Home | Opinion | Ma mbush bidonin me 20 litra naftë!?

Ma mbush bidonin me 20 litra naftë!?

image
Një “Clio” e vogël, ndalet përpara meje dhe drejtuesi i mjetit një i mëshuar, del me një bidon, dhe nuk pranon që punonjësi i benzinatës së fusë pompën në serbator, por i thotë prerë dhe shkurt: "Ma mbush një bidon me 20 litra naftë!"

 

 

 

Nga Besi Bekteshi

 

 

 

 

Nuk kisha parë ngjarje më të bukur se atë gjatë ndalimit të djeshëm, për të furnizuar makinën me karburant. Padyshim akuza se në Shkodër janë së paku dy karburante që vjedhin në peshë-masë naftë dhe benzinë, ka krijuar edhe instiktin e vetëmbrojtjes së drejtuesve të mjeteve ose së paku atyre që i kanë me kursim lekët. Janë dy karburante, dhe pronarë që vjedhin në masë, por duke mos u deklaruar nga Meterologjia, tashmë janë vënë në siklet të gjithë. Akoma më idiotizëm, kjo gjë e tillë si manovrim ligjor. Pra po kthehem te ndodhia. Një “Clio” e vogël, ndalet përpara meje dhe drejtuesi i mjetit një i mëshuar, del me një bidon, dhe nuk pranon që punonjësi i benzinatës së fusë pompën në serbator, por i thotë prerë dhe shkurt: "Ma mbush një bidon me 20 litra naftë!"

 

Djali i pompës, e mbush bidonin me 20 litra naftë, dhe i moshuari me bidon e shikon mirë bidonin, ose vizën e 20 litrave, dhe jep lekët duke thënë “në rregull”. E jashtëzakonshme, e rrallë dhe e madhe, se të gjithë kujtuam se i moshuari drejtues mjeti e donte naftën për diçka tjetër, por jo, ai doli pak mënjanë për të më lejuar mua të furnizohem, dhe e hodhi naftën në makinën e tij. Ishte një turp i madh, dhe një demaskim i jashtëzakonshëm i momentit të sotëm me hajdutë në kandar-peshore! Ka dhe hajdutë karburantesh me përzierje dhe cilësi të keqe, që ta shesin si cilësi e parë, por në Shqipëri vazhdojnë akoma hajdutët me peshore. E bukura është se ka dhe kërcënime të qeverisë, dhe debate “jo dalin apo nuk dalin emrat”. Tashmë njerëzit kanë gjetur dhe mënyrën për tu mbrojtur, sepse normalisht volumi i litrave është i matshëm, dhe këtu puna përfundon.

 

E para është turp që shteti shqiptar lejon vjedhjen e konsumatorëve.

E dyta, është turp që shteti shqiptar nuk ndan kriminelët dhe hajdutët, nga biznesi i mirë që nuk do të vjedhë në peshore.

E treta, është turp për shtetin shqiptar që organizmat e tij, edhe kur vidhet dhe kapet hajduti, vazhdojnë telenovelën me aftësinë e kufizuar të penalitetit në këtë drejtim.

E katërta, është një turp i madh, që shoqëria jonë nuk arrin të ndajë përfundimisht të mirën nga e keqja dhe nuk denoncon.

 

Të gjithë e dinë se ka me karburantet jo vetëm moment monopol dhe dihen dhe emrat dhe mbiemrat, por dhe aferat me shtetin dhe individë me pushtet, por dinë se po marrin përditë më pak litra në serbator dhe vazhdojnë të mos denoncojnë. Kush nuk e ka ditur se një kompani i ashtuquajtur e madhe nëpër rrugët e vendit shet përzierje dhe jo kualitet të qartë?! Kush nuk e di, se një dorë tjetër maskarenjsh sheshin cilësi absurde, që i bën makinat të plasin. Pastaj edhe vjedhja në kandar ose peshore. Por tani “lum e shyqyr” që i japim bojë lëngut që blihet në Shqipëri me shtrenjtë se qumështi! Shumë më shtrenjtë se qumështi i katundarit tonë. Është kohë normale shtrenjtësie, por e qartë është se katundari i shkretë shet shumë lirë një “coca cola” me qumështin e lopës së tij, se sa një e tillë me naftë dhe benzinë.

 

Por jam i sigurtë se po të punonin makinat me qumësht, litri i qumështit do të ishte dy herë më shtrenjtë se sa sot. E pastaj sërish do të shtonin me ujë qumështin, do të bënin një mijë maskarallëqe dhe ashtu si shteti sot që i lejon katundarët e shkretë të gjejnë shishe plastike në plehra dhe ti mbushin me qumësht mbasi ti kenë larë ose jo, ashtu lejon dhe biznese karburantesh jo vetëm të mbajnë monopole, por dhe ti bien në qafë gjithmonë konsumatorëve me cilësinë dhe sasinë e karburantit. Po ti shtosh se nuk ulin as çmimin edhe pse bursa dhe nafta bie, atëhere e kupton se ç’bëhet me çmimet në përgjithësi, dhe ç’bëhet me shqiptarin në veçanti, në këtë copë toke të Ballkanit. Kurse ai i moshuari me bidon në dorë, së paku sasinë e kontrollonte dhe kjo e bënte superior me km e bëra në të vërtetë nga makina e tij. Po, së paku e dinte se kishte paguar 20 litra dhe kishte marrë po aq.

 

Kurse në një vend tjetër, ne të tjerët paguajmë për 20 litra, dhe marrin vetëm 19.5 litra, dhe nisin udhëtimin duke na futur dorën në xhep të tillë maskarenj, që shteti shqiptar i mbron dhe i lejon dhe të shtohen si mizat, ku si vend zëmë vendin e parë në Europë për dendësinë e tyre në sipërfaqe dhe vendin e parë në botë për frymë të popullsisë. Imagjinohet lehtë se çfarë i kanë bërë me vite dhe vite, të tillë karburantshitës një populli të urtë dhe makinadashur shqiptar, që kujton se po i harxhon makina. Kujton i shkreti... kujton! E vazhdon kjo punë jo vetëm me karburantin, por dhe me bukën, makaronat dhe orizin, miellin, vajin dhe shumë e shumë të tilla. Vazhdon dhe nuk duket se mund ta ndalë kush këtë batërdi të tregtarëve me moral të shthurur dhe retro-biznes shqiptarë. Kjo është dhe apoteoza dhe patjetër faji është krejtësisht i shtetit. Kushedi qeverisja e re, i jep tjetër rëndësi kësaj poshtërsie, e cila ka prishur tërësisht marrëdhënien konsumator– biznes.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00