Home | Opinion | Një këpucë kundër Drejtësisë Shqiptare

Një këpucë kundër Drejtësisë Shqiptare

image
Historia e gjykatave shqiptare të pas viteve `90, është e njëjtë ashtu si historia e gjykatave të kohës së diktaturës, por edhe më përpara në kohën e Zogollit dhe nën kohën e pushtimit turk. Njëllojshmëria shprehet në faktin se këto gjykata gjithmonë dhe në çdo rast kanë qenë një nga veglat kryesore të regjimeve përkatëse, të cilat shërbenim thjesht për të zbatuar urdhrat e qeveritarëve.

 

Nga Pirro Prifti 

 

 

 

 

 

 

 

Historia e gjykatave shqiptare të pas viteve `90, është e njëjtë ashtu si historia e gjykatave të kohës së diktaturës, por edhe më përpara në kohën e Zogollit dhe nën kohën e pushtimit turk. Njëllojshmëria shprehet në faktin se këto gjykata gjithmonë dhe në çdo rast kanë qenë një nga veglat kryesore të regjimeve përkatëse, të cilat shërbenim thjesht për të zbatuar urdhrat e qeveritarëve.

 

Për fat të keq, edhe pas viteve `90, kur të gjithë shpresonim që drejtësia e reformuar shqiptare të ishte dhe të jetë pushteti i tretë i pavarur nga dy pushtetet e tjera si ekzekutivi dhe Parlamenti, ajo vazhdon të jetë `vegla e punës` së ekzekutivit për 22 vite rresht dhe aq më tepër në këto vitet e fundit.

 Pa anashkaluar 6 mujorshat e drejtësisë së viteve ‘92-‘96 të cilët u ngjanin 6 mujorshave të viteve ‘45-‘55, të asaj kohe pas çlirimit, kur për hir të mospasjes së kuadrove të duhura u përgatitën me shpejtësi kuadro të çdo lloji por pa cilësinë e duhur, gjendja e drejtësisë shqiptare mbeti dhe mbetet tërësisht e varur nga vendimet e ekzekutivit, vendime të cilat nëse nuk janë të hapura, përmbajnë elementë të presionit kur shohim se është vendosur nga drejtësia për probleme të caktuara ligjore. Këtu mund të përmendim rastin e Remzi Hoxhës, rastin e futjes në burg të bosëve të firmave piramidale, të vrasjes së Azam Hajdarit, të vrasjes së ish-ministrit të Kosovës, rasti i Gërdecit, rasti i Trebickës, rasti i gjykatësit nga Vlora, rasti i ish-deputetit të PS (pavarësisht nga thashethemet e përfshirjes së drogës), rasti i 21 Janarit, dhe raste të veçanta të vrasjeve ndoshta jo-politike, ku në të cilat mesa duket janë përfshirë individë me potencë që ushtrojnë presion mbi ekzekutivin në periudha të caktuara kohe për arsye që opinioni publik nuk i njeh, por i merr me mend. Në të gjitha rastet mund të argumentohet që drejtësia shqiptare jo vetëm që është e varur nga organizmat e mëdha politike të majta dhe të djathta, por kjo tregon për fat të keq vërtetësinë e thënieve së të vesë së ish diktatorit (por edhe të disa organizatave të huaja) se populli shqiptar ende nuk është i përgatitur për një demokraci të vendeve të zhvilluara.

 Atëhere ç`duhet bërë?

 

Mendoj se gjëja e parë që duhet të bëjë shoqëria civile e pasistemuar në organizatat e mëdha politike të maxhoracës dhe opozitës së sotme, është që të hedhë një këpucë kundër drejtësisë shqiptare të degjeneruar dhe të korruptuar gjer në palcë, ashtu si dhe vetë sistemi ekzekutiv dhe parlamentar. Jo vetëm këpuca e hedhur kundër George ë.Bush, por dhe këpuca që u hodh para disa ditësh kundër Ahmadinexhat në Egjipt nga një sirian, i cili akuzoi presidentin iranian për ‘vrasjen e vëllezërve të tij’ në Siri, do të ishte shumë mirë po të hidhej edhe tek ne, kundër drejtësisë shqiptare dhe praktikisht kundër gjykatave shqiptare, të cilat praktikisht janë një levë në duart e maxhorancës.

 Vendimi gjyqësor i Gjykatës së Faktit të Tiranës urdhëroi pak kohë më parë lirimin nga qelia të 3 gardistëve Gazmend Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli. Nënoficerët ishin nën masën e arrestit burg me 30 ditë pasi dyshoheshin se kanë gisht në vrasjen e 4 civilëve në demonstratën e dhunshme të 21 Janarit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Mesditën e pak ditëve më parë, pothuajse 24 orë pas shpalljes së tre pafajësive për ish-komandantin e Gardës, gjeneral Ndrea Prendi dhe oficerët Agim Llupo e Margarit Kume, prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla takoi presidentin Bujar Nishani. Pavarësisht se Prokuroria, e cila akuzoi të tre të pandehurit si vrasës bazuar edhe në ndihmën e pakursyer të specialistëve të FBI amerikane, gjykata vendosi paradoksalisht nga kërkesa e Prokurorisë për dënim maksimal direkt në pafajësi të të pandehurve.

