Home | Opinion | Frikë nga “vetëgjyqësia” e drejtësisë

Frikë nga “vetëgjyqësia” e drejtësisë

image
Nuk është e para herë që drejtësia bën vetëgjyqësi, me vendimin e fundit që dha për vrasësit e 21 Janarit. Të gjithë mbetën të shtangur, të gjithë mbetën të habitur nga ky vendim absurd. Ishte e natyrshme, që kjo habi të shoqërohej me fjalët që dilnin nga zëmra e çdo shqiptari të ndershëm: “Ky vend nuk ka për t’u bërë ndonjëherë”!

 

 

Nga Pandeli Bardhi   

 

 

 

 

 

 

Nuk është e para herë që drejtësia bën vetëgjyqësi, me vendimin e fundit që dha për vrasësit e 21 Janarit. Të gjithë mbetën të shtangur, të gjithë mbetën të habitur nga ky vendim absurd. Ishte e natyrshme, që kjo habi të shoqërohej me fjalët që dilnin nga zëmra e çdo shqiptari të ndershëm: “Ky vend nuk ka për t’u bërë ndonjëherë”!

 

E keqja e madhe është se drejtësia, me anën e “vetëgjyqësisë që bëri, jo vetëm që ka shuar çdo shpresë tek kjo drejtësi, por nxit dhe shtyn qytetarët që të bëjnë vetëgjyqësi.. Thuhet e flitet shumë se sistemi i drejtësisë është sistemi më i korruptuar dhe jo vetëm kaq. Më shumë se kushdo, këtë e vërtetoi vetë drejtësia, e cila ndëshkon viktimat e jo fajtorët. Ky vendim, tregoi se drejtësia, me anën e “vetëgjyqësisë”që i bëri, humbi edhe atë “grimë” besimi që ekzistonte për drejtësinë... Askush nuk është i qetë se këtu ka drejtësi, askush nuk ka më besim se këtu do të vendoset ndonjëherë ligji, se do të vendoset ndonjëherë shteti ligjor. Jetojmë në një vend që gjërave, nuk duhet t’u thuash me emrin e vet, sepse të marrin për të “marrë”! Këtu nuk duhet të thuash që dy edhe dy bëjnë katër, por duhet të thuash që dy edhe dy bëjnë pesë. Tradhtarit duhet t’i thuash hero, vrasësit duhet t’i thuash viktimë, hajdutit duhet t’i thuash i ndershëm, e të pafajshmit fajtor. Kur vetë drejtësia bën “vetëgjyqësinë” e saj, as nuk duhet patur më, kurrfarë shprese se qytetarët do të gjejnë ndonjëherë të drejtën e vet. Vendimi i gjykatës për ngjarjet e 21 Janarit që kanë bërë xhiron e botës e kanë qenë në vëmendje jo vetëm të opinionit të brendshëm, por edhe atij ndërkombëtar, ishte shumë herë më e rëndë për vetë sistemin e drejtësisë se sa për familjet e viktimave, që i vrau për herë të dytë. Me vendimin e vet, për nxjerrjen të pafajshëm të vrasësve të 21 janarit, më tepër se kurrë, sistemi ynë i drejtësisë u diskreditua edhe në sytë e opinionit ndërkombëtar, të cilët u bindën me fakte të pakundërshtueshme, se këtu, në këtë vend, nuk ka drejtësi. I pëlqen banditëve të pushtetit me në krye Sali Berishën, të tregojnë përralla se vendi mbahet peng nga mosvotimi i tre ligjeve nga ana e opozitës.

