuar dhe me “interesa klienteliste” shpesh herë më shumë se duhet lart. Besoj dhe shpresoj që kjo dalëngadalë duhet të përfundojë. E vërteta është se “inspektoriati” duhet të mbrojë tregun e ligjëruar dhe të godasë abuzivët. Inspektoriati është për të mbrojtur interesin e konsumatorit dhe të shtetit shqiptar dhe asnjë interes tjetër abuziv. Në këtë mbrojtje shpesh herë inspektorët janë përballur dhe ashpër me individë që i kanë sulmuar dhe i kanë kërcënuar, duke qenë dhe në rrezik. Shembujt janë të shumtë, por nuk është vendi këtu për tu përmendur, sepse qëllimi është tashmë dhe me rregullimin e ri dhe ligjin e ri – sigurisht gjërat të shkojnë në vend dhe autoriteti i këtij “Inspektoriati të së Drejtës së Autorit” do të rritet e puna do të vlerësohet. Besoj dhe shpresoj se kështu do të jetë tashmë në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00