Home | Opinion | Lojërat ballkanike

Lojërat ballkanike

image
Analistët politikë në Ballkan por edhe  ata Europianë, takimin e Beogradit e vlerësojnë si tentim i Rusisë që nëpërmjet Serbisë ta rikthejnë ndikimin e vet në Ballkan.


 

   
Qani Aliu

Javët e fundit të tetorit në Ballkanin Perëndimor janë karakterizuar me aktivitet të dendur gjeopolitik të fuqive të mëdha botërore dhe atyre regjionale. Si duket Ballkani akoma mbetet regjion në interes të lartë strategjik. Për to dhe ky rivalitet mund të vërehet me ngjarjet e fundit në skenën politike ballkanike: marrëveshja kufitare Maqedoni-Kosovë; vizita e Presidentit Rus në Serbi dhe ofensiva diplomatike në Ballkan.

Sa i takon zgjidhjes së çështjes së vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës si dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes tyre, ku për tejkalimin e këtij problemi ishte debatuar në të njëjtën kohë në të dy parlamentet. Është e qartë se kjo marrëveshje është bërë me "bindje shoqërore" të SHBA-ve dhe UE-së. Të dy fuqitë janë të interesuara sinqerisht që problemet e pazgjidhura të vendeve ballkanike të tejkalohen sa më shpejtë dhe definitivisht të zgjidhen në interes reciprok. Nga kjo marrëveshje Maqedonia përfitoi rekomandimin për fillimin e bisedave për aderim në UE-në. Ndërsa Kosova në anën tjetër me këtë marrëveshje forcon pozitën e saj ndërkombëtare duke e injoruar marrëveshjen e mëparshme për vijën kufitare Koshtunica-Trajkovski dhe duke përjashtuar Serbinë nga ky proces.


II
Gati në të njëjtën kohë në Beograd në vizitë zyrtare qëndroi presidenti rus Dimitri Medvedev. Pritja e tij në Serbi ishte përfshirë me një eufori të paparë ndonjë herë si nga populli i thjeshtë dhe nga personat zyrtar të këtij vendi. Sipas informacioneve të arritura bisedat me presidentin serb ishin përqendruar më tepër në çështjet politike dhe ekonomike. Gjatë qëndrimit të shkurtër në Beograd presidenti rus serbëve u premtoi gjithë atë çfarë pritej prej tij: kredinë prej 1 miliardë dollarësh; përkrahjen në mbrojtjen e integritetit territorial; përkrahje nën mbrojtje të Kosovës; inkuadrimin e Serbisë në sistemin e ri mbrojtës të Evropës si iniciativë ruse dhe premtimin rus se Serbia do të bëhet qendër e distribuimit të gazit rus për Evropë.

Analistët politikë në Ballkan por edhe Evropian takimin e Beogradit e vlerësojnë si tentim i Rusisë që nëpërmjet Serbisë ta rikthejnë ndikimin e vet në Ballkan. Diplomacia Ruse sipas tyre është e vetëdijshme se vetëm në Serbi ekziston një "dashuri platonike" ndaj vëllezërve rus.

Reagimet Evropiane rreth këtij takimi ishin diplomatike dhe të rezervuara edhe pse ky afrim nuk shikohet me sy të mirë dhe vlerësohet si tentim i Serbisë të largohet nga integrimet në UN. Deklaratat e zyrtarëve serb se Rusia është miku më besnik i serbëve, se ekziston bashkëpunim vëllazëror mes tyre; se për të gjitha çështjet kanë qëndrim identik vijnë në kundërshtim me politikën ndërkombëtare të presidentit Tadiç të ashtuquajtur "të katër shtyllave".

Sa i takon çështjes së Kosovës dhe ndikimit të këtyre dy vendeve në ndryshimin e statusit të saj këtë më së miri e ilustron gazeta ruse "Komersant" i cila i referohet qarqeve që kanë marrë pjesë në organizimin e këtij takimi "si Moska dhe Beogradi janë të vetëdijshëm se është jo reale që të priten ndryshime kardinalë ku mbi 50 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe po që se kjo pavarësi përfundimisht pranohet nga gjykata ndërkombëtare lufta për Kosovën bëhet e pamundshme".


III
Si fuqi regjionale, por me ambicie edhe më të mëdha viteve të fundit në skenën ndërkombëtare eksponohet Republika e Turqisë. Politika e saj ndërkombëtare ka pësuar ndryshime radikale pas ardhjes në pushtet të partisë AK në krye të së cilës është kryeministri i tanishëm Taip Erdogan. Mirëpo si strateg dhe përpilues i politikës së re ndërkombëtare të Turqisë autorësia i të cilit i njihet është Ministri i Jashtëm i Turqisë Dr. Ahmet Davutoglu.

Kontura të politikës së jashtme të vendit të tij ai i quan si politikë "nulta probleme" me fqinjët. Veprimet e kësaj politike të re vërtetohen me marrëveshjet e posa nënshkruara me vendet fqinje me të cilët Turqia ka pasur antagonizma shekullore siç janë: Armenia, Iraku, Irani dhe vendet tjera. Politikën e re ndërkombëtare në mënyrë precize e prezanton në veprën e tij "Thellësitë strategjike". Qëllimet gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Turqisë nuk janë të orientuara vetëm nga Ballkani por edhe ndaj vendeve të Kaukazit dhe Lindjes së afërt, përkatësisht vendeve që një kohë të gjatë kanë jetuar në kuadrin e Perandorisë Osmane.

Për marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe popujve të Ballkanit Davutogllu pohon se këto marrëdhënie kanë "thellësinë historike" duke u thirrur në vendin e Perandorisë Osmane në historinë botërore.

Ahmet Davudogllu përmend tri karakteristika të Ballkanit:

1. Ballkani si tampon zonë gjeopolitike;

2. Gjeoekonomia dhe transaksioni gjeoekonomik;

3. Interaksioni kulturor.

Sipas tij çdo regjion me këto karakteristika mund t’i ketë vetëm dy fate historike: njëri të jetë në qendër të ngjarjeve historike ose të jetë sakrificë e garave të fuqive botërore ku do të shndërrohet në territor të sunduar nga të tjerët.

Turqia është e interesuar për një regjion të ri ballkanik i bazuar në vlera politike, në bashkëpunim të ndërsjellë ekonomik dhe harmoni kulturore. Ky model sipas ministrit turk ka qenë Ballkani otoman dhe Turqia do të riorganizojë një Ballkan të tillë. Shumë njerëz këtë model e quajnë si neootomanizëm. Me këtë Davutogllu mbrohet se ai nuk aludon për një shtet të ri otoman si çështje të politikës së jashtme.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00