 

Ky është një akt i paprecedent në historinë juridike shqiptare, po të kemi para sysh që edhe dënimet që diktatura e Enver Hoxhës dha kundër kundërshtarëve politikë në vitin 1951, të cilët u akuzuan për hedhje bombe në ambasadën sovjetike (është hedhur një dinamit i mbështjellë në letër dhe i lidhur me një fitil. Dinamiti u hodh brenda në oborr dhe ka plasur e ka thyer derën, dritaret dhe ka bërë një zhurmë të fortë.  Patën argumentin e diktaturës dhe u dënuan maksimalisht pavarësisht përfshirjes. Kurse në rastin e vrasjes së 4 qytetarëve krejtësisht pasivë gjatë demonstratës (pasiviteti vërtetohet nga kamerat dhe videot e para nga miliona shikues), goditjet me armë nga ana e gardistëve ishin jo në ajër, (pra nuk u qëllua në lartësi dhe vertikalisht), por direkt horizontalisht dhe kjo u pa direkt në videot e paraqitura nga televizori. Vendimi i gjykatës së faktit irritoi të gjithë opinionin publik, qoftë ai elektoral qoftë ai apolitik, sepse këta gardistë nuk mund dhe nuk duhet të qëllonin mbi turmë direkt horizontalisht. Kjo i inkriminon ata plotësisht, kush ka parë videot shokuese. Problemi tjetër qëndron se avokati mbrojtës i gardistëve pa pikën e turpit, duke marrë si shembull rastin e një demonstruesi italian të vrarë gjatë një demonstrate, arriti të bindë (?!) gjykatësit për drejtësinë e fjalëve të tij.

 Kjo mund të kundërshtohej fare lehtë nga prokurorët e gjendur në gjykatë, nëse ata do të ishin të mirinformuar për rastin e Carlo Julianit që u vra nga karabinieri Marco Placanica (i cili ishte intoksikuar nga gazi lotsjellës-http://www.gazetaidea.com/gardistet-te-pafajshem-per-21-janarin-ja-vendi... ),i cili shtiu me revole dhe plumbi i lëshuar nga ky xhandar e goditi fatkeqin në sy e kokë, duke e lënë të vdekur. Në këtë ngjarje janë disa argumente të forta kundër:

- Së pari së xhandari italian e qëlloi por gjithashtu së bashku me të tjerët u interesua dhe e morën me Jeep-in e tyre dhe e çuan në spital,

- Së dyti, demonstruesi italian ishte aktiv dhe kundërshtonte me forcë, në një kohë kur të katër të vrarët tanë më 21 Janar ishin totalisht pasivë, jashtë perimetrave të Kryeministrisë dhe nuk ishin pjesëmarrës aktivë në demonstratë, por ishin thjesht spektatorë të gjendur në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar.

- Së treti, mund të shikohen gjurmët e plumbave në godinat përballë, gjë që tregon se gardistët shqiptarë kishin marrë urdhër të qëllonin mbi demonstruesit dhe jo të qëllonin në ‘ajër’ siç pretendohet. Gjurmët e plumbave janë në një pozicion horizontal.

- Së katërti, videot e para nga miliona njerëz treguan se gardistët qëllonin direkt mbi njerëz dhe jo në ajër.

- Së pesti, asnjë urdhër për të qëlluar nuk jepet nëse turmat nuk futen brenda perimetrit përkatës të caktuar si të palejueshëm për të ‘huajt’. Makina e përplasur në derë është e konfirmuar që ishte e një pijaneci dhe procesi u mbyll shpejt.

- Së gjashti, ekspertët amerikanë të thirrur nga vetë shteti shqiptar, dëshmuan se cila armë goditi dhe balistikën e tyre.

 Atëhere del pyetja, përse gjykatësit morën si të mirëfilltë një proces gjyqësor që nuk është i ngjashëm me 21 Janarin shqiptar dhe pranuan fakte jo bindëse, por kundërshtuan provat faktike të prokurorëve, që bazuar në fakte propozuan për dënime maksimale për të tre gardistët, të cilët jo vetëm thyen rregulloret e Gardës për përdorimin e armëve të zjarrit mbi turmë, por gjithashtu këta gardistë në kundërshtim me ligjet etiko-humane dhe administrative nuk përdorën mjete të tjera (bomba me gaz lotsjellës, ujë të zjarrfikëseve, bisedime, etj.) por direkt përdorën armë luftarake ndaj demonstruesve, që nuk kishin asnjë lloj arme të rrezikshme përveçse hunjve apo gurëve. Përse gjykata pranoi versionin e mashtruesit Gjokutaj dhe nuk pranoi versionin e grushtit të shtetit me 14 shtator 1997, kur demonstruesit jo vetëm hynë brenda Kryeministrisë, por edhe e dogjën atë. Ku janë shkelësit e ligjit të atëhershëm? Përse nuk janë marrë nën akuzë? Mendoj se këto raste të pashpjegueshme të shkeljes së drejtësisë nga ana e gjykatave, gomarllëku i paparë i ministrit Halimi i cili ‘sulmon’ ambasadorin amerikan për ‘ndërhyrje në punët e gjykatave shqiptare’, tregon se drejtësia shqiptare ka nevojë për ti hedhur një këpucë kokës, e sigurisht jo vetëm një këpucë kokës por bëhet fjalë për një palë këpucë kokës edhe ministrit Halimi dhe mashtruesit Gjokutaj, i cili me sa duket e ka ngrënë turpin me bukë dhe ja ka shitur shpirtin shejtanit, kur qesh mbi fatkeqësinë e tjetrit.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00