Analiza e Librit “Unë Ramiz Alia Dëshmoj për Historinë” (II)
“Aty merrnin pjesë I.Kadare dhe L.Omari, S.Berisha dhe I.Lleshi, G.Pashko dhe T.Daija e kështu me rradhë”.
Nga Pjerin Thomai
“Eksodi i 2 korrikut – padurimi për hapje”.
Në këtë kapitull Ramizi thotë: “Pushtimi i ambasadave ndodhi në një kohë kur ligjërisht u ishte njohur qytetarëve e drejta e qarkullimit të lirë në botë…”.
Ligjërisht, shqiptarëve u ishin njohur plot të drejta z.Ramiz, por faktikisht nuk u ishte njohur asgjë nga qeveria e ndyrë e tyre. Në këtë kapitull Ramizi, hedh dyshimin se 2 korriku është dorë e serbëve, sepse më 2 korrik ishte dhe kuvendi i Kosovës. Pse të mos mendojmë që ishte dora e sigurimit shqiptar, jo vetëm se për 2 korrikun flitej 2 ditë para, se diçka do ndodhte tek rruga e ambasadave, por edhe për të diskretituar demostruesit, se ja kur në Kosovë mblidhen përfaqësuesit shqiptarë për pavarsi, në Shqipëri një grup të shiturish e të gënjyerish destabilizojnë gjendjen, në vend që të ndihmojmë vëllezërit tanë në Kosovë. Kjo psikollogji, i vinte për shtat vetëm Ramizit e veglave të tij, pra sigurimit. Aq më tepër që populli s’dinte gjë se ç’do bëhej në 2 korrik në Kosovë. Këto gjëra i dinin vetëm përfaqësuesit që do mblidheshin atë ditë dhe spiunët, agjentët me lojë të dyfishtë, që s’ka burrë nëne t’i kuptojë se kujt i shërbejnë në të vërtetë, kësaj pale apo palës tjetër. Është e vërtetë se dobësimi i Shqipërisë, destabilizimi i saj sjell shtypje të mëtejshme në Kosovë nga ana e serbëve, por është pikërisht klasa në fuqi që sjell këtë destabilizim. Se janë mediokër, idiotë, apo se duan të bëjnë lojra politike, lojra me agjentë të dyfishtë, të ashtuquajtur patriotë, që e dëmtojnë Shqipërinë çdo ditë, kjo gjë ngelet prap faji i shtetit e qeverisë shqiptare, i këtij shteti të flliqur e antipopullor. Në këtë kapitull, Ramizi për mbajtjen gjatë në ambasada të njerzve që kishin hyrë, fajin ia hedh vet ambasadave. Hedh dyshime për jashtë, ndërsa vetë është i pastër. E di dhe e ndjen i shkreti që është i dhjerë, por këtë dhjerje përpiqet ta paraqes pa erë, ta justifikojë me faktin se kur fajti për të dhjerë e gjeti derën mbyllur. Ç’të bënte i shkreti.
“Sidoqoftës, zgjidhja që i dhamë këtij problemi, duke evituar si konfliktin e brendshëm (përleshjen me të rinjtë), ashtu edhe acarimin me jashtë (sepse u be ndërmjetse OKB), ishte rruga më e drejtë që mund të gjendej”.
Harron ose bën sikur harron se rruga Kavajës pranë ambasadave u mbush me pellgje gjaku, që dukeshin (diçka më pak) dhe të nesërmen, mbasi rrugët u pastruan e u lanë për gjithë natën. Atë natë pati shumë të arrestuar, të filmuar, të torturuar ku flitet se ka pasur dhe të vrarë, prandaj dhe u lanë ambasadat të hapura me datë 3,4,5,6 dhe 2-3 orë paradite e 1-2 orë mbasdite. Për këtë duhet të fliste Ramizi, e jo të justifikohet.
“Pluralizëm mendimi përpara pluralizmit partiak”.
Fillimi i këtij kapitulli shohim që qënka me kontradikta.
“Takimi me intelektualë të përmendur të kryeqytetit u zhvillua në një kohë kur tensioni social ishte rritur shumë. Nuk kishte ende kampe opozitare, por njerzit e shihnin me dyshim njëri-tjetrin, në mjaft raste edhe me inat. Në shtyp debati ishte gjallëruar. Kishte dalë problemi i rigjykimit të së kalurës. Flitej për heqjen e busteve të Stalinit”.
Por a nuk ishin këta njerëz që kërkonin këto gjëra, opozitare. Opozitarë, që ju z.Ramiz, si klikë në fuqi, nuk i lejonit të formonit kampin e tyre opozitar. Pikërisht se i shtypnit e nuk i lejonit.
“Aludohej thuajse hapur për ekzistencën e një disidence shqiptare”
Mos vallë ju z.Ramiz, nuk e pranoni ekzistencën e disidencës, që këtu në këtë shkrim dyshoni se ka ekzistuar, por dhe që nuk e mohoni kategorikisht. Në fakt shkrimet dhe mendimet tuaja kështu kanë qenë, as peshk as mish. Traktet që janë hedhur kundër pushtetit tuaj, parrullat, poezitë e aksione të tjera, a nuk quhen veprime disidentësh. Mund të thuhet kjo, që diktatura ishte aq e egër sa çdo veprim disidenti, shuhej dhe përpiqej nga organet tuaja të mos kishte jehonë më tej. Diskreminohej personi e mundësisht të quhej i sëmurë psiqik. E të mos harrojmë se kjo nuk është vetëm metoda ruse, por dhe metoda amerikane, për të cilësuar kundërshtarët.
“Ndërkaq, ishin vendosur lidhjet e para midis “Zërit të Amerikës” dhe disa intelektualëve të vendit, të cilët preferonin t’i drejtoheshin popullit nga ana tjetër e globit, në vend që të shpreheshin në shtypin shqiptar, i cili me të vërtetë pati dëshmuar një shkallë hapjeje mjaft më të madhe se më parë”
Pati dëshmuar një hapje për ata që kishin viston e kuqe nga pushteti. Edhe unë z.Ramiz shkruajta një artikull, vërtetë diçka më e fortë se se ata që kishin shkruar gjer atëhere, por që “Zëri i Popullit” nuk ma botoi. Edhe atë hapje, klika juaj e kontrollonte sa duhej. Lind pyetja, kush kishte telefon atëhere, pikërisht njerzit e lidhur me pushtetin.
