Home | Opinion | Maqedonia dhe integrimi

Maqedonia dhe integrimi

image
Pra, me një udhë do të kryheshin dy punë. Do të integrohej vendi dhe do të përmirësohej statusi politik dhe juridik i shqiptarëve, ashtu siç parashikohet me Marrëveshjene Ohrit.

 

 

 


Femi Arifi

 


Pengesë kryesore për  integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike, siç dihet, është bërë  moszgjidhja e kontekstit për emrin midis dy vendeve, edhe pse për këtë çështje  po bisedohet me vite të tëra. Për më tepër pas disa deklaratave të “forta”  të kryeministrit  Gruevski, por edhe veprimeve praktike të qeverisë që udhëhiqet nga ai,  disa përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare kanë ngritur dilemën nëse vërtet Maqedonia ka prioritet të politikës së saj integrimin në strukturat euroatlantike.
Nga ana tjetër, siç kanë vërejtur edhe  vrojtues të shumtë të rrethanave të përgjitshme në vend,  qytetarët e etnive të ndryshme , por edhe vetë maqedonasit gjithmonë e më shumë janë të ndarë në lidhje me qëndrimin zyrtar të vendit për këtë çështje. Ndërkaq,  edhe aktorët e politikës shqiptare në Maqedoni edhe pse të gjithë kanë një konsensus të heshtur për nevojën e integrimit të vendit në këto struktura, nuk duket të kenë një qëndrim të qartë dhe aq më pak unik për alternativat e mosrealizimit të synimit të deklaruar.
Në këtë kontekst më i padefinuar duket qëndrimi i BDI, si pjesëmarrëse në pushtetin ekzekutiv, e cila disa herë kishte vënë afate, mbase edhe për të bërë presion tek partneri i saj i koalicionit, në raport me qëndrimin e saj  rreth zgjidhjes së kontestit për emrin,  kontest ky që mirret si kushti kryesor për integrimin. Madje, ky qëndrim i këtij subjekti politik është ndryshuar disa herë edhe përkundër mendimeve të kundërta të preyentuara në publik nga eksponentë të veçantë të kësaj partie.
Subjektet tjera politike të shqiptarëve, gjitashtu kanë shprehur hapur angazhimin e tyre për të pranuar  kompromisin për zgjidhjen e kontestit me Greqinë për emrin që mund t’i ofrohet vendit për tu kyçur në strukturat me relevencaë ndërkombëtare, siç janë NATO dhe BE.  Ndonjëra prej tyre ndërkaq, mbase edhe me të drejtë ka parashikuar se situata mund të marrë përmasa të tilla që mund të vë në dyshim ekzistencën e shtetit, mundësi kjo që për asnjë çast nuk është përjashtuar edhe nga subjekte dhe përfaqësues të poltikës opozitare maqedonase.
Mosintegrimi i vendit ,  sipas këtyre parashikimeve do të mund të sillte edhe tensiominimin e marëdhënieve ndëretnike, të cilat pas ngjarjeve të fundit, kur u vranë katër qytetarë shqiptarë, kanë arritur kulmin e fërkimeve që janë evidente  për një kohë të gjatë, si pasojë e mosimplemetnimit të  Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001, midis maqedonasve dhe shqiptarëve. Në këtë kontekst gjithnjë e më shumë edhe ata subjekte politike shqiptare që kishin trumbetuar se marrëveshja është realizuar në sasinë më të madhe të saj, kanë ndrruar qëndrim, duke u shprehur haptas se ka ngecje në implementimin e saj.
Shumë të rëndësishme për integrimin e vendit,  implementimin e Marrëveshje së Ohrit e vlerëson hiç më pak edhe një politikan që kur kandidoi para disa viteve për kryetar shteti u shpreh hapur se nuk e do votën e shqiptarëve për  të ardhur në këtë fron. Madje, ai kërkon  arritjen e një konsensusi etnik dhe partiak për çështjet që mund t’i japin zgjidhje ngërçit të krijuar në raport me integrimin e vendit, por edhe të stabilitetit dhe përparimit të tij.
Ai me shumë të drejtë vlerëson se aksionet policore, për asnjë moment nuk mund të zëvendësojnë aksionin politik në zgjidhjen e problemeve dhe kërkon që të arrihet një konsensus për implementimin e  Marrëveshjes së Ohrit në pikat kyçe të saj, siç janë: Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i komuniteteve, përdorimi zyrtar i gjuhëve, decentralizimi dhe përcjellja e sa më shumë kompetencave nga pushteti qëndror në atë lokal ;pastaj  sjellja e një ligji për përkujdesje për personat e prekur nga konflikti, në kushtet, kur siç thekson ai, në konfliktin e vitit 2001, janë vrarë 69 pjesëtarë të forcave të sigurimit të Maqedonisë, 52 pjesëtarë të grupeve të armatosura të shqiptarëve etnik, 66 cvivilë, nga të cilët 50 shqiptarë, si dhe janë plagosur 385 pjesëtarë të forcave të sigurisë maqedonase dhe 75 civilë.
Në këso kushtesh, kushedi se sa “problemtike” të jetë figura e këtij politikani maqedonas, një konsensus për çështjet e ngritura nga ai dhe pse edhe jo për të tjera, do të duhej të kërkohej edhe nga subjektet politike shqiptare, në mënyrë që ata të mos ndjehen inferior dhe pasiv, në çështjet kaq të rëndësishme për integrimin e vendit.  Kjo, sepse krahas këtij synimi madhor mund të përfitohej edhe ajo që synohet nga shqiptarët , votues të këtyre subjekteve. Pra, me një udhë do të kryheshin dy punë. Do të integrohej vendi dhe do të përmirësohej statusi politik dhe juridik i shqiptarëve, ashtu siç parashikohet me Marrëveshjene Ohrit.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00