Home | Opinion | Realiteti Yne

Realiteti Yne

image
Politika është në krizë, sepse politikanët e zgjedhur janë në krizë, por edhe zgjedhësit janë në krizë!

              

 

 

 

Nga Artan Mullaj

  

Vëshguar njëherësh nga larg edhe nga afër, pejsazhi kombëtar ngjan me një mozaik të  trishtë. Na mungon vrazhdë historia, e cila si një pasqyrë kujtese, reflekton alarmet e gabimeve të mëdha shoqërore, që janë bërë dekadë pas dekade tek ne. Na mungon historia e vërtetë, eksperienca e vërtetë civile, krenaria e origjinës, në të cilat akumulohet përvoja e popujve dhe instiktet shoqërore të vetëmbrojtjes ndaj gjëmave përpara. Jemi të papregatitur gjithherë e për pasojë na mungon  vetëdija civile e kundërshtisë, qё ёshtё si një muzë rezervë për reaksion të nevojshëm popullor, në po atë masë që karakterizohemi nga një urtёsi kolektive aspak e dobishme, çka shpjegon se fryma shqiptare ndaj ngjarjeve që kёrkojnë pjesëmarje nuk është frymë për sa kohë që indiferentizmi qytetar nuk pёrbёn energji pozitive.
Ёshtë e qartë se tek ne po ndodh shkatërimi i pafalshëm i vlerave njerëzore, të cilat përbëjnë pasurinë shpirtërore që kemi trashëguar nga të parët tanë. Ne kemi pranuar t’i lejojmë vetes ngazëllim edhe paqe, mes  realitetit tё vrazhdё: le të jemi optimistë shembullorë, përpara lugës bosh që rekemi t’i fryjmë, për të gënjyer vetveten; besimi do të jetë përsëri i munguar, për sa kohë do konstatojmë ibretin tonë, me kokёn e ulur dhe veshët e varur..
Njerëzit tanë janë ta varfër! Njerëzit tanë janë të varfër, por kjo është luks përpara varfërisë psikologjike që ka sjellë mungesa e të drejtës për të shpresuar demokraci tё vёrtetё. Varfëria e skajshme e shumicës, iluzionet e humbura të rinisë së papunë, morali i keq i qytetarëve, ndërgjegjiet e vrara të hallexhinjve, bizneset e lodhura, institucionet e mbryllta, shuarja e frymës, tërheqja, nënshtrimi, vjeshta e përsëritur e dëshirave, shkollimi i vrazhdë, mosshkollimi, stresi i bukës së gojës, sëmundjet e shtuara, shpërfillja, pasiguria e jetës, ndotja e frikshme e atmosferёs, të gjitha këto janë të dukshme dhe të mjaftueshme për të vërtetuar boshllëkun e pamatë që sjell kjo mungesë.  Nën këtë presion dëshpërimesh, mes kësaj makutërie, duket sikur morali i trazuar shqiptar është kthyer nga parametër shoqëror, në një ngërç gjenetik, për të cilën askush nuk mund të dijë nëse jemi ende në kohë për ta riparuar. Ndaj kjo analizë nuk ka vrasje ndërgjegjie në prezantimin e guximit për të thënë se shoqëria jonë, e pare edhe nga larg, edhe nga afër,  është në një krizë të përgjithshme qytetёrimi, çka metaforikisht përmbledh perceptimet qytetare nё konkluzionin se lёkura jonë, me kallo tё shumta,  duhet të përballojë stuhitë e mëdha tё sё keqes përpara..
 
