President “i pafat”!
A eshte ne kopetencen e Presidentit, ta shkrije kete Parlament qe s’funksionon ?
Nga Drita Klosi
Gjitheandej nga qarqet politike, qofte nga jashte apo dhe nga brenda ( psh. SHBA dhe Europianet dhe Presidenti shqiptar), vjen tashme, nje orientim mjaft i turbullt; Partite politike te ulen dhe te negociojne se bashku per te dale nga kriza e veshtire ku ndodhemi. Ky orientim apo propozim me duket aq i ceket dhe qesharak, ne mos i demshem. A ka mundesi ( imagjinoni), dy qen te uritur, ku qendrojne perballe njeri-tjetrit dhe midis tyre nje cope mishi, A ka force ne bote, qe t'i qetesoje, ato kafshe,qe t’ju kthjeje atyre llogjiken, kur ato jane aq te uritura!?
Sic duket nuk ka gjasa qe dy Partite te ulen, sepse ato jane gati te vrasin njeri – tjetrin, ata jane « armiq « te njeri – tjetrit, vec per te mbajtur pushtetin. Por, teksa kujtoj » Mbledhjen e Mukjes », ku perfaqesuesit e PKomuniste, pranuan programin e Ballit Kombetar per te luftuar pushtuesit ne ato vit, mendoj dhe pyes: - A mund te ndodhe kjo sot ?
Tani ky shembull me duket krejt i larget dhe natyrshem dikush do te pyese : po cfare duhet bere ne kete rast ? Po iu kujtoj vezen e Kolombit ?!
Ndersa, Presidenti - thote se - «kombi shqiptar jeton ne kohe te veshtira ».
Atehere, a eshte ne kopetencen e Presidentit, ta shkrije kete Parlament qe s’funksionon ? Ku vriten njerez ? Ku ka terror ! Kur ky Parlament drejton gishtin mbi Presidentin !
Dhe se fundi, cfare do te ndodhte nese ky President do te paralajmeronte shperndarjen e ketij Parlamenti ?




del.icio.us
Digg

Post your comment