Home | Opinion | Personazhi i çuditshem hollandez (I)

Personazhi i çuditshem hollandez (I)

image
  Me Williamin isha njohur qysh para 10-11 vjetesh, te cilit i pastroja kopshtin ndonjehere. Kisha kohe qe nuk shkoja tek ai, per shkak se jo vetem qe paguante dobet, por edhe isha i zene me pune, dikur tek nje dyqan peshku, dhe me vone ne nje magazine te riciklimit te mallrave, pune CO2...

 


 

 

Pjerin Thomai

 

 

 


 
-Tomas, me ka ardhur litari ne fyt, do vish te me ndihmosh neser te shtunen- me morri ne telefon Williami, gjate kohes qe po punoja.
 -E mir mir, po vij, neser ne mengjez jam aty, -mbylla telefonin me te shpejte, te mos me shihte shefi.
 Williami, eshte nje pensionist hollandez, i cili jetonte vetem ne Belgjik, ne Berendrecht, nje fshat ne veri te Antwerpenit. Vilen e tij aty e kish shitur, dhe i duhej te dilte nga shtepia me 22 tetor 2012. Tratativat me makelarin dhe blersin i kish mbaruar qysh ne korrik, biles kish prere dhe nje bilete per Shqiperi, 3 gusht- 7 shtator, per te ardhur me mua ne Durres, por e dogji bileten per shkak se duhej te boshatiste shtepine. Dikur, ne kohen e socializmit kish qene ne Durres, si kapiten i pare i nje anije hollandeze, biles nje kontrabantist durrsak i kish shitur nje shishe konjak Skenderbeu, e cila rezultoi çaj, sipas tij. Kish deshire te madhe ta rishihte Durrsin.
  Me Williamin isha njohur qysh para 10-11 vjetesh, te cilit i pastroja kopshtin ndonjehere. Kisha kohe qe nuk shkoja tek ai, per shkak se jo vetem qe paguante dobet, por edhe isha i zene me pune, dikur tek nje dyqan peshku, dhe me vone ne nje magazine te riciklimit te mallrave, pune CO2, te cilet ju jeni njohur tashme. Para nja nje viti, çoku i shkoja nganjehere, 1 here ne muaj, 1 here ne 2 muaj. Ne shtepi kish 4 makina, pension te mire, nja 1200 euro, mirpo gjithmon ankohej per varferine qe kalonte, per vjedhjen qe shteti belg i bente. Kish nje vile ne France, dhe i thoja se nese ish kaq keq, le te shiste njeren nga vilat. Kish 4 femije, te rregulluar, me punera te mira, me niper e mbesa, te cilet e shihnin 1 here ne 5-10 vjet. Vetem 1 vajze e tij, e martuar ne Gjermani, e shihte 1 here ne vit, dhe çoku kish kontakte me te. Grate, e kishin lene, dhe e shtynte jeten ashtu me boterham, dy feta buk me nje fileto sallami ne mes. Nuk kish oreks, ndoshta dhe per shkak te moshes qe kish, 84 vjeç.
  Te nesermen me makine, e drejt e ne Berendrekt. U gezua qe me pa, u ulem, si gjithmon ku benim nja 10-15 minuta muhabet, si e kish kaluar, ç'kish bere etj. Dallohej rremuja e shpernguljes. Do ikte ne France, tek shtepia tjeter. Ndihej sa i gezuar qe po ikte nga Belgjika, po dhe aq i shqetesuar per plaçkat qe akoma nuk po i hiqte dot. ishte fillimi i tetorit dhe kish edhe 2 jave afat.
 -Me ne fund Thomas, do iki nga ky vend i mallkuar, nga keta pisa, nga keta maskarenj, ç'njerez te poshter, do t'ju le nje mut te madh, he-he.
 Belgjiken dhe belgjit i urrente, ankohej per gjobat qe merrte, per semaforet e shumte, per kontrrollet e shumta, per ftohtesine e njerzeve, per idiotesine e tyre, çdo gje belge, apo me sakte flamange, i dukej e gabuar.