“Ndërkaq, duhet të pohoj që duke shkuar në këtë takim, unë kisha një farë tendence. Synoja të afirmohej nevoja e nxitjes së pluralizmit të mendimit, por jo më shumë, sepse bindja ime ishte se vendi dhe partia nuk ishin përgatitur për pluralizëm partiak. Mungonte kultura e nevojshme demokratike, toleranca, durimi e respekti, si elemente të domosdoshme për një shoqëri me shumë parti”.
Ndërkohë që Ramizi synonte të afirmohej nxitja e pluralizmit të mendimit, nga ana tjetër nuk lejonte mendimin oponent. Këtu thotë se mungonte kultura, toleranca etj. Ndërkohë që këto gjëra i mungonin vet atij e klanit që e rrethonte.
“Është fakt që asnjëri prej tyre (intelektualët) nuk e shtroi as në parim, jo më për veprim konkret, çështjen e pluralizmit. Atë, diku nga fundi i takimit, e hapa unë vetë. Intelektualët edhe kur u pyetën, nuk u shprehën pro”.
Pak më sipër Ramizi thotë se tendencën e kishte vetëm për pluralizëm mendimi e jo për pluripartizem, sepse siç thotë dhe vetë mungonin gjithë ato gjëra. Ndërsa këtu thotë se e hapa nga fundi çështjen e pluripartizmit. Kjo tingëllon si tallje. Ose i ka provokuar. Nëse u ja ka thënë për provokim, kjo ka diçka nën kësulë, pra në mendje. Si duket u ka matur pulsin, e në fund ka dashur të përgatisë shpirtërisht e mendërisht dhe kryetar partish, pra si opozitar.
“Nuk ishte thirur për takim disidenca, që nuk ekzistonte si e tillë, por intelektualët e shquar të çdo drejtimi, të majtë, të djathtë apo të paangazhuar”.
Kontradikta edhe këtu vihet re, shumë qartë si dhe rreshtat e tjera që kaluan. Edhe thotë se nuk ishte thirrur disidenca, pra e pranon si fakt se nuk e thiri edhe thotë se nuk ekzistonte. Është si të thuash se unë nuk e thirra Evropën psh se Evropa nuk ekzistonte. Ramizi ose duhet të rregullojë shprehjen, të thotë se nuk dukej ndonjë shenjë disidence në Shqipëri, nuk ekzistonin disidentët, e për pasojë s’kisha kë të thirrja, ose të pranojë që s’kish dëshirë ti thërriste, gjë që është e vërtetë. Shprehja që thotë Ramizi është si ti mohosh ajrit oksigjenin. Shprehje më të kamufluar se kjo, lexuesi zor se do të gjejë. Ramizi e ka lënë pikërisht kështu të kamufluar, se s’ka burrërinë, arsyen, paanshmërinë, ta hedhi poshtë ekzistencën e disidencës. Nëse ai e ka lapsus atë shprehje, pra e mohon ekzistencën e disidencës, kjo tregon se ai është antishqiptar e gënjeshtar. Kjo tregon se ai e paraqet Shqipërinë para botës si vend të shplarë, popullin tonë si raja e pa pikë karakteri. Ai i thotë botës, “ja Shqipëria, s’ka pasur disidentë”. Dëm e turp më i madh, nuk ka, ta paraqitësh Shqipërinë pa disidentë. Ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe. “… por intelektualët e shquar të çdo drejtimi, të majtë, të djathtë apo të paangazhuar”. Nga na dolën këto të majtë e të djathtë etj., kur në atë kohë s’ekzistonin këto, e kur në të njëjtën kohë synohej pluralizmi i mendimit e jo pluralizmi. Këtu shohim mungesë koherence. Si duket degradenca ka bërë punën e vet tek Ramizi.
“Aty merrnin pjesë I.Kadare dhe L.Omari, S.Berisha dhe I.Lleshi, G.Pashko dhe T.Daija e kështu me rradhë”.
Këto si duket qenkan të majtët, të djathtët e të paangazhuarit, ndoshta të caktuar qysh atëhere për rolin që do të loznin. Pinjollët e PPSH ose të përkëdhelurit e saj quhen nga Ramizi “intelektualë të shquar”, në një kohë kur njerëz të shquar janë të tjerë e jo këta që quhen njerëz me njollë, e që njihen tashme nga populli.
“Përsa i përket pluralizmit partiak, si thashë, këtë temë nuk e preku askush me inisiativën e tij. Atëhere unë, në mënyrë të drejtëpërdrejtë, shtrova çështjen; Ç’mendoni për pluripartizmin? Si të veprojmë? Pati një pauz të vogël siç ndodh zakonisht kur secili pret se kush do fillojë i pari. E filloi L.Omari. U zgjat duke shpjeguar “ç’është demokracia, si realizohet ajo, ç’është pluralizmi etj. etj.”. E përfundoi bisedën e tij me mendimin që duhet nxitur shfaqja e lirë e opinioneve në kuadrin e sistemit ekztues dhe të organizmave të tij. Foli S.Berisha. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e shprehjes së lirë të mendimit por theksoi se populli ynë nuk është i përgatitur për pluralizëm partiak”.
Lind vetvetiu pyetja, si ka mundësi që S.Berisha ka qenë i bindur se populli nuk është i përgatitur për pluralizëm partiak, ndërsa vet u transformua në politikan opozitar, mbas 3-4 muajsh. Kjo ka dy përgjigje: ose është kameleon, ndryshon shumë shpejt, ose është caktuar nga Ramo e klika e tij, për të zbutur urrejtjen e popullit e veçanërisht të shtresës së të përndjekurve politik. Sidoqë të jetë o njëra e tjetra, ky njeri nuk mund të quhet veçse njeri negativ. Siç e tregoi dhe koha.
“Po përpiqem të paraqes në mënyrë të përmbledhur dhe sa më afër realitetit të kohës ato që thashë unë në takim. … Ajo që ngjau në vendet e Lindjes i ka dhënë zemër antikomunizmit në të gjithë botën”.
