Home | Opinion | Kur do t’i themi ligjit ligj?

Kur do t’i themi ligjit ligj?

image
Mirëpo kush është shtet ligjor? Populli po flet çdo ditë me zë të lartë e të pastër. Edhe bota po flet qartë: Fajtorët përpara ligjit! Nëse ai që ka zënë e leh nuk e kupton, po ja themi më shkoqur. Shtet ligjor është ai që t’i marrë ata që i sollën këtë katrahurë Shqipërisë e popullit dhe t’i vënë përpara drejtësisë. Rënia ekonomike, mungesa e rendit, papunësia, përbëjnë shkelje të ligjit. 

 

 

Nga Enver Cakaj  

 

 

Ka nja 20 e ca vjet që na ka shurdhuar veshët një frazë sllogane: “Unë jam për shtet ligjor...”. Kush e tha e pse e tha? Nuk dua t’ia zë emrin në gojë se më vjen ndot, por kuptohet. Kemi dëgjuar shumë korroqyqe nga ai antinjeri. Tani nuk është më Kryeministër, se është kthyer në kone. Nuk e dimë në cilën shpellë është futur dhe ka filluar të lehë. Na përsërit ende shtetin ligjor, që nuk e vuri kurrë. Na mburret, jo sikur ka humbur, po sikur ka fituar thellë. Akoma nuk e ka kuptuar, se e kishte bezdisur popullin pa e refuzoi. Të famshmet pensione e NATO, po i përsërit aq shumë sa dhe vetë është mërzitur. 

 

Po ç’është ky shteti ligjor, që nuk po e shikojmë? Në të vërtetë ai kishte ikur në drejtim të paditur, qëkur sundoi bezdisësi i shqiptarëve. Ai ishte ligj e shtet ligjor. Po të vepronte ligji dhe të fliste njeri tjetër, përbënte shkelje ligjore! E gënjeu tetë vjet me përralla popullin, tani akuzon Ramën për gënjeshtar. Ulërijnë për lëvizjet nga puna sikur ata janë qelibar. Harruan që vunë fshesën deri te pastrueset. Mirëpo kush është shtet ligjor? Populli po flet çdo ditë me zë të lartë e të pastër. Edhe bota po flet qartë: Fajtorët përpara ligjit! Nëse ai që ka zënë e leh nuk e kupton, po ja themi më shkoqur. Shtet ligjor është ai që t’i marrë ata që i sollën këtë katrahurë Shqipërisë e popullit dhe t’i vënë përpara drejtësisë. Rënia ekonomike, mungesa e rendit, papunësia, përbëjnë shkelje të ligjit. Këto munguan në qeverisjen e rrëzuar. Tani ka ardhur radha e ndëshkimit. Dihet kush e ka radhën. Në qytetin e Çorovodës ka një vit e gjysëm, që punonjësit e ujësjellësit nuk marrin pagat e punës së kryer. Kjo, si e ka emrin? Kush punon paguhet më ligj.

 

Populli nuk e rrëzoi atë kastë, që të na kakarisë me gënjeshtra të tjera, po të ulë kokën para tij e të reflektojë për dëmet që i solli. Të kërkojë dhe falje, nëse do ta tolerojë ligji. Shteti ligjor nuk u pa gjëkundi këto tetë vjet. Jo vetëm kaq, por ka lënë një shije të hidhur dhe një vragë, që nuk shkulet kollaj. Ligji nuk ka forcë të veprojë në duart e pista. Këto tetë vjet ai u vendos mbi bazën e interesit. Në cep të pazarit të Çorovodës është vendosur një tabelë, që ndalon kalimin e automjeteve pas orës nëntë. Nuk dihet që kur është vënë, por dihet që nuk zbatohet. Arsyeja: “Nuk na dëgjojnë shoferat!” Njerëzit nuk kanë frikë nga ligji, ai ka frikë nga njerëzit. Tabelat vihen mbi bazën e ligjit për të siguruar qetësinë banorëve. Dhe çfarë bëhet? Në cepin e pazarit vënë një automjet për të ndaluar automjetet! Është mot a mo si ligji i skafeve. Nuk i kontrollonte dot shteti dhe u ndaloi veprimtarinë. Flitet këtu për shtet ligjor? Janë ndërtuar qindra objekte pa leje. Ku u ndërtuan, në hënë apo majë maleve ku s’kishte njerëz? Ku ishte shteti ligjor? Kush e kishte në dorë këtë ligj? Strukturat e shtetit, që janë me shumicë, a duhet të përgjigjen përpara ligjit, që nuk e zbatuan atë? Ku ishte kontrolli i shtetit? Çfarë shteti ligjor ishte ai, kur Kuvendi i Shqipërisë, që kishte aprovuar programin e qeverisë, nuk u lejua të kontrollonte qeverinë? Të mos harrojmë se programi ishte kthyer në ligj. Sa ligje të tjerë janë vetëshfuqizuar? Pushteti u mor me politikë, sepse nuk i zbatonte dot ato që vendosi vetë. Si është e mundur, që për një vrasje prokuroria jep 25 vjet burg dhe gjykata e redukton në një vit, ose e liron, kur faktet janë të gjalla? Lulushi i PD na qahet se Kuvendi i ri na i shtyka zbatimin e ligjit të nëpunësit civil duke mos zbatuar konsensusin! A ka më budallallëk se ky, kur ata lanë ligje të tëra pa zbatuar!? Konsensusi nuk është ligj. 

 

Diçka ka nisur të lëvizë. Çdo ditë na vjen era shtet. Por duhet ta themi, shtetin ligjor e sjellin njerëzit me kulturë juridike. Të gjithë ministrat po lëvizin. Në ballë, ajo e Rendit. Por nuk është e lehtë, jo se s’ka forcë shteti, por njerëzit janë mësuar të mos e njohin ligjin. Me këtë administratë nuk vendoset kurrë shteti ligjor. Konet dështake, që duan ta mbrojnë këtë administratë, harruan që prej asaj e patën të keqen. Populli nuk do administratë që të rrëzojë qeveri, po t’i shërbejë popullit e të vendosë ligjin mbi interesin. Është e çuditshme të dëgjosh kundërshtinë e pronarëve të lokaleve, kur u vete punonjësi i tatimeve. Kur punonjësi i shtetit i nxjerr ligjin, ai ia kthen qetësisht: “Unë s’jam dakord me atë ligj!” Dhe merhumi i tatimeve nuk ka aftësi ta sqarojë, por ikën si i menderosur. Në esencë ikën i menderosur shteti ligjor. Bëhet shumë zhurmë, se nuk paguhen faturat e energjisë dhe ujit. Ç’është kjo zhurmë? Ato fatura nuk janë taksa, por mall. Po shteti, që e varfëroi kaq rëndë këtë popull, nuk vete dot t’i kërkojë lekët e mallit. Këtu kemi ndonjë element të shtetit ligjor? Populli e ndryshoi qeverisjen për të shkuar tek ligji e shteti ligjor. Besimin e ka të plotë, por dhe strukturat e shtetit të punojnë me përkushtim. Kur do t’i themi ligjit ligj? Jemi në pritje. 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0