 -Shyqyr, paske hequr ca gjera, - shihja mobiljet e tjera akoma, - keto te tjerat mund t'ua japesh falas ketyre banorve ketu, ose atij qe do vije ketu.
 -Jooo, - uleriti ai, - kaq ta bejne dhembin, joo, ketyre maskarenjve nuk u jap gje, belgjit e mutit.
 - Po si do ti heqesh qafe gjith keto mobilje, ose thir firmen time, te vijne ata me kamion dhe ti marrin te gjitha gratis, biles ti marrin dhe ato plehrat - i bera me koke nga dysheqet teke qe i kish gjetur rrugeve si duket, nja 10 a 12 cope.
 - Joooo, sa here te kam thene, ti je Tomas dhe mendon si Tomas, une jam Williami dhe mendoj si Williami, - dhe vertet ma kish thene me dhjetra here, por dhe une ia kisha thene me dhjetra here se do te ishte mire te hiqte dore nga gjith keto sende, materiale te vjetra, dhe te jetonte si zoteri, sepse i kish mundesite. Shpresonte ti shiste, dhe me tregoi se i kish ulur çmimet, psh kolltukun qe as jevgjit e bregut te lumit nuk do ta begenisnin, pikerisht ate kolltuk ku une vendosja gjysmen e prapanices nga meraku, e kish ulur nga 5 euro ne 2-3 euro. Nje mendje pastaj i thoshte se mund t'ia jepte ndonje te varferi qe nuk mirrte social.
 -Ke ndonje, njeh ndonje qe eshte i varfer, qe ti bejme nder- me pyeti.
-Njihja dikur, ishim te gjithe te varfer kur erdhem ne Belgjike, por tani e kan kapur veten te gjithe, duhet te gjesh ndonje qe ka ardhur tani ne Belgjike, si puna e asaj mongoles qe te pastron shtepine 1 here ne jave.
-A, e he, i kam thene, por s'ka nevoje- u çua per te me treguar se çdo benim.
  Vajtem tek garazhdi. Gjith ato stola, dhe gjith ato krevarte, e kishin bllokuar garazhdin. Filluam ti seleksionojme, tu gjenim shoqi-shoqen, koken dhe kembet me dy ansoret. Duke i ndare e duke i vendosur tek rimorkio e tij. Vura rreth 14 krevarte ne rimorkio, ngelen nja 4-5 copa qe nuk korrospondonin me njera-tjetren.
-Keto leri ketu ose hidhi, çoi tek grumbullimi i plehrave.
-Jooo, sa here te kam thene, e di ti sa kam fituar nga hekurat muajin qe kaloi, shih faturen, nga ato hekurat qe seleksionuam ne korrik -dhe vertet gjate pastrimit te baçes qe i bera dhe seleksionimit te plehrave qe mblidhte kur njerzit i hidhnin ne datat e caktuara nga komuna, ai kish fituar 210 euro nga shitja e tyre, tek pika e mbledhjes se hekurit. Per tre muaj ai kish fituar 210 euro. Fytyra e tij, me shume se kurre serioze, po me tundte faturen para syve te mij. U dorzova, i dhashe te drejte per hekurat, por jo per te tjerat.
-Tani qe ke marre 300 mij euro nga shitja e shtepise, mund ti dhurosh atij blersit, nje nga keto 4 makinat qe ke.
-Joooo, -morri flake fytyra e tij, -sa here ta kam thene, -dhe tregonte eksperiencen e tij ne jete me njerzit. Vertet njeri i hekurt, u dorzova, por nuk mund te rija pa folur, kuptohet duke punuar.
-William, sa niper e mbesa ke? - e pyeta e ai filloi ti numuronte. Pas 1 minuti e gjysem me erdhi pergjigjia.
-8, -beri me gishta- 8 kam.
- Ne Albanie, 1 studio, kushton aty tek 20 mij euro, pse nuk u dhuron nga 1 studio ketyre, 8 here 20 i thone 160 mij euro, gezohen te gjithe, mbeten te gjithe te kenaqur - ai po shqyente syte - ty te mbeten 140-150 mij euro, te jetosh si kont, kudo.
- Nuk je ne rregull sot, mua po me zien koka se si do ti çoj keto ne France, ti me flet budalliqe, ç'a pune kemi ne sot, çfar thua ti.
