Home | Opinion | Diktatori i fundit komunist duhet të tërhiqet zvarrë si Gadafi

Diktatori i fundit komunist duhet të tërhiqet zvarrë si Gadafi

image
Uashingtoni dhe Brukseli duan t'i japim një mësim gjithë ish- komunistëve, duke e bërë shembull si Gadafin. Populli i tij don ta tërheqë zvarrë nëpër rrugë si Gadafi dhe t'i burgosë fëmijët hajdutë dhe gruan mashtruese. Fundi i Lukashenkos po afron. Ai ka kaluar çdo kufi, çdo cak, duke i bërë sfidë prej kohësh SHBA dhe perëndimit.

 

 

Nga Robert Papa

 

 

 

 

 

 

 

 

Diktatori i fundit komunist duhet të tërhiqet zvarrë si Gadafi, jo se ashtu e duan amerikanët, por se ashtu kërkon populli i tij. Media e huaj dhe analistët perëndimorë e kuptojnë se pranvera arabe mund të nxisë shumë popuj të shtypur dhe të ofenduar në dinjitetin e tyre. Nuk ka se si të mos ketë qenë ish-komunist dhe servil i ish-byrosë politike. Perëndimi e njeh mirë diktatorin e fundit komunist. Paranojak, kusar i korruptuar në zenith. Ardhur në pushtet në fillim të viteve ‘90-të kur ish –komunistët, gjoja krijuan pluralizmin. Me dosje nga Moska dhe përfaqësues tipik klanor i fiseve fshatare dhe me krushqira interesi për t’iu afruar kupolës. Diplomacia amerikane e cilëson si vjedhës mes “mashtrimit ligjor të të ashtuquajturave zgjedhjeve të lira”.

 

Diktatori i fundit është i gjatë. Flokët kanë nisur t’i bien dhe hunda e madhe e bën qesharake fytyrën e tij në atë trup të kërrusur. Ai flet përçart. Atij i lëvizin sytë si i sëmurë psikik dhe qesh me vete sa herë që thotë diçka, edhe pse është shumë qesharak por ministrat i rrinë me servilizëm. Ai ka vjedhur pasurinë kombëtare dhe gjithë të ardhmen e tij e mbështet te Moska, jo vetëm se i kanë dosje në arkivat e tyre, por sepse ka lidhje krushqie me sllavët. Është anti-amerikan patologjik. Disa herë ka urdhëruar të infiltrohet ambasada e tyre nga policia e tij sekrete. E urren SHBA si vendin më anti-sllav dhe më anti-komunist. Kohët e fundit ka nisur të vishet me Armani apo Pollo, por gjithmonë mbetet fshatar dhe nuk i harron dot ditët në shtëpinë pa tavolinë, pa karrige e pa drita. Ndaj e dashuron errësirën.

 

Ai është si Gadafi, si Mubarfaku. Hero ka Milosheviçin dhe Stalinin. Ka kohë që përdor drogë dhe shpesh rojet e tij thonë se bie nëpër korridoret e zyrave të tij. Nuk është hera e parë, qysh më 1994 ka pasur çekuilibrime të mëdha dhe raportohet se ka rrahur disa herë gruan e tij. Mjeku qeveritar i thotë se kjo është një shenjë e kotë paranojake e pakuptimtë. Prej kohësh i pëlqen të shkojë me disa nga këshilltaret e tij. Ka pasur mëdyshje ku të çojë pasurinë e tij sepse amerikanët ia përgjojnë dhe do t’ia konfiskojnë urgjent, si Mubarakut apo si sekuestruan llogaritë e Gadafit. Në Moskë ka bërë disa investime në mes të Beogradit. Prej kohësh dënon çdo kundërshtar dhe ka plane për burgosje masive pas rizgjedhjes. Perëndimi ka kohë që kërkon ta përmbysë deri edhe me dhunë. Janë disa plane deri në helmim duke i rifutur në parti ish- kundërshtarin e tij që donte t’i merrte vendin. Nga rrethi familjar ka plane për helmime në ushqim.

 

Uashingtoni dhe Brukseli duan t'i japim një mësim gjithë ish- komunistëve, duke e bërë shembull si Gadafin. Populli i tij don ta tërheqë zvarrë nëpër rrugë si Gadafi dhe t'i burgosë fëmijët hajdutë dhe gruan mashtruese. Fundi i Lukashenkos po afron. Ai ka kaluar çdo kufi, çdo cak, duke i bërë sfidë prej kohësh SHBA dhe perëndimit. Ka ardhur në pushtet qysh më 1994 dhe nuk ikën, por qesh mirë kush qesh i fundit. Kryetarin e opozitës e don gjithmonë në burg. Familja e tij don të jetë pronare e gjithçkaje dhe përreth mban spiunë dhe mafiozë. Por fundi ka ardhur dhe tash çdo gjë është e përfunduar për diktatorët e fundit komunistë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0