Ramizi kujton se ka qenë sistem komunist. Ndëkohë që ka qenë sistem i socializmit shtetëror, gjë që Marksi me Engelsin e kanë kritikuar më shumë. Ramizi nuk pyeste pse ngjarjet e Lindjes i kanë dhënë zemër antikomunizmit. Mos vallë fajin e kanë udhëheqsit e këtyre vendeve, përfshi dhe Ramizin me klikën e tij. Mirpo Ramua e përjashton fajin nga vetja e vet, gjersa pak më poshtë vazhdon:
“Tani shigjetat e reksionit janë drejtuar kundër nesh”.
Harron i shkreti se vet ai me klikën e tij kanë qënë reaksionarë, e pengues për ecjen përpara të forcave prodhuese të zhvilluara.
“Qëllimi është të përmbyset pushteti që ekziston tek ne, të likuidohet rendi socialist. Pra, synohet që dhe në Shqipëri të arrihet ajo që u realizua në vendet e Lindjes”.
Z.Ramo harron apo nuk e di, se njerzit apo populli shqiptar dëshironte vet të përmbyset ai sistem feudalësh e jo socialist.
“Eksperienca po tregon që këtij qëllimi reaksioni botëror po përpiqet t’ia arrijë pa vepruar vetë direkt, sidomos me forcë, por duke frymëzuar e ushqyer masat me pakënaqësi ndaj realitetit, duke krijuar incidente brenda vendit, duke diskretituar pushtetin, organizmat e tij”.
Këtu Ramua duket sikur ka pirë hashash. Kontradiktat e tij vazhdojnë. Thotë se: “reaksioni botëror po përpiqet t’ia arrijë pa vepruar vetë direkt… por duke frymëzuar e ushqyer masat me pakënaqësi ndaj realitetit… Si u frymëzokan masat, indirekt nga reaksioni, kur socializmi është rendi më i përparuar e zhvilluar. Me të drejtë lind pyetja: mos vallë në Shqipëri nuk ka pasur socializëm, pra rend të zhvilluar, ose ka pasur një grup të vogël njerzish. Si mund të frymëzohem unë (populli) nga reaksioni, kur sistemi socialist mbron të drejtat e mia, punën time, mirëqënien time. Kuptohet ashiqare z.Ramiz se ai sistem, mbronte të drejtat tuaja, mirëqënien tuaj, pra të byroistëve e bishtave të tyre që ju mbështesnit. Brezave që vijnë, ju duhet thënë e vërteta z.Ramiz. Pakënaqësinë e masave ndaj realitetit e krijuat ju e sistemi që mbronit, që siç e kam shpjeguar në shkrimet e mëparshme, ka qënë socializëm shtetëror i ndërthurur dhe me ca elementë të socializmit feudal. Nëse ai sistem do të qe me të vërtetë komunist (gjë që është e vështirë në një vend të prapambetur e të vetëm), populli nuk do të ndikohej fare nga jashtë.
“Armiqtë e jashtëm, në luftën e tyre kundër Partisë sonë, kanë gjetur mbështetje edhe brenda vendit. Ekzistojnë kushte që i japin mundësi zhvillimit të veprimtarisë së tyre. Mbështetjen ata e kanë gjetur në njerëz të disponuar për një alternativë tjetër, jo socialiste, pra në individë që janë kundër socializmit. Armikut ia lehtësojnë punën disa mungesa reale që ekzistojnë, gabimet e dobësitë që mund të jenë shfaqur në zhvillin tonë të brendëshëm”.
Ramiz “reformatori” siç pëlqen ai ta quaj veten, sheh armiq atje ku kërkohet ndryshim të situatës. Me këtë shprehje këtu, Ramizi jo vetëm që tregon mentalitetin e tij, lakuriq fare, por hedh poshte çdo pretendim të tij (në këtë libër) si reformator.
“Armikut ia lehtësojnë punën disa mungesa… “.
Vetëm me këtë shprehje Ramizi e klani i tij justifikojnë shtypjen ndaj çdo zëri a kritike që ngrihet kundër tyre. Ata etiketojnë si armik çdo njeri që ngrihet kundër mungesave, padrejtësive, varfërisë etj.etj. Të bukur llogjikë që paraqet Ramizi në fund të shekullit 20 (1990), e aq më tepër që hiqet si njeri që kërkon ndryshime, si reformator. Ky dyzim i Ramizit është karakteristikë e tij që vjen jo nga dëshira për ndryshime radikale, por dëshirë për ndryshime aq sa e lejon psikologjia e tij, rehatia e tij, mosprekshmëria e tij, prandaj dhe Ramua kërkon të jetë vet në krye të ndryshimeve që ti kontrollojë sa më mirë. Në libër jepen mendimet e të ashtuquajturve intelektualë.
E nis “shoku Çesk Zadeja” me ndjenjat e inteligjencës për socializmin që janë të sinqerta.