 

Opinioni, tani u bind se kush janë ata që e mbajnë peng vendin dhe çdo ditë po e largojnë atë nga Europa. I pëlqen kryeministrit që mban peng Shqipërinë, që të çirret lart e poshtë se “armiku i vërtetë i Shqipërisë është opozita, që nuk votoi tre ligjet” etj., etj., përralla si këto. Për të mbuluar të zezat që i ka bërë shqiptarëve ky pushtet banditësh, që “hedh gurin e fsheh dorën”, vëmendjen e sposton tek “të këqijat” e opozitës, tek “bllokmenët e pandreqshëm”. E paraqitën gjendjen sikur “vetë Komisioneri Fyle, është shumë i shqetësuar për mosvotimin e tre ligjeve dhe se Shqipëria, nuk duhet të humbi shansin e madh, për marrjen e statusit kandidat për në BE”. Por të gjitha këto, qytetarët shqiptarë i dinë fare mirë se kanë patur e kanë një autor, Sali Berishën, i cili kur afrohet fushata zgjedhore, ca nga pleqëria, e ca nga matufepsja për pushtet, bëhet një karagjoz i vërtetë... Janë ethet e pushtetit që e bëjnë këtë Don Kishot, të mos ndalet para asgjëje, bile të vrasi edhe njerëz dhe jo vetëm që nuk i hyn “gjemb” në këmbë, por të akuzojë edhe të tjerët! Erdhi edhe z. Fyle në Tiranë dhe tre ligjet “pengesë”, nuk po zihen më në gojë. Vizita e z. Fyle jo vetëm që i nxori “fyl” pushtetarët, aq të “etur” për integrimin e Shqipërisë në BE, por e lanë me “gisht në gojë” edhe atë që “i qan zëmra” për Shqipërinë, Sali Berishën, për të bërë një referendum për këtë çështje... “Vrullin” më të madh, në interes të integrimit të Shqipërisë në BE, ky plak matuf e merr pikërisht, kur afron dita e zgjedhjeve. Për këtë “ditë të shënuar” ai ka grumbulluar edhe buxhetin e taksapaguesve shqiptarë për t’u mbushur atyre mendjen se vetëm ky, është njeriu i duhur për të qëndruar në pushtet. Ky Kryeministër, nuk ndalet para asgjëje për të mbajtur “me thonj e me dhëmbë” karrigen e tij të pushtetit! Vizita “Fyle” tregoi se Shqipërinë nuk e pengojnë tre ligjet për t’u anëtarësuar në BE, por e pengon ky kryeministër, që bashkë me disa banditë, mban peng të ardhmen e vendit. “Vetëgjyqësia” që bëri drejtësia me çështjen më të përfolur të ngjarjeve të 21 janarit, tregoi edhe një herë para opinionit botëror, se këtu nuk ka drejtësi, se këtu ka vetëm pushtetarë të korruptuar, se këtu lulëzon krimi! Kjo tregoi se sa të pavlefshme janë deklaratat e ndërkombëtarëve për “zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit, me një hetim të paanshëm”, për “vënien para drejtësisë të autorëve të këtyre vrasjeve” etj., etj. Tani u bindën edhe ndërkombëtarët se me kë kanë të bëjnë se këtu, çdo gjë funksionon vetëm sipas urdhrave të kryeministrit!. Është ky njeri që shpërfill jo vetëm deklaratat e tyre, por edhe faktet e pakontestueshme. Nuk merren për bazë, as analizat që bëhen në një nga laboratorët më prestigjiozë në botë, por merren për bazë ato të një eksperti “berishian”, sikur plumbi “paska marrë edhe një grimcë ashkël me vehte” sikur kjo grimcë ashkël, të ish mbushur me eksploziv që të fluturonte me shpejtësinë e plumbit!. Një tjetër “filozof” berishian, Strazimiri, del për të na mbushur mendjen se “duhen analizuar më parë shkaqet, pastaj pasojat”! Sipas këtij “filozofi” duhen ndëshkuar ata që i sollën protestuesit, para Kryeministrisë, dhe jo të ndëshkohen ata që vranë katër të pafajshëm, në bulevard! “Faktet” më bindëse, janë përrallat “berishiste” që sfidojnë jo vetëm vendimet e gjykatës, por edhe analizat e laboratorëve, qofshin këta edhe nga më prestigjiozët.

