Home | Opinion | Mendimi politik dhe thirrja për ndryshime

Mendimi politik dhe thirrja për ndryshime

image
Politikat tona çoroditëse të dëmshme për shoqërinë tonë. Mëngjesin e fillojmë me gënjeshtra??  Kur flet me dikë dëgjon gënjeshtra... Kur dëgjon politikanët tanë dëgjon gënjeshtra.... 

 

 


Gazmend Islami

 

 


Kosova një vend i vogël që mezi e gjen në Atlas, nuk ka diçka të veçantë, që të tjerët të na kujtojnë? Nuk ka beteja të mëdha që kemi bërë gjatë gjithë historisë. Historia jonë është vajtuese me kënge kreshnike dhe me diabolizem patriotik. Dikur na thuhej si fëmijë se krejt bota e njeh pasurinë e Kosovës, e tash e shoh se atë nuk e njohin as vendet përreth. Dikur na thuhej se po vidhet rryma nga serbët e tash ne po e vjedhim vetveten. Dikur pasuritë tokësore e nëntokësore eksplatoheshin nga Beogradi, e tash ne nuk jemi të zotët as t’i menaxhojmë ato. Pra fajtorë janë shqiptaret të cilët janë të papërgatitur për të ditur si udhëhiqet shteti.

Politikat tona çoroditëse të dëmshme për shoqërinë tonë. Mëngjesin e fillojmë me gënjeshtra?? Sa t’i hapim sytë. Kur dëgjojmë lajmet janë gënjeshtra, kur dalim në kularë dëgjon gënjeshtra. Kur flet me dikë dëgjon gënjeshtra... Kur dëgjon politikanët tanë dëgjon gënjeshtra.... me një fjale krejt çka shihet me sy dhe dëgjon me vesh është gënjeshtër. Asnjeri nga ne kur zgjohet ne mëngjes, nuk zgjohet me realitetin se jemi shteti me i varfër në Evropë. Lajmet janë te pavërteta, mirëpo asnjëri nga ne nuk del të thotë hapur si shoqëri se politikanët tanë po e çojnë vendin në humnerë të pafund... Heshtin dhe asnjeri nuk mendon se duhet vepruar më ndryshe sesa veprojnë tash.

Tensioni është bërë pothuajse i padurueshëm, ndryshuesit gjithashtu po i dallojnë vetëtimat prapa reve. Por ata ngurrojnë të sulmojnë njeriun më të fuqishëm në Kosovë, njeriun më të pushtetshëm, që i ka marr të gjitha frenat në duart e veta. Ndryshuesit nuk ndihen ende të sigurt, ende janë të paktë në numër, ende jo aq të vendosur, jo aq të guximshëm sa te përleshen me të vërtetën. Ndryshuesit e thurur me aq vështirësi, rrezikohen edhe të shkatërrohen.

Nuk ka shtete në Evropë që do të mund të jetonte me 80 përqindje papunësi dhe me çmime astronomike. Askush nuk do të mund të përballonte jetën me 87 cent në ditë përveç neve që gënjehemi me vetveten. Asnjeri nga ne nuk mendon se natyra jonë është më e ndotura në rajon. Nuk mendojmë që kemi shkallën më të lartë të sëmundjeve kancerogjene dhe me hipertension dhe diabet duke ju falënderuar atyre që ceka me lartë. E kjo shoqëri..., a meriton Qeveri më të mirë sesa ka apo vlen slogani “Çdo popull meriton Qeverisjen që ka”.

Populli duhet kërkuar më shumë - duhet ecur me boten e qytetëruar, duhet ecur me vendet e rajonit. Politikat tona afatshkurtër dhe afatmesëm nuk i sjellin vendit tonë ndonjë të mirë. Tash se fundmi qytetarë të dashur ka filluar edhe një betejë e re politike me Serbinë, e cila qysh në fillim ishte e dështuar për ne. Në këto bisedime nuk kemi koncept, nuk kemi transparencë, nuk kemi vizion. As për të tashmen e as për të ardhmen. Klasa politike fëmijëve tanë po ju lë një barrë të rënd mbi supet e tyre. Ti këqyrim disa nga dobësitë e delegacionit tonë?

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00