Home | Opinion | Gjermania mbështet fort projektin e korridorit të jugut

Gjermania mbështet fort projektin e korridorit të jugut

image
Korridori i Jugut përmbledh këto linja tubacionesh trasportuese gazi: gazsjellësin Nabuço (Nabuko), gazsjellësin Trans Adriatic (Adriatik), gazsjellësin White Stream (Uajt Strim) dhe gazsjellësin ITGI (Turqi-Greqi-Itali).Shqipëria ka shpresuar të përfitojë prej këtyre gazsjellësve...

 

Nga Orhan Zarshati

“Korridori i Jugut do të jetë një shtesë suplementare e nevojshme e linjave të tubacioneve ekzistuese të furnizimit me gaz”, tha Ambasadori i Gjermanisë në Azerbaixhan, Herbert Quelle (Kvele), në prag të kremtimit të Ditës së Ribashkimit të Gjermanisë, që përkon më 3 tetor. Sipas Quelle, Gjermania së bashku me shtetet e tjera anëtare të BE-së, është mbështetëse dhe favorizuese e fortë e Korridorit të Jugut, cilitdo gazi apo naftësjellësi t’i takojë ai.Shpresoj tha Quelle, se vendimi për rrugën, apo gjurmën e kalimit të gazsjellësit, të merret këto ditë; mbasi Korridori i Jugut është një prioritet i projektit për energji të Bashkimit Europian. Ai do të diversifikojë rrugët dhe burimet e furnizimit me energji dhe do të rrisë sigurinë për energji të BE-së. Korridori i Jugut përmbledh këto linja tubacionesh trasportuese gazi: gazsjellësin Nabuço (Nabuko), gazsjellësin Trans Adriatic (Adriatik), gazsjellësin White Stream (Uajt Strim) dhe gazsjellësin ITGI (Turqi-Greqi-Itali).Shqipëria ka shpresuar të përfitojë prej këtyre gazsjellësve, por deri sot ka dështuar, sepse e ka penguar seriozisht “Greqia mike me të cilën ka marrëdhënie të shkëlqyera”, sipas politikanëve mjeranë e të nënshtruar shqiptarë! Gazi që do të prodhohet në fazën e dytë të shfrytëzimit të Fushëburimit Shah Deniz në Azerbajxhan; është pranuar të jetë burimi kryesor i projektit të furnizimit me gaz të Korridorit të Jugut. Rezervat e atij burimi janë vlerësuar të jenë 1.2 trilionë metra kub gaz natyror. Ndërsa, nëpërmjet projektit të Shah Deniz 2, Azerbajxhani ka planifikuar të transportojë për në Europë, 10 miliardë metra kub gaz. Konsorciumi për zhvillimin e Fushëburimit Shah Deniz, ka pritur propozime, që vijnë nga projekte të ndryshme linjash tubacioni për transportimin e gazit (gazsjellës), deri në afatin 1 tetor 2011.

Bazuar në këto propozime, rruga për transportimin e gazit nëpërmjet këtyre gazsjellësve, do të përcaktohet deri në fund të vitit 2011.Ambasadori gjerman Herbert Quelle, vuri në dukje se mandati i kohëve të fundit i 27 vendeve anëtare të BE-së,që do të paraqitet në Komisionin e BE për të negociuar me Azerbajxhanin dhe me Turkmenistanin, në kuadrin e gazsjellësit Trans Caspian (gazsjellësi i Transkaspikut), e ka çmuar rolin e këtyre dy vendeve lidhur me nevojat e Europës për energji. Ambasadori gjerman tha: “Me zbulimet e reja të gazit, Azerbajxhani do të marrë rëndësi si një furnizues gazi, si dhe do të jetë gjithashtu një vend tranziti për transportimin e gazit”.Sot, rezervat e vërtetuara në gaz të Azerbajxhanit, vlerësohen në rreth 2.2 trilionë metra kub gaz; por mbas verifikimit, sasia e rezervave të gazit në fushën gazmbajtëse të Apsheronit, mund të arrijë shifrën prej 2.55 trilionë metra kub gaz.Lidhur me marrëveshjen ndërmjet Azerbajxhanit dhe Turqisë, ambasadori Quelle tha se ai shpreson, që ajo do të nënshkruhet së shpejti. “Ne shpresojmë, që marrëveshja ndërmjet Azerbajxhanit dhe Turqisë, si një faktor i nevojshëm për të arritur në një rezultat me projektet e Korridorit të Jugut, do të nënshkruhet së shpejti”.

Niveli i tanishëm i tregtisë dhe i bashkëpunimit ndërmjet Gjermanisë dhe Azerbajxhanit, është i mirë, por këtu ka hapësirë për përmirësime, nënvizoi Quelle. “Gjermania dhe Azerbajxhani janë vetëm dy aktorë në një procesi të quajtur globalizim. Ashtu siç tha para pak kohe Ministri Federal i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle, “Burimet dhe kapitali kryesor i gjermanëve janë të pakta”. Ne kemi burime natyrore shumë të kufizuara në nëntokën tonë. Azerbajxhani është i bekuar me naftën dhe gazin që ka. Nëse dëshironi ne mund tu ndihmojmë, që me këtë pasuri që keni të rroni në begati dhe jo të hidhëroheni siç kemi parë shembuj të tillë, që kanë ndodhur në histori”, përfundoi ambasadori gjerman.Vitin e fundit, vëllimi i këmbimeve tregtare ndërmjet Azerbajxhanit dhe Gjermanisë, ka qenë aty rreth 2 miliardë eurove. Azerbajxhani po tregohet i zgjuar, mbasi nuk i ka varur shpresat vetëm tek pasuritë e mëdha, që i ka dhuruar natyra, si nafta dhe gazi, por është duke zhvilluar sektorë të tjerë të ekonomisë duke e shikuar me realizëm perspektivën e mbarimit të burimeve të naftës dhe gazit.

Gjermania ka një vështrim të qartë për zhvillimin e burimeve alternative të energjisë, nga i cili mund të përfitojë dhe Azerbajxhani, tha ambasadori gjerman. Azerbajxhani, po tregohet i kujdesshëm dhe po punon në drejtim të zhvillimit të sektorëve industrialë, që nuk kanë lidhje me naftën dhe gazin; fakt ky, që e vuri në dukje dhe e vlerësoi edhe ambasadori gjerman.Shembuj të tillë, që mbajnë parasysh prognozën e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, nga shtete, që natyra u ka dhuruar pasuri shumë më të mëdha se Shqipërisë, mendojmë se duhet të mbahen parasysh dhe nga Shqipëria; e cila ka treguar se deri sot nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur këtij momenti strategjik, të zhvillimit ekonomik racional.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
2.00