Shohim që aty kanë marrë pjesë, Sali Berisha, Ismail Kadare, Viktor Gjika, Luan Omari, Dhimitër Shuteriqi, Ismail Lleshi. Të gjithë janë për pluralizmin e mendimit brenda kuadrit ekzistues, për mbarvajtjen e punëve, për një informacion më të saktë nga rrethet, kooperativat etj. Me një fjalë asgjë e re nga ato që populli i thjeshtë i diskutonte me kohë, por me zë të ulët. Ky kapitull mbyllet me pyetjet e Ismail Kadaresë (kandidat për çmim Nobël). “Lidhur me kuptimin e pluralizmit, unë këtë problem nuk e kam shumë të qartë nga ana juridike, nuk e di statusin e tij”. I përgjigjet sh.Ramiz Alia. “Nuk ta beson njeri ty të thuash se nuk e kupton ç’do të thotë pluralizëm. Ta thotë ndonjë tjetër, po, edhe mund të pranohet, po ti të mos e dish?! E di ti e di” Vazhdon kandidati për Nobël. “Nuk e kam të kthjellët se ç’kuptohet me këtë fjalë tek ne”. I përgjigjet shoku i tij po kandidat, por për tjetër titull, çmimin Gorbaçov, pra shoku Ramiz Alia. “Ta them unë, meqë nuk e paske kuptuar. Me pluralizëm politik kuptohet që përveç partisë së Punës të Shqipërisë të ketë dhe një ose disa parti të tjera, socialdemokrate, republikane, liberale, të të gjelbërve ose të ekologjistëve, që u përmend këtu. Ky është koncepti për pluralizmin politik” “Shoku Ismail Kadare: Ky është një problem mjaft i vështirë për tu trajtuar aktualisht, sepse ka shumë ngarkesa politike rreth tij”. “Shoku Ramiz Alia: Ka ndonjë mendim tjetër?... Mirë, meqë siç duket, nuk… Ju faleminderit shumë për mendimet e vlefshme që thatë…”
E kështu mbyllet kjo shfaqje kllounësh të politikës shqiptare, e cila duket si një shfaqje teatrale, se sa një mbledhje serioze për fatet e popullit tonë. Na habit fjala e kandidatit për çmimin Gorbaçov z.Ramiz, kur thotë: “ose të ekologjistëve, që u përmend këtu”. Pra libri nuk na e jep të plotë se ç’është diskutuar, ose është diskutuar një herë në prapaskenë e kjo që jepet këtu është skena, pjesa teatrale e lozur shumë bukur nga njerzit e besuar të Partisë e të Shtetit, nga gishtrinjtë e dorës që për Partinë ishin si drita e syve. Ndërkohë na habit fakti që kandidati tjetër, për çmimin Nobël, nuk e ka të qartë pluralizmin politik. Mund të thotë ndonjëri nga ju, se kjo mund të jetë dhe ndonjë nga ato lojrat Ramiz-Kadare, për publikun e gjërë. Mundet, nuk përjashtohet, për vet faktin se populli ka qenë më i çliruar e më i zhvilluar se vet ata. Ata kanë kujtuar se ngaqë qenë kokat e zhvilluara e për pasojë të tjerët duhet ti dëgjojnë patjetër, e kjo gjë jo se nuk e kanë njohur mirë popullin e tyre, por sepse pikërisht degradimi mendor e shpirtëror ka bërë punën e saj në qënien e tyre.
Në kapitullin “Takim me kuadro të MPB”, nuk shihet ndonjë gjë interesante, Ramizi u paska folur punonjësve të Ministrisë së Brendëshme, gjëra që populli i ka thënë me kohë, me zë më të ulët apo me zë të lartë, sipas guximit të secilit. “Partia dhe shteti duan që të ruhet kufiri. Por ai nuk ruhet te koni, në vijën kufitare. Ai ruhet në thellësi, në zbulim dhe kundërzbulim, me masa organizative. Kjo e bën të panevojshëm edhe përdorimin e armës”. Ram budalla dhe kësaj radhe paska pirë shumë. Në një kohë kur populli, me qindra e mijra veta, kishin bërë kërkesë për pashaportë për jashtë shtetit, pra donin të dilnin jashtë me një ose tjetër mënyrë, Ramua porosiste të ruhej kufiri me zbulim dhe kundërzbulim. Me siguri ai ka dëshirë të na bëjë për të qeshur. Në kapitullin “Shqipëria paraqet në OKB rrugën e saj”, nuk ka ndonjë gjë të veçantë. Ramo përmend takimet në OKB me lloj lloj presidentësh e diplomatë perëndimor e lindorë. Por nuk ka gjëra konkrete, fjalë përgjithësuese, aq sa ja lejon takati i llogjikës e ambienti në të cilën ndodhet. Takime me shqiptarët e Bostonit, për çudi asnjë bos i Bostonit nuk u duk për investime në Shqipëri. Kapitulli mbyllet me komentin e Ramës mbi largimin e I.Kadaresë nga Shqipëria në Francë.
Vijmë tek kapitulli “Me studentët në levizjen e dhjetorit”, një kapitull informues, por që s’ka asgjë më shumë se ato që ka dhënë televizioni i asaj kohe. Duket si retorik, si dy kapituj para kësaj. Gjëra që Ramizi i ka thënë dhe tek organizatat e ndryshme në formë interviste. Dhe për çështjen e S.Berishës që Ramizi e çoi tek studentët, Ramo thotë se e çoi tek ta, për tu marrë vesh, meqë në demostrata kishte dhe 2-3 studentë nga Tropoja! Të jetë dezinformim apo lojë. Apo të dyja bashkë, të lidhura me njëra-tjetrën.
Vijmë tek kapitulli i VII: “Në prag të luftës civile”, ku Ramizi flet për muajin shkurt 1991. Gati i gjithë kapitulli përshkohet nga një frymë justifikimi i kotë ose si një njeri që do ti shpëtoje dhjerjes.
“Personalisht vura në dispozicion të shuarjes së tensioneve të larta politike gjithë energjitë e mia, duke sakrifikuar për këtë edhe vetë prestigjin tim. Qysh në atë kohë, tërhoqa mbi vetë zëmërimin dhe zjarrin, si të djathtës, ashtu edhe të majtës”.
Historia, për fat të mirë na mëson se dhe derbederët fatlum, kujtojnë se janë kyçi i lëvizjes, koka udhëheqëse, njerëz prestigjoz, paçka se në të vërtetë janë njerëz ordinerë e me dijë të kufizuara, Ramizi, nuk e kupton se ai ka qënë një njeri (qoftë dhe kryetar shteti, siç ishte) që gjithmonë i është dashur t’u përgjigjet situatave të reja që nxorri koha, situatave që të tjerë ishin protagoniste. Ai s’ka bërë gjë, veçse një tërheqje të detyruar, pra që ishte i detyruar ta bënte, se s’kish nga ta lëvizte bishtin. Nëse z.Ramiz më kundërshtonte në këtë pikë, me të drejtë mua e lexuesit i lind mendimi se ka qënë ai protagonisti i situatave. Mirpo këtë ai s’mund ta thotë dot, se do të thotë të hedhi poshte gjithë ç’ka thënë në këtë libër. Pra ngelet që ai s’ka qenë gjë tjetër veçse një derbeder i zënë ngushtë nga situate dhe që ka qënë i detyruar të tërhiqet, me hir ose pahir. Veç këtu, duhet të shtojmë, se në këtë tërheqje ai e klani i tij, diçka kanë programuar, siç u kuptua më vonë. Pra kanë bërë një tërheqje të programuar. Në këtë kapitull ka shumë: “unë i thash” , “ai më tha”, “unë mendova kështu”, “ai e kuptoi ndryshe”, “nuk dhashë urdhër për të qëlluar”, “ai thotë se unë dhash urdhër”, “njerzit duhet ta kuptojnë”, “biseda” (andej-këndej) “pa rezultat”, Ramizi paraqet sikletin e tij. Për shpalljen e gjëndjes së jashtëzakonshme, Ramo thotë:
“U kërkova shokëve të Presidiumit që të më autorizonin për ta vendosur unë momentin se kur do të hynte në fuqi ky dekret, megjithëse fillimisht mendimi i tyre ishte që ai të shpallej menjëherë. Ramë dakort. Unë nuk e nënshkrova dekretin, duke e shtyrë nga dita në ditë vendosjen e gjëndjes së jashtëzakonshme deri sa fatmirsisht ajo u bë e panevojshme. Përse hezitova për shpalljen e gjëndjes së jashtëzakonshe? Duhet patur parasysh se vendi gjendej në një proçes të gjërë demokratizimi dhe, mbi të gjitha, në fushatë zgjedhjesh”.