 

 Fill, mbas dhënies së këtij vendimi qesharak e absurd, na del “shakaxhiu” kryeministër, e na flet “kodra pas bregu”duke ju “qarë” hallin fermerëve shqiptarë! Por ky, nuk është nga ata që u qan hallin fermerëve, por doli në atë tribunë, i entuziazmuar si asnjëherë tjetër, për t’u bërë karshillëk shqiptarëve duke ju thënë: “A e patë?. Mua nuk kanë ç’të më bëjnë, edhe kur vras, dhe opozita po të dojë le ta provojë përsëri, e të dali në protesta”!... Por në fund të fundit, këto janë probleme të drejtësisë, ajo le të bëjë punën e saj, por unë kam halle të tjerra më të mëdha, siç janë ato të fermerëve shqiptarë, të bimëve e plehrave kimike”!... Këtij ngatërrestari politik inatçor, nuk i interesojnë katër jetët e pafajshme, por “suksesi” që i shpëtoi drejtësisë!”. Ky vendim që dha gjykata për kryeministrin, nuk është i mjaftueshëm. Ka ende, probleme, që drejtësia të thotë fjalën e saj, siç është ajo për ndëshkimin e “vrasësve” protestues, që kërcënuan “viktimën” Sali, me gurë, tulla e dinamit, kur ky ishte në krye të detyrës...! Këtë thotë ai, midis të tjerave, në takimin me të rinjtë e partive popullore. Ky e di se mbrojtja më e mirë është sulmi. Ky nuk është i qetë, pa i shkuar drejtësia çdo gjëje, deri në fund! I harroi tani çadrat pistoletë, stilolapsat pistoletë. Nuk e kishte parë “dinamitin” në dritaren e tij, e ‘plumbat” në tavolinën e punës. Duhet justifikuar ajo ç’ka tha Prendi, se ai “sakrifikoi, sepse u vu në rrezik jeta e Kryeministrit!... I djeg “miza nën kësulë” dhe për këtë fantazon ditë e natë, përralla, siç e ka zakon. Për këtë, pret me qetësi, se kur drejtësia, do të thotë fjalën e saj, e të dënojë “vrasësit” protestues, që ky të punojë i qetë! Nuk është e para herë që ky e tregon se nuk ndalet para asgjëje që i cënon sadopak karrigen, qofshin këto edhe jetë njerëzish dhe nuk i bëhet vonë, as për fermerët e as për integrimin e Shqipërisë në BE. Po të ishte aq i interesuar për integrimin e Shqipërisë në BE, do të kishte bërë “xhec” gjatë këtyre njëzet e ca viteve, e nuk do të kujtohej tani para zgjedhjeve. Është ky, që qëndron prapa atyre që vranë më 21 Janar, dhe po të dënoheshin Prendi e Llupo, do të dilnin edhe urdhëruesit “Kapo”, bashkë me Bashën që shfaqet edhe ky, entuziast e i qeshur, nëpër rrugicat periferike të kryeqytetit!

 

U mbushën tetë vjet që përgjegjësit për krime, janë “entuziastë” e nuk u hyn gjemb në këmbë, sa të jetë “mburoja” Berisha. Të fundit që festojnë e brohorasin në institucionin e drejtësisë, në gjykatën e Tiranës.. Ata festojnë e brohorasin atje, tek dëgjojnë vendimin për lirimin e vrasësve! E në fund të fundit, përse festojnë e brohorasin? Festojnë sepse shokët dhe eprorët e tyre kanë vrarë qytetarë të pafajshëm! Minimalja që këta duhej të bënin ishte të ulnin kokën, sepse shokët e tyre, vranë qytetarë të pafajshëm. Nuk mund të krahasohet “fitorja”për shpalljen të pafajshëm të dy vrasësve, me gjakun e katër viktimave, e katër baballarëve, e pikëllimit që ata kanë lënë, tek fëmijët e familjet e tyre. Këtë frymë ka futur tek vartësit “lalagjoni” i tyre, që edhe kur ata marrin jetë njerëzish të pafajshëm, të festojnë e të qeshin, duke i quajtur ato si akte trimërie!

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0