- Kjo pune mbaroi, ku i ke litaret ti lidhim, edhe 1 rruge te besh pas kesaj, besoj se mbaron, puna eshte tek makinat, si do ti çosh.
   Filloi te nxehej, por une i mesuar me tekat e tija, aty e prisja e aty ia hidhja, ishim bere si dy pleq zevzek. Kur e shihja qe nxehej shume, sa ulerinte, terhiqesha, dorzohesha ne thojza, duke menduar se truri i tij ishte kalçifikuar, dhe se ne vetmi pastaj do qetesohej e do meditonte sado pak per budalliqet, kohen qe harxhonte kot. Nxehej kot edhe per lidhjen me litar qe po benim, duke me thene se lidhja eshte nje shkolle me vehte, dhe se kish bere gjith ato kurse gjersa kaloi nga marinar ne kapiten i pare i anijes. E kaloja litarin ku ai thonte. Pasi mbaruam me kete pune te krevarteve dhe te dysheqeve qe i futem tek Citroeni Berlingo, u ulem me nga nje birre ne dore.
-Atje kush do te te ndihmoje.
-Nuk e di, ndoshta do gjej ndonje atje.
-Pse nuk merr ate mongolen.
-Ku i mban dot ajo gjith keto krevarte.
-Si shum krevarte ke marre, ç'i do kaq shume.
-Ate e di une, ti vjen dot te me ndihmosh, 800 km eshte nga ketu.
-Po ç'a te vij deri ne France, pastaj ti paguan shum dobet, mir me perpara okej, se kishe vetem pensionin, po tani qe ke marre 300 mij euro, ti vazhdon akoma njesoj, ankohesh, pagesen e ben ibret.
-Jo-jo, do te pagoj mire kesaj rradhe, eshte i rregulluar ky merak.
-Kur mendon te nisesh, dhe sa zgjat udhetimi.
-Per mua qysh tani, udhetimi zgjat njaaa 10-11 ore.
-Jo-jo, une tani do iki ne shtepi, do bej pazarin me gruan si e shtune qe eshte, biles jam vone - pash oren qe shenonte 3 - pastaj makinen ku do e le ketu, joo, neser ne mengjez po, ndoshta, -nxorra telefonin dhe morra gruan.
- He babuçi do nisesh - u ndigjua zeri i saj.
- Po tani do nisem po ndigjo, ky do qe ti ndihmoj ne France, flitet per neser ndoshta.
- ç'a te te them, si te duash, megjithse nuk ia vlen, - ne fakt ajo sa here qe i thoja se; neser do shkoj tek Williami per pune, me kundershtonte duke me thene se; ai me shfrytezonte. Kish te drejte ne fakt, se ai paguante 5-6 euro ora, nderkoh qe 7 euro ora ishte minimumi, dhe puna e bahçes, pastrimit te shtepise, etj, ne fakt paguheshin 8-9 euro ora, kudo.
  Me Williamin e lame te takoheshim ne nje pike afer autostrades, rreth ores 7 per ta mos munduar makinen me rimorkio, te futej ne qytet. I binte te niseshim te djelen ne mengjez, dhe te ktheheshim te marten. Te marten e kisha pushimin tim, ndersa per te henen do e zevendesoja me mbioret. Per ta lehtesuar edhe shume Williamin, i thashe se oret gjate udhetimit, 11-12 ore vajtje e ardhje, nuk ishte i detyruar te me paguante. Vete premtimi i tij se do t'me paguante mire, me nxiti ta lehtesoja nga ky detyrim. U ndie sikur fluturonte ne qiell, dhe u ndame. Ate mbasdite e binda gruan se Williami kish ndryshuar pak, ishte bere me dorleshuar.
-Ja shife, sot pretendoja te mirrja 30-35 euro per 7 ore pune, me dha 50 euro.
Gjate darkes, pregatita buken per dy dite, 1 shishe uje, dhe qaforen me konjak, plus 3-4 karamele. Morra shefin ne telefon dhe i thash se te henen nuk do vija ne pune dhe te ma zevendesonte.
 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0