Home | Opinion | * * *

* * *

image
Ndaj, pse të shpenzojmë kohë dhe miliona dollarë për zgjedhje. Më mirë një telebingo zgjedhore. Pra një lloto me emrat e partive bija të nënës së madhe. Dhe kujt i bien zaret, le të qeverisë. Sepse me këtë sistem zgjedhor nuk keni asnjë mundësi ndryshe.

 

A na duhen zgjedhje apo një lloto kombëtare se kush të qeverisë?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nga Robert Papa

 

 

 

 

A jemi Katund Kantonal apo Republikë Parlamentare? A jemi demokraci apo “kastriotislamo-risi”? Kushtetutën e arnuan dy vetë dhe e shkruan po dy vetë, injorantë ligjesh, madje njëri edhe pa arsim të lartë, si rasti i ish-oficerit të Divizionit të Ndjekjes, personazh i tregimit të Fushës së Druve nga Kadareja. Jemi në NATO, por sistemin zgjedhor e duam si në Traktatin e Varshavës. Na mbron SHBA, por tregun dhe detin ua hapim sllavëve të Moskës apo Beogradit. Pretendojmë se kemi rrëzuar komunistët, por në Gjykatën e Lartë emërojmë dy ish-hetues mizorë të diktaturës.

 

Kemi aq shumë refugjatë nëpër Botë, sa kemi mbetur pakicë brenda kufijve. Eurot e dollarët ua marrim refugjatëve veç me një letër “bakalli”, edhe pse me emra sugjestionues “Ustern Union” ose “Mani Order”, pa folur për qindra milionë dollarë që hyjnë nëpër çanta apo mes dëngjesh me plaçka. Por atë, të “vocklën”, votën e tyre nuk e pranojmë, se vota e refugjatëve do vinte thjeshtë me postë, siç votojnë këtu në SHBA. Por ata, refugjatët duhet të çojnë veç valutë dhe kaq. Politikën e bëjnë ata që i gjeti Ramizi si me pikatore. “Ku u gjet kjo buketë si me dorë?- thotë Baleta,-për grupin që shkoi të Shtëpia e Selfove, asokohe e pushtuar nga familja e Josof Pashkos? Në kohën e Enverit na çonin me daulle të votonim e na fusnin, gjoja edhe te dhoma e fshehtë, ndërsa sot u japin celular të fotografojnë votën dhe 50 euro apo 100 dollarë shpërblim, po të nxjerrin jashtë fletën e votimit bosh e të hedhin atë që plotëson jashtë kokëpalari ose kokëboshi i partisë…

 

Votojmë kot! “Xhuxhi” politik, Kastriot Islami gjeti një formulë që popullin e nxjerr sa idiot aq edhe budalla, sepse kujton se voton, por nuk jep asnjë zgjidhje sepse në krye rrijnë ata që ishin para 1990. Ndaj, pse të shpenzojmë kohë dhe miliona dollarë për zgjedhje. Më mirë një telebingo zgjedhore. Pra një lloto me emrat e partive bija të nënës së madhe. Dhe kujt i bien zaret, le të qeverisë. Sepse me këtë sistem zgjedhor nuk keni asnjë mundësi ndryshe.  Ua, thotë dikush, na rrika prapë Saliu. Po pse, a nuk ndenji 8 vjet, edhe pse votat nuk ishin për të? Ndaj më mirë pa votime. Hidhni zaret dhe kaq! Po populli? Të rrijë urtë dhe të mos harrojë: “Uestern Union” ose “Mani Order” se populli për kaq duhet! Po si do quhet ai, ajo, ata që do fitojnë: kumarxhinj, bastexhinj, llotariologë, zaramanë, zara-tru, zero-tru apo zero –mendje! Nuk ka rëndësi, Kaçi lloto e bëri sistemin dhe partitë riciklim syfetesh. E keqja do aq kohë sa ka hyrë thellë, 45 vjet diktaturë dashkan po 45 katrahurë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0