I kujtojmë z.Ramo se ndonëse ju nuk e paskeni firmosur dekretin, për çudi ato ditë filluan të patrullojnë ushtarë me oficerë nëpër rrugët e Tiranës, në mos gaboj per muajin.
Në kapitullin “Në provën e zgjedhjeve të para pluraliste”, z.Ramiz flet në fillim për zgjedhjet e 31 marsit 1991. Flet për eksodin e marsit, dhjet ditë para zgjedhjeve.
“Nuk ka dyshim se faktor themelor për këtë eksod ishin papunësia, varfëria dhe vështirësitë e jetës. A ka pasur nxitje nga ndokush? Është vështirë të afirmohet me siguri, por edhe kjo mundësi nuk përjashtohet, sepse, si rregull, kurdohere, nga veprime të tilla masive, që pasqyrojnë e vërtetojnë se në një vend ka gjëndje kaotike dhe nxitin destabilizimin e tij, ka forca të jashtme e të brendëshme që përpiqen të nxjerrin përfitime. Sipas mendimit tim, në rastin konkret, jugosllavët ishin mjaft të interesuar në atë kohë për të destabilizuar Shqipërinë dhe për të larguar vëmëndjen e opinionit ndërkombëtar nga zhvillimet dramatike në Kosovë e gjetkë”.
Edhe një herë, nxjerr kokë se fajin na e kanë jugosllavët. Edhe athere kur duket ashiqare se fajet i kemi ne shqiptarët, përpiqemi që fajin t’ia hedhim faktorit të jashtëm. Pse të mos themi se të interesuar për eksod ishin PPSH me R.Alinë, gjë që është më e besueshme dhe më afër të vërtetës.
“Unë shpalla vendosjen e kandidaturës për deputet në Tiranë… Lidhur me këtë ngjarje më ka bërë përshtypje të veçantë sjellja dhe qëndrimi i kryetarit te PR z.Sabri Godo. Ai më erdhi vetë në zyrë 2-3 herë që të më bindte për të ndërruar zonën elektorale, sepse ishte në dijeni të veprimeve që po bënte PD-ja për të penguar zgjedhjen time. S.Godo i shqetësuar nga njoftimet që kishte, arriti deri atje sa, edhe një ditë para zgjedhjeve, bëri thirrje në RTSH, që zgjedhësit, duke përfshirë edhe simpatizantët e antarët e pastisë tij, të votonin për mua”.
Ndërkohë kur R.Alinë nuk e takonte dot njeri, për muajin mars e paska takuar 3 herë S.Godo. Kemi të bëjmë me një çlirim të hermetikut Alia, ose Godo ka qenë i brendëshëm. Pra i futur në politikë nga ata që kishin pushtetin, gjë që mendohet të jetë e vërtetë. Për thirjen që plagu Godo bëri në RTSH që simpatizantët e PR të votonin për R.Alinë, ky i fundit e justifikon veprimin e Godos, si shqetësim nga njoftimet që kishte Gouda se PD po pengonte zgjedhjen e R.Alisa. Lind pyetja pse duhej të shqetësohej Godo kur çdo parti do të përpiqej të fitonte kandidati i partisë së tyre. Apo mos kanë bërë ndonjë marrëveshje (të 3 partitë) dhe mbas marrëveshjes po shihej se njëra palë, në këtë rast PD, nën rrogoz po bënte të kundërtën. Me siguri kështu është. Kot nuk flitet në popull se krijimi i partive të para qenë produkte të sigurimit të shtetit, ca thonë (e specifikojnë) të R.Alisë, e ca të tjerë thonë se u krijuan nga nevoja, pra si produkte të kohës, por që në këto parti, u futën shumë sigurimsa, e deri në drejtimin e partive. Sidoqë të jetë, mitra e PPSH, pra shtabi i Shtetit dhe sigurimi i Shtetit, paskan pasur një tufë intelektualësh e politikanësh, që shkatërrimin e Shqipërisë e paskan zanatin e tyre, specialitetin e tyre të nderuar, me titujt doktor-profesor. Nderimi i këtyre mostrave me titullin dokt.Prof. nuk bën gjë tjetër veçse u përkëdhel egon e tyre (të sëmurë) dhe i veçon nga populli ynë i vuajtur, duke dalë si klasë më vehte, si klasë drejtuese, si klasë shkatërruese, si klasë hajdutësh, si klasë “patriotike”, si klasë “inteligjentësh”, ndërkohë që janë jo vetëm me kufizime mendore, por edhe njerëz me karakter të dobët. E për këtë gjë (pra për këtë përcaktim) mendoj se mjaftuan këto 7-8 vjet për ti parë se kush ishin këta perversë. Ramo, më poshte flet dhe për vrasjen e 2 prillit në Shkodër, ku u vranë 4 vetë njëri prej të cilëve ishte student e “kuadër i rëndësishëm i PD”, siç e ka përcaktuar libri. Këtu Ramo e shfajson veten se ka gisht në këtë vrasje, duke thënë se ka qënë në mbledhjen e Këshilit Presidencial. Mund të mos ketë gisht, por ama përgjegjësi ka. Edhe gjyqi ishte i dyshimtë e jo i qartë, me aq sa e dha televizioni. Në kapitull flitet dhe për kongresin e 10-të të PPSH, për reformime etj. Ramua, si dhe në kapitujt e tjerë, na flet si analist, por në këtë kapitull bie në sy më shumë kjo gjë.
