Jo rrugëve, në qoftë se jeni për në Europë!
Në rrugë jo...sepse patjetër që nuk është mënyra për të shprehur se je ....për në Europë..!
Nga Besi Bekteshi
Ka qenë lajtmotivi i një debati në Parlamentin e Europës dhe te njerëzit e detyrave të spikatura që çojnë në tavolinat e rëndësishme edhe të dhënat, nëse jemi gati për të ngjitur shkallët apo jo! Është paraqitur dokumenti i komisionit i cili vlerësonte se shumica e standardeve ndërkombëtare u arritën në zgjedhjet e fundit parlamentare...por ku kishte edhe disa parregullsi të cilat nuk janë konsideruar aspak me kaq peshë sa të kompromentojnë të gjithë procesin. Por dokumenti tregonte gjithashtu se: shumica e standardeve ndërkombëtare u arritën në zgjedhjet parlamentare por pati parregullsi. Forcimi i sundimit të ligjit, garantimi i funksionimit të duhur të institucioneve shtetërore dhe pavarësia e gjyqësorit mbeten sfidat kyçe për vendin. Komisioni rikujton se është gati për të përgatitur opinionin, nëse Këshilli pranon kandidaturën e Shqipërisë. Por ama e “majta”protestuese në Shqipëri ka mbetur e zhgënjyer ngaqë si “strategjia e Komisionit të Jashtëm dhe vetë propozimi i kryetarit të “Komitetit të Jashtëm” Gabriele Albertini nuk kanë përmendur aspak “situatën e sotme politike në Shqipëri. Nuk përmendin aspak “bojkotin” dhe protestën e PS-së dhe të majtës rreth saj. Reagimet kanë qenë në një farë mënyre kundër “bojkotit” dhe nga njerëz në Europë që peshojnë shumë për zgjerimin dhe integrimin e vendeve të Ballkanit në pikërisht kontinentin plak. Eurodeputetja Doris Pack e cila nuk ka përtuar asnjëherë të flasë si më kritika dhe fjale të mira ne përgjithësi për qeverisjet shqiptare ka thënë: "Nuk përmendet fare që opozita ka bojkotuar parlamentin. Në amendament do të kërkoj që t'i bëhet thirrje opozitës që të mos rrijë rrugëve, duhet t'u themi e të pozicionohemi qartë që opozita duhet t'i kthehet parlamentit në Shqipëri.
Ka pasur edhe nga e majta eurodeputetë që janë shprehur...por asnjë në mbështetje të ‘bojkotit” dhe Kristian Vigenin thotë: Sigurisht ne mund t'u bëjmë apel, por duhet të marrim në konsideratë faktin se nëse ata janë jashtë, mbase kanë arsyet e tyre, ndoshta situata nuk është kaq e thjeshtë, ndaj duhet ta përmendim këtë e të shohim më nga afër situatën atje". “Nuk mendoj se opozita e një vendi që dëshiron anëtarësimin në BE duhet të qëndrojë jashtë parlamentit, por në anën tjetër në nuk duhet t'i mbyllim sytë që të mos shohim se ka vërtet një problem atje. Ndërsa për vendet e tjera të rajonit janë përgatitur projekt-rezoluta të veçanta, raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë. Nicolaos Chountis nuk ishte i pranishëm në këtë debat për arsye shëndetësore. Mirëpo ajo që kuptohet qartë është së “askush nuk do një opozitë jashtë parlamentit dhe në rrugë”...! Në rrugë jo...sepse patjetër që nuk është mënyra për të shprehur se je ....për në Europë..! Nga e majta shqiptare dhe nga vetë PS-ja po luhen të gjithë gurët që të “deklarohet dhe qëmtohet bojkoti dhe rëndësia e tij...por në fakt kjo nuk po ndodh dhe nuk ndodhi edhe pse akuzat edhe për shtypin e “lirë të dhunuar” u transmetuan me të madhe për të tërhequr vëmendjen në Europë. As konfliktet për “pronën” të acaruara kohët e fundit me qëllim të bërjes zhurmë në Europë nuk po bëjnë kaq shumë përshtypje sa të ndalet integrimi dhe të thuhet “prisni pak ju të Berishës” se tani do të “dëgjojmë Ramën”!!
