Home | Opinion | Kur të tjerët kanë ligjin, kurse ne “heronjtë” e mungesës së ligjit

Kur të tjerët kanë ligjin, kurse ne “heronjtë” e mungesës së ligjit

image
Gazetarët edhe janë në demokraci dhe nuk janë, sepse e tillë është shoqëria jonë.


       


Nga Besi BEKTESHI

U deshën dy ditë që situata e “lavdisë së shtypit të rrahur” të vijë në përmasat e duhura, sepse në një mospasje ligji të mirëpërcaktuar…patjetër që “heronjtë” do të shtohen dhe nuk di se ku do të shkonte puna më gjatë. Problemi qëndron në faktin se “mirë kur një biznesmen rrihet me… apo rreh një gazetar dhe për më tepër, kur ky i fundit merret me të, por sikur një gazetar tjetër të çohet dhe të rrahë përsëri një koleg të vetin…çfarë do të ndodhte… edhe këtu ka mungesë të lirisë në media!?? Nuk ka asgjë të bukur në një rrahje…asgjë, por ama ka edhe ligj dhe mungesa e një ligji normal dhe të mirëdetajuar për median, ka sjellë një raport të përmbysur të demokracisë në media…edhe pse ajo në fakt, është pjesa më demokratike në Shqipëri. Më demokratike në raport me politikën them…jo se është kaq shumë në demokraci.

Media është pushtet i fuqishëm dhe shumëkush është i qartë për këtë gjë, megjithatë akoma ka shumë simptoma të politikës dhe janë si të thuash kopje të njëra-tjetrës. Te ne, media është kopje e politikës dhe akoma do të ketë punë deri kur politika, do të bëhet një ditë një “kopje e medias”…e kjo gjë e thënë për lirinë. Pra nuk kemi një politikë të lire…është e kotë të themi se kemi një media të lirë. Por po kthehem te ligji. Nuk është ndonjë zgjuarsi e madhe të shkosh në skaj dhe të pranosh që ligji i medias të jetë “Media është e  Lirë”. Ligji italian i medias është që i “8 febraio të vitit 1948” i rishikueshëm nëpër vite dhe patjetër i përpunuar dhe pranuar deri në 2001-shin, por është një ligj me 25 artikuj që shohin qartë si në anën civile dhe atë penale. Bie fjala në art.12 të ligjit të zbatuar në një kohë të gjatë thuhet: Në rastin të një shpifjeje të bërë me mjetin e shtypit, personi i ofenduar mund të kërkojë, përveç zhdëmtimit të dëmit në sensin e art 185-së të Kodit Penal një shumë…..Kjo shumë thuhet në ligj…ne fakt është në raport dhe relacion me rëndësinë e ofendimit dhe të përhapjes së vetë shtypit në fjalë. Por ama art . 13 sqaron edhe dënimet për shpifje me mjetin e shtypit që konsiston nga një fakt determinant…aplikohet një dënim deri në një vit burg dhe deri në gjashtë vite të tilla…dhe patjetër është bashkangjitur edhe shifra.

Antidemokratik….ligji?? Ku është problemi? Problemi se ne bëjmë vetëm fjalë dhe nuk merremi me ligjet. Zënka televizive të pa fund që nuk tregojnë asgjë por zgjidhjen alla shqiptarçe të problemit dhe pastaj edhe shfrytëzimin për të goditur dikë lart apo edhe të ndarjes politike...si zakonisht. Shqiptarët tregojnë se nuk zbatojnë ligjin dhe jo më të mos kenë ligj....për të zbatuar lirinë e plotë. Rrahja e një gazetari...patjetër që lëndon zotin ambasador amerikan, zotin ambasador të BE-së dhe patjetër edhe të tjerët, por ama nuk ka dyshim që problemi nuk është vetëm ky. Në shtypin dhe median e lirë shqiptare nuk ka heronj....dhe është e kotë të shikojmë tani të krijojmë një. Sepse nuk ka...! Kanë ndodhur çështje me mediat...janë djegur, janë çensuruar dhe po ashtu janë sulmuar...si financiarisht dhe politikisht. Gazetarët edhe janë në demokraci dhe nuk janë, sepse e tillë është shoqëria jonë. Ashtu sikundër gazetari nuk duhet rrahur...ashtu edhe individi dhe personi nuk duhet shpifur dhe nuk duhet denigruar si figurë. Rrahja me shpulla dhe rrahja me gazetë...kanë një dallim. Fyerja e parë është banale dhe patjetër është një dhunë fizike e pa tolerueshme....kurse rrahja dhe shpifja me gazetë është dhunë verbale e pa barabartë, me qëllim të keq dhe e menduar mirë...sepse nuk mund të ketë lirinë e përdorimit aty për aty...pa u menduar dhe pa reflektuar në nxitim e sipër. Në gjaknxehtësi. E kemi edhe ne shpifjen...si ligj...por e kemi jo kaq në shtyp dhe ligjin normal për të. Që në fakt nuk e kemi.

Tashti na duhet të mos prodhojmë me heronjtë të shtypit dhe të mos rrahim gazetarë...por edhe të mos kemi kamikaz gazetarë që vetëm shpifin e shpifin për të qenë “heronjtë” e lirisë së shpifjes. Sa herë ju teket të shpifin dhe të ndërrojnë padron me të drejtën e shpifjes kur shërben sa andej këndej. Kur nuk kemi ligj të saktë dhe të mirëkopsitur...gjithmonë do të kemi heronj dhe njerëz që problemin e shpifjes apo edhe të akuzës ta zgjidhin me gjyq. Politika po... ka brenda një histeri të marrjes me median, sepse nuk jeton dot pa të. Nuk mund të rrinë një ditë pa shitur mend apo dëngla në media. Por ama ka edhe gazetarë që o nuk thonë asgjë dhe merren me familjet dhe denigrimin e individëve të ndryshëm...ose që bëjnë punën e tyre disa herë të rrezikshme dhe pikërisht kur atëherë...pa u frikësuar bëjnë punën dhe goditen atëherë është ligji që akuzon dhe zgjidh problemin. Sot kjo histeri e politikës është pjesërisht edhe në media e cila i shërben politikës dhe pasurohet apo prosperon në sajë të pikërisht shërbimit ndaj saj. Në fakt ligji duhet ti rrahë të gjithë...politikanë, biznesmenë dhe gazetarë. E për këtë gjë shërben ai. Heronj tillë si nga ana e politikanëve dhe e gazetarëve nuk ka nevojë të kemi dhe aq më pak të krijojmë...ashtu sikundër nuk duhet të lejojmë as arrogantë si në pushtet, në politikë dhe biznes....por edhe në media. E këtë e  ndan vetëm ligji.

Kur nuk është ligji dhe nuk vepron apo anashkalohet...atëherë lindin “heronjtë”... “dëshmorët”... akuzatorët e politikës....trimat e mediave dhe ato të politikës...arrogantët në çdo drejtim...shpifarakët dhe për më tepër ato që duan të shohin të dërmuar një në majë të politikës dhe ...patjetër kërkojnë edhe heronjtë në media. Në fakt nuk kemi heronj...sepse nuk kemi shumë ideale...jo nuk kemi, për të mos thënë se nuk kemi ideale fare...për turp dhe faqe të zezë. Por me sa duket nuk kemi edhe ligj...për shtypin e lirë dhe demokratik. E kjo nuk është shumë e drejtë.
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00