“… doli në evidencë nevoja e përtëritjes së PPSH … Kongresi i 10 ……. Por a mund të çlirohej PPSH nga skleroza dhe ndryshku i vjetër… kjo gjë ishte tepër e vështirë ……, sepse veprimtaria e kaluar e saj lidhej me gabimet e defektet që u konstatuan dhe si pasojë, nuk mund të rifitonte besimin e masave të popullit nga të cilat ishte shkëputur”. “… sepse PPSH me programin … …. PPSH nuk mund t’u dilte zot më idealeve socialiste në kushtet e pluralizmit e të konkurencës së ideve… Kështu, kongresi i 10-të efektivisht përbën edhe faqen e fundit në historinë e Partisë së Punës. Vendi i saj si forcë e majtë, me ideal të ripërcaktuar, që do të mbante flamurin e ideve socialiste në kushtet e reja, e zuri Partia Socialiste, që ka fizionominë e identitetin ideologjik të saj, pasaportën e alternativës së socializmit demokratik”.
Kjo që thotë këtu Ramo derbederi kuptohet kështu; në kushtet e reja të pluralizmit e ideve, duke qënë se PPSH u sklerizua, pra doli jashtë loje, vendin e saj e zuri Partia Socialiste, e cila “do të mbante flamurin e ideve socialiste”, por ama “në kushtet e reja”. Kë do mbante? Idetë socialiste. E ç’kupton Ramua me ide socialiste, le të dëgjojmë:
“Partia Socialiste, duke qenë parti e re, me një program të ndryshëm nga ai i PPSH, një program që orientohet nga eurosocializmi modern dhe jo nga përvojat e “socializmit real”, siç ishte ai sovjetik ose ai që ishte adoptuar edhe në vendin tonë”.
Ramua në këtë rast i ngjan doktor-profesorëve shqiptarë, që s’dinë se ç’lloj socializmi kaloi Lindja, që këtë lloj socializmi e quajnë, “socializmi real”, e si duket atë të Marksit e Engelsit e quajnë “socializmi utopik”, pra diçka që ngelet në letër. I mjeri, duke qenë vetë i sklerorizuar, nuk di se ç’thotë, por kjo s’është faji i tij, që është në pamjaftueshmëri mendore. Vetë kushtet e rrethanat, mos studimi i filozofisë, zvarritja për më lart, e kanë bërë z.Ramo ti kuptojë gjërat si dogmë, e ti marri gjerat kallpe. Në këtë kapitull vihet re ajo që kam thënë e shkruar edhe më përpara për politikan-perversët shqiptar. Vihet re tallja që bëjnë këta ndaj këtij populli të vuajtur, vihet re hipokrizia e tyre e kamufluar në petkun e patriotit. Ram budalla, na jep fjalimin e tij, mbajtur në sesionin e parë të Kuvendit Popullor (parlament), me rastin e zgjedhjes së tij si President. Lind pyetja: si e ke përgatitur fjalimin me rastin e zgjedhjes së tij President, kur ti mund të humbje, por edhe mund të mos kandidoje fare? Aq më tepër që z.Rami humbi zgjedhjen për deputet. Të mos harrojmë se zgjedhja e tij me aq sa dha TV qe një farsë. U zgjodhën 2 kandidatët z.Ramo dhe nga 30 deputetët u zgjodh Namik Dokle. Kur u bë votimi doli se për Namik Doklen kishin votuar vetëm 2. Po 28 të tjerët. Pra gjithçka ishte një farsë. Direkt mbas votimit, doli derbederi në Parlament, për të mos thënë se ishte shkruar 1 ditë para. Pra diçka e parapërgatitur. Skenar idiotësh. E kjo për mua tingëllon si tallje ndaj popullit. Për çështjen e bllokmenëve, për shpenzimet e tyre, Ramizi e quan:
“… ashtuquajturës çështje…”,
pra një çështje e vockël, e parëndësishme, kuptohet sipas kaplloqes së Ramos.
“Edhe sot, për personalitetet kryesore të shtetit bëhen shpenzime për pritje e përcjellje, për darka e dreka, për udhëtime jashtë shtetit, për shërbime sigurimi etj…”.
Z.Rama krahasohet me kakat, që udhëhoqën vendin per 5 vjet. Nuk ka faj se gjyqi i bllokmenëve u bë për kafe, dysheqe, ilaçe e budallallëqe të tjerë, pikërisht se në krye u vunë nxënësit e tyre, bashkëpunëtorët e tyre, të cilët Rama i quan personalitete. Ç’ironi e fatit dhe e historisë. Ata që Rama derbederi i quan personalitete, na dolën hajdutë, injorantë në politikë, njerëz ordinerë, kolltukofagë, mbushës xhepash, megallomanë. Të shkretit Rama, që Zoti i ka dhënë pak tru. Këtë kapitull z.Rama e mbyll me:
“U ndava nga ky mision me ndjenjën e kënaqësisë që, sipas mendimin tim, qëllimet kryesore ia kisha arritur; një cikël i periudhës së tranzicionit politik u realizua deri në këtë kohë duke iu shmangur konflikteve të rrezikshme që mund të çonin në gjakderdhje. Jam i kënaqur, gjithashtu, që gjatë kësaj periudhe u arrit edhe integrimi i plotë i Shqipërisë në organizmat evropiane e ndërkombëtare, me nënshkrimin e Aktit Final të Helsinkit dhe të Kartës së Parisit”.
E më të lumtë palla Ramo kontradikta, Ramo dredharaku, Ramo Miz-a. Mbasi shpreh sikletet e tij nga konservatorët, Ram derbederi merr frymë thellë e shpreh kënaqësinë që më në fund… më në fund… për çfarë, siç kuptohet, ngaqë s’pati gjakderdhje. Mos vallë Ramizi ka menduar për gjakderdhje si puna e Timishuarës. Vërtetë s’pati gjakderdhje si puna e Timishuarës, por ama pati tortura masive e individuale, vrasje në kufi e nëpër rrugë (individë të veçantë). S’duhet të harrojmë se nëse Ramizi do të lejontë gjakderdhje si Timishuara, kjo gjë do t’ishte keq për të e mbështetësit e tij. Prandaj më i interesuar për të mos patur gjakderdhje ka qenë Ramizi, pikërisht për të mos ta pësuar si Çaushesku. Megjithatë ai është i kënaqur, e të kënaqur jemi dhe ne populli, tani mbas 4-5-6-7 vitesh, që deklarohemi se jemi gjallë. Po, po, gjallë. Themi gjallë se pamë dhe më keq, vitin 1997, ku nxënësi i tij, Sali Berisha, e dhjeu më keq. Për fat të keq ky popull po sheh keq gjithmonë, prandaj dhe gabimet e krimet e parardhësit duken si të vogla.