Konfliktet e interesit me sa duket dihen qartë në “Komisionin e Jashtëm” dhe po ashtu dhe ndershmëria e politikës shqiptare që “gjithmonë flet për lirinë dhe fjalën e lirë dhe është e para qe e dërmon atë”...! As fjalët e mëdha për ‘pushtetin e kryeministrit’ nuk po ekzagjerojnë europianët...dhe kjo nuk është sintonia e tij me këtë Europë...por është “sintonia e europianëve” që ju është mbushur mendja që popullin shqiptar ta integrojnë edhe me Berishën dhe Ramën...dhe ky i fundit tani është kujtuar se....akuza qenka edhe me rëndësinë dhe peshen e fjalës...dikur përpara zgjedhjeve të mekur, që ai kishte. Na paska interesa korruptive në pronat dhe lejet apo edhe tokat e qeverisë,dhe nuk ka në ato të Bashkisë së Tiranës...!?? E për më tepër këto gjëra nuk dinë dhe nuk ju a thonë dhe nuk i shohin edhe ndërkombëtarët!!? Megjithatë edhe pse i dinë...në Europë ne do të shkojmë se tashmë kjo ‘punë’ ka marrë fund dhe bojkoti apo jo bojkoti...aderimi dhe vizat kanë limitet e tyre kohore dhe për më tepër shtysa që të afrohen. Si KE-se dhe BE-se ju duhet një shtet dhe demokraci stabël në Shqipëri...sot Rama nuk ju ka dhënë një argument bindes se “Berisha është diktator dhe njeri që është votuar më pak se Rama dhe partia e tij. Sepse thotë Rama se Berisha është njeriu që po blen Shqipërinë dhe gjysma e Shqipërisë e votojnë...atëherë, çfarë ju mbetet në demokraci të huajve të bëjnë?? Por halli ishte diku tjetër...dhe rruga është edhe simboli i demek zgjidhjes se problemit. Dikur nuk e besoja...por sot po e besoj se një pjesë e lidershipit socialist dhe Rama në krye...duan të vonojnë sa munden..të nxehin situatën dhe përfundimi për to do të ishte një lloj kaosi ekonomik dhe politik...që Europa pastaj të reflektonte në favor të opozitës për zgjidhjen e problemit..! Kjo është një strategji fatkeqe si për ato që e mendojnë dhe për ato që e zbatojnë dhe po ashtu për ato që e pësojnë. Rama ka dëshirë ti japë Europës se “Shqipëria është në një gjendje..parademokratike” gati si në kohë të Ramizit. Biles po ta pyesësh atë mendoj se deklaron ‘akoma më keq”...! Askush nuk mund të jetë pro pushtetit edhe në mënyrë servile...por ama sot ka një limit dhe ky është integrimi që fillon me vizat dhe që Rama nuk e ndalon sepse tanimë nuk mund të vazhdohet me “izolim’ politik edhe ne 2009. Aq më pak nuk mund të jesh pro një opozite e cila kërkon sot një ide rrotulluese e cila në fund fare...do të ngarkojë politikisht me faj vetë PS-në dhe pastaj edhe qeverisjen.
PS-ja me vetëm katër deputetë..më falni pesë, më pak se Berisha...ka urdhër dhe kaq shumë dëshirë të mos jetë në parlament. Ajo është partia me e vjetër në saj të kohëzgjatjes në aktivitet...dhe këto të sotmet janë sjellje si të një adoleshenteje të gjorë e cila do me domosdo të dalë në pasarelë të modës...por nuk ka as miqtë dhe as talentin të jetë...një top-modele kaq e njohur dhe e sigurtë, sidomos kur del në rrugë. Po në rrugë, dhe që në asnjë mënyrë nuk mund të jetë një qëndrim europian ai që aprovon rrugën dhe jo parlamentin me vetëm katër deputetë më pak se sa maxhoranca...askush!! Pastaj nëse kërkohet liria dhe demokracia...këto nuk ndalen...por ama kanë vendin prej nga ku burojnë dhe ky është parlamenti. Por Rama jo...nuk është vetë...nuk ka qenë, dhe me sa duket nuk do të jetë në të. Kjo është edhe më e rëndësishmja...Rama nuk e shikon dot me sy parlamentin shqiptar...ai edhe Kryeministër sikur të ishte...nuk e shikonte veten në karrigen e përfaqësuesit të popullit të atij populli që nganjëherë e merr nga “puna si lulishtar” dhe pastrues rrugësh dhe e bën të gjuajë Kryeministrinë me “këpucë”!! Këpuca në fakt është një “baner” i vërtetë për të pasur një fytyrë në shollën e saj, dhe patjetër që aty duhen disa fytyra dhe jo vetëm të maxhorancës...por edhe shumë të minorancës... shumë prej tyre pa asnjë dallim njëlloj të famshme për nga korrupsioni dhe lëtyra e pandershmërisë...në mos më shumë.




del.icio.us
Digg

Post your comment