* * *
Po s’kishe cilësinë Nr. 4 s’mund të kesh cilësinë e I. Po s’ke cilësinë Nr. 2, s’mund të kesh cilësinë Nr. 3 apo anasjelltas.
Nga Pjerin Thomai
Pjesë nga intervista dhënë më 1995
Ajo (jeta) është e gjatë dhe larmishme e nuk kërkon vetëm ide fikse të cilat ti i ke menduar (apo hedhur në treg) më përpara. Jeta ndryshon, marrëdhëniet e ndryshme ndërshtetërore ndryshojnë e ty të duhet të ndryshosh idenë. Pra jeta pranon dhe elasticitetin, kompromisin, neutralitetin, revizionizmin. Nuk mund të ndryshohen vetëm parimet kryesore, të cilat i pranojnë shumica e shteteve. Nuk mund të ndryshojë ndershmëria, paanësia dhe trajtimi (brenda normave të pranuara nga të gjithë) i shtetit kundrejt qytetarëve të tij.
E rëndësishme për një president është 1) të jetë i ndershëm në radhë të parë, 2) të jetë për unitetin e kombit (jo me dhunë si E. Hoxha), 3) të dëgjojë çdo mendim që i vlen Shqipërisë, 4) të mos mendojë për veten e tij (për lavdia e tij) po për Shqipërinë.
Këto janë për mua të paktën 4 pikat kryesore, të tjerat vijnë e rregullohen avash-avash.
-A i plotëson Sali Berisha këto 4 kritere.
-Jo, nuk i plotëson. Thuhet nga disa se, Sali Berisha është i ndershëm. Lind pyetja, si mund të jetë i ndershëm një njeri që pretendon se punon për Shqipëri, kur nuk dëgjon këshilla nga njerëz që janë në një rrugë me të, në rrugën drejt lirisë, demokracisë e prosperitetit të Shqipërisë, siç pretendon të jetë S. Berisha. Mirë zërin e atyre që janë nga kampi kundërshtar se dëgjon, po zërin e atyre që s’i ka kundërshtar pse nuk i dëgjon. Mos ka rrugë tjetër, mos ecën në rrugë tjetër, jo në rrugën e lirisë, e demokracisë e prosperitetit të kombit tonë, që nuk dëgjon apo mos i duhet vetja shumë më lart se të gjithë shqiptarët që nuk dëgjon, i ka hyrë vetja në qejf ndoshta. Mundet të jenë të dyja, rruga jo drejt lirisë, demokracisë e prosperitetit, në të cilën ne kuptojmë se po ecim, e mendjemadhësia e tij, kthimi i çdo gjëje në funksion të lavdisë së tij (së vet). Vetëm këto dy gjëra që përmenda, vërtetojnë se ai nuk është i ndershëm. Të katër pikat (cilësitë) që përmenda, kanë lidhje me njëra – tjetrën. Po s’kishe cilësinë Nr. 4 s’mund të kesh cilësinë e I. Po s’ke cilësinë Nr. 2, s’mund të kesh cilësinë Nr. 3 apo anasjelltas. Gjer tani, Sali Berisha s’e ka treguar veten si përfaqësues i unitetit të kombit, e as përfaqësues i të gjithë shqiptarëve. I mungon pika 2, e automatikisht s’ke as pikat 1,3,4. Pra bie poshtë hipoteza që qarkullon nëpër ambiente publike se: ai eshte i ndershëm.
-Flitet se ai s'i ka mbushur xhepat me lekë apo dollarë, të tjerët po, kanë përfituar, kanë hapur firma, kanë llogari rrjedhëse këtu apo jashtë.
-Kësaj që thoni ju, që vërtet kështu flitet andej – këndej, unë i përgjigjem me pyetje: si ka mundësi që babai i një shtëpie nuk vjedh ndërsa bijtë e tij vjedhin e abuzojnë me ç’të mundin. Babai në këtë rast ose është qorr, ja hedhin, megjithëse kjo e ka përgjigjen, se ja thonë përditë të tjerët (gazetat etj), ose përfiton nga ato abuzime, ka dhe ai pjesën e vet, në mos të luanit, të çakallit po. Edhe sikur ta mendojmë se ai s’ka pjesë në këto abuzime e korrupsion, vetë fakti që i lejon apo që nuk ndalet t’i trajtojë ( të mirret) të paktën me këto probleme që po kangrenizojnë Shqipërinë, tregon se ai s’mendon seriozisht për kombin tonë, veçse për lavdinë e tij. Pra i mungon pika 4, e automatikisht s’mund të kesh pikën 1,2,3. Vetë patosi me të cilin flet, ngatërrimi me fjalët e veta, tregon se çdo fjalë që nxjerr nga goja, nuk e nxjerr nga arsyeja e shëndoshë për shërimin e plagëve të Shqipërisë, por nga instiktet e verbra të vetlavdisë, të egos e cila e udhëheq në veprimtarinë e tij si kryepushtetar i Shqipërisë.




del.icio.us
Digg

Post your comment