Vijmë tek kapitulli i fundit i x; “E ardhmja në gjykimin aktual”, ose më mirë në gjykimin e Ramës. Titulli i vogël i këtij kapitulli quhet:
“Përpjekje për një prognozë”.
Përpiquni z.Ramo, përpiquni, të jepni dhe ju një prognoz. Të shohim ç’ka qullosur derbederi Ramo.
“Shkatërrimi i ekonomisë së centralizuar e të planifikuar, të bazuar në pronën shoqërore, në një ekonomi tregu të lirë, të bazuar në pronën private, nuk mund të bëhet pa dhimbje”.
Ylberi i Partisë, i zgjuari i Partisë, vazhdon broçkullat e tij. Sipas këtij, qënka njësoj prona shoqërore me ekonominë e centralizuar.
“… ekonomisë së centralizuar e të planifikuar, të bazuar në pronën shoqërore…!!!?
Z.Ramiz, jo që ngatëron pronën shoqërore me pronën shtetërore, por nuk di asgjë mbi këto çështje. Ai i shkretë mendje shteprë, nuk di se centralizimi jeton vetëm tek baza e tij, tek prona shtetërore. I kujtojmë këtij derbederi, se tek ne nuk ka ekzistuar kurrë prona shoqërore. I kemi shpjeguar dhe në artikujt e tjerë (të pa botuar) se dhe kooperativat që quheshin gjoja prona shoqërore, vareshin nga dikasteret, nga ministritë, rrogat vareshin nga lart, punimet, mbjelljet etj, gjithashtu varej nga lart. E ku është këtu pronë shoqërore, mendoj se s’ka nevojë për koment.
“Aq më tepër që në këtë proçes ndeshen forca të ndryshme, duken prirje e revanshit e të zëvëndësimit të një klase nga një klasë sunduese tjetër”.
Dashur – pa dashur, Ramizi pohon se dhe klasa që po zëvëndësohet (që po ikën), paska qenë sunduese. Pra klasa që ai përfaqësonte. “… nga një klasë sunduese tjetër”. Ndryshe kjo shprehje nuk kuptohet. Vetëm se fjala “klasë” do të ishte më mirë të zëvëndësohej me fjalën “klikë”, sepse kështu do të ishte më e saktë e më e qartë për lexuesin.
“Në strukturat shtetërore e në njësitë ekonomike, të fshatit e të qytetit, po ringjallen ish-pronarët ose pinjollët e tyre”.
Ramua, një herë flet si me dhimbje, sikur i vjen keq, njëherë si patriot, një herë si partiak, një herë si asnjanjës, disa herë si budall, ndërsa kësaj here flet me mllef. Pikërisht ky pinjoll i klikës sundonjësve, që hiqet si reformator, këtu shpreh mllefin. Ndaj kujt. Ndaj popullit ku shumica kanë pasur tokë. Nga ky mllef këtu, shohim se llomotitjet e Ramës mbi reformat në çdo fushë, paskan qenë llafe vetëm, ose sipërfaqësore, bojatisje, e jo plugim, ku e keqja të fundosej.
“Gjëndja ekonomike e Shqipërisë është shumë e vështirë. Ekonomia… thuajse është e paralizuar. Industritë … minierat e uzinat… fabrikat e …. Dhe punishte e …. Ushqimore, nuk funksionojnë… Në gjendje të rëndë është dhe bujqësia… është lënë djerrë. Vendi nuk… ose prodhon fare pak, nuk eksporton e nuk siguron valutë …. Ka inflacion e papunësi të madhe. Ushqimi i përditshëm ka si burim themelor ndihmat humanitare ….. Në vështirësitë e përgjithshme që po kalon vendi, e kaluara ka pjesën e vet. Por goditjen shkatërrimtare vendi e mori në këto dy vitet e tranzicionit, e mori me zbatimin e politikës së “shkatërrimit të komunizmit” e të strategjisë së nivelit zero”.
Pra goditjen shkatërrimtre vendi e mori këto dy vitet e tranzicionit. Ç’vite? Hapim fundin e librin kur është bërë libri. “korrik-gusht 1992”. Pra si duket Ramizi flet për 2 vite 1991, 1992, kur ka qënë në krye e ku përgjegjësia kryesore i bie atij vetë.
“E kaluara ka pjesën e vet”, thotë Ramizi, por s’thotë gjë konkretisht. Gjithë ato përgjërime, justifikime, reforma që përmend Ramizi në libër, për periudhën 1990, 1991 e 1992 që ka qëndruar në krye të punëve për të shpëtuar vendin nga gjakderdhja, e për të mirën e vendit (etj) siç thotë vetë, nuk paskan qënë gjë tjetër veçse, për paralizimin e ekonomisë, për papunësinë më të madhe, për inflacion etj.
“… Tani punëtorët e fshatarët, njerzit e thjeshtë, po i ndjejnë mbi kurrizin e tyre pasojat e entuziazmit antikomunist. Ata janë pa punë … po goditen rëndë prej inflacionit…. Çmimeve…. Nga pikëpamja e sistemit, alternative e vetme aktualisht është ekonomia e tregut. Këtij qëllimi duhet t’i shërbejë reforma ekonomike, privatizimi, liberalizimi i çmimeve. Por… “.
Sa, por – dh, e shterëzime i vijnë Ramizit, populli s’është i detyruar t’i besojë. Dhe një herë Rama këtu shpreh idiotësinë e vet. “Nga pikpamja e sistemit, alternative e vetme aktualisht është ekonomia e tregut”. Një njeri që s’merr vesh nga ekonomia, mund të shprehet kështu. Si duket dhe Ramua do t’i përshtatet modës politike që ka përfshirë vende të ndryshme të globit. Thërrasin politikanët, mass-media, o burra ekonomi tregu, flet dhe Ramizi për të mos ngelur prapa. Më poshtë në këtë kapitull z.Ram-miz, flet me shumë “por”. “Por mendoj” se duhet kështu apo ashtu. Mbasi shprehet me disa mendime të përgjithshme që hasen tek të gjithë njerzit në bisedat që ata bëjnë, Ramua thotë:
“Nuk pretendoj të jap ndonjë recetë të veçantë, që të jetë shpëtimtare për Shqipërinë, sepse është e vështirë të gjendet një gjë e tillë”.
Ç’emër t’i vësh këtij njeriu, t’i thuash palaço, e meriton, t’i thuash kontradiktor, e meriton, t’i thuash budalla e meriton. Ku e ka të mirën ky njeri? Edhe nuk pretendon se ka ndonjë recetë për të shpëtuar Shqipërinë, sepse është e vështirë të gjendet (pra na pezmanton, i pret shpresat popullit) dhe pretendon në 230 faqe se ka qënë i vlefshëm si drejtues i Shqipërisë. A nuk e hedh vet vehten Ramizi këtu? Si ka qëndruar në krye apo si president, kur s’paska një vizion ekonomik e politik për shpëtimin e Shqipërisë. Ç’e ka shtyrë vallë. Dukja, egoja, uni, që në këtë rast marrin një kuptim apo ka qënë i shtyrë nga të tjerë, për të qëndruar në atë post. Një njeri ordiner, siç duket dhe nga libri që ka bërë, mund të qëndrojë nga shtysa lavdie apo shtysa të tjera, përveç shtysave ideale, për të rregulluar këtë popull, këtë vend.
“Ne duam të shkojmë drejt Evropës dhe të bëhemi si Evropa, por të shkojmë me dinjitetin tonë, me kulturën tonë, me identitetin tonë. Nuk na lejohet që të shkojmë as si zvarranikë, as si lipsarë, as si majmunë”.
Po kush e detyroi popullin, të shkojë në ato forma të padëshiruara për të. A nuk ishit ju z.Ramiz që bashkë me klikën tuaj e detyruan popullin të arrinte në nivele të padëshirueshme për ta. Ju këtu përdorni shprehje – nga egoizmi si duket – që për çudi përkojnë me figurën tuaj, si zvarranik e lipsarë.
“… vihet re se po hiqen pikërisht njerëz të aftë e me përvojë, ndërsa po sillen në vend të tyre njerëz pa kulturë e përvojën e nevojshme, njerëz mediokër … “
Këtë konstatim që e kanë vënë re dhe nxënësit e 8 vjeçares, Rama na e paraqet si zbulim. Ky derbeder harron ose nuk e di së është dhe vetë mediokër, dhe se është i barabartë pikërisht me mediokrit për të cilët flet. Ky mendjeshkurtër nuk na thotë përse ndodhi ky fenomen, ose përse Shqipërinë e drejtojnë mediokrit. Gjer tani, në këtë libër nuk shohim analiz, por vetëm konstatime, informacion (për të cilën i ka jetuar vetë), justifikime (se e ndjen që është i dhjerë) e asgjë më shumë. Edhe kur duhet të jepte një formulë, a recetë, a mendim , a diçka tjetër për shpëtimin e kombit, për rregullimin e kombit, ky derbederi thotë se s’është në gjëndje të japi mendim, pikërisht se është mediokër.
“Themelore, për mendimin tim, është vënia në lëvizje e ekonomisë që me çdo kusht të fillojë prodhimi në vend, të rikthehet në gjëndje pune qoftë edhe pjesë-pjesë industria ekzistuese, të gjallërohen bujqësia dhe blegtoria”.
Duket sikur ka mungesë koherence, sepse për rifillimin e punës e për rivënien në punë të industrisë u fol mbas pezullimit të industrisë, e cila u paralizua në 6 mujorin e dytë të 1992-1993. Pra kur ishin në fuqi demokratët. Mirpo si duket, paralizimi kish filluar qysh kur në krye ishte Ramizi. Pra kjo fjalë e Ramizit këtu, si duket duhet marrë si pendesë e tij. Më poshtë Ramizi shprehet se duhen shfrytëzuar teknologjia aktuale edhe makinat me rendiment të ulët, të vihen në lëvizje çdo sektor që prodhon “… organizimi i turizmit”, “tërheqja e kapitalit të huaj…” etj. etj. Pra Ramua flet për gjërat më të rëndomta, si drejtues. Gjëra që janë të zakonshme në gojën e njerzve të thjeshtë. Pra Rama nuk qëndron më lart, në këtë rast, se dhe një kryeplak i zakonshëm fshati. Vetë fakti që nuk di mekanizmin ekonomik se si duhen vënë në lëvizje industria e bujqësia, se si duhet zhvilluar turizmi, si duhet rritur eksporti, prodhimi vendas, si zhduket inflancioni, papunësia etj. Pikërisht këto gjëra që ai s’di si ti shpjegojë, tregon se është në një nivel shumë shumë të ulët, e për rrjedhim jo vetëm që s’bën për udhëheqës apo president (siç ka qënë), por i ngjan disa drejtuesve të fushave të ndryshme që është më mirë t’ua japësh rrogën 2 fish e të rrinë në shtëpi se sa t’i lësh në punë si drejtues e të të prishin punë që nuk i ndreq as me miliarda. Më poshte artikulli vazhdon me konstatime mbi ngjarjet në botë, në ballkan etj. Flitet mbi të drejtat e kosovarëve, luftën në ish jugosllavi, vendosjen e relatave të reja ndërmjet politikave të ndryshme, etj.etj. Ramizi i shpreh, me të drejtë këtu, shqetësimin mbi këto probleme të vjetra e të reja. Probleme që çdo shqiptar (mbi këtë tokë) i rreh, i shoshit i diskuton, i mediton, e që në fund pshehrëtin se s’ka forcë t’i ndryshojë në interes të kombit të tij, pikërisht se jo vetëm që gjen penges tek klasa politike idiote e mediokre shqiptare, por dhe që shumë probleme s’varen nga subjekti njeri, se sa nga disa relacione e nga disa fuqi madhore që Rama me shokë nuk i kupton.




del.icio.us
Digg

Post your comment