Mbi këtë krizë qëndron një “Pse?” e supozuar, gjëmuese dhe primitive për gjithçka, pas së cilës “pse” të  vogla vijnë pambarim.
Atëherë, pse jemi ndëshkuar të jetojmë në rrumpallë dhe mbrapshtësi?
Përgjigjia është e thjeshtë, si njё lojë fëmijësh. Atë mund ta gjejmë tek Ligji universal i Shkakut dhe Pasojës. Sipas këtij ligji, asgjë nuk ndodh rastësisht. Për çdo pasojë ka një shkak të mirëqënë.
Nëse kriza është pasoja, shkaku kush është?
Mjafton gjithashtu fantazi fëminore për tu përgjigjur përsëri thjesht: është aktiviteti, por edhe perceptimi  njerëzor. Shoqëria është kjo që është, jeta është kjo që është, sepse njeriu shqiptar nuk ka bërë ose ka bërë ato që ka bërë dhe sepse në jetën e tij kanë ndodhur ato që kanë ndodhur. Pra kriza nuk është rastësi, as fatkeqësi, por është pasojë e aktivitetit të njerëzve. Si komunitete të organizuara, përfaqësimi publik i këtyre njerëzve realizohet nëpërmjet pjesëmarjes politike, me partitë politike, me qeverinё, me parlamentin, me institucionet shtetërore, me shtetin.
Pikërisht sepse funksionimi i gjithë këtyre është në krizë, shoqëria është në krizë.
Atëhere,”Pse”-ja e madhe merr thjesht këtë përgjigje të madhe. Ka një krizë të hatashme, sepse shteti dhe politika, istrumenti njerëzor i krijuar për ta shpëtuar  shoqërinë nga krizat dhe hatatë e mëdha, është vetë në mes të qametit.
Por pse politika shqiptare është në krizë?
Politika është në krizë, sepse politikanët e zgjedhur janë në krizë, por edhe zgjedhësit janë në krizë!
Pse politikianët tanё nuk mund tё merritojnё aq pushtet sa tё mund tё krijojnё pushtet tё shёndetshёm?
Ata janë në krizë, sepse mbase janë të paftë, të këqinj, të zgjedhur gabim; sepse mbase janë të pacivilizuar, mbase janë të korruptuar, hajdutë, mediokër, të lodhur, të pandershëm, të pasinqertë, kriminelë, gojëhapur, barkmëdhenj, përtacë, pordhamanë, qullacë, e gjithë çka fjalori.
Por pse zgjedhësit e tyre janë në krizë?
Sepse ata janë shkaku që janë zgjedhur pikërisht këta politikanë të epituar; sepse vetë kanë lejuar të gënjehen prej tyre, duke i besuar kokëulur e veshëvarur, sepse nuk e vlerësojnë si duhet pushtetin e votës së tyre dhe  besojnë premtimet që mbeten premtime dhe i besojnë sërish dhe votojne sërish ata që premtojnë premtime të premtuara për të mos u mbajtur kurrë; sepse zgjedhësit punojnë pak për të kuptuar shumë, për t’u ngritur më shumë, sepse zgjedhësit kanë një prirje vetëmohimi dhe vetëmënjanimi përballë ngjarjeve ku luhet fati i tyre.
Atëherë, përse politikanët janë këta që janë dhe shoqëria është kjo që është dhe të dyja në përfaqësim rezultojnë katranosur  në krizë dinjiteti dhe në një dëshmi realiteti të ashpër për paaftësi popullore në regullimin e punëve të veta.
Këtu zё fill një komplesitet civil. Jemi të aftë ne shqiptarët të vetëqeverisemi? Jemi të aftë të vetmenaxhohemi, të rregullojmё punët tona dhe punët e ardhshme të fëmijëve tanë? A jemi të aftë ne shqiptarët të futim zhvillimin tonë në shinat e caktuara nga vetë ligjet e hershme të Krijimit?
 Në qoftë se po, pse nuk ndodh?
 Nëse jo, ç’duhet të bëjmë?
Do të shpresojmë natyrisht të parën, pёrndryshe do na duhej të mërrnim një “qeveri me qera”, si përmend një komentues.
Atëherë, nёse jemi të aftë si menaxherë, pse nuk menaxhojmë si duhet përparimin tonë dhe ndodhemi mes krizash edhe mashtrimesh publike pёrherё.?
Sepse jemi të këqinj? Sepse kemi më pak virtyte se vese? Sepse nuk na pëlqejnë kushtet dhe rrethanat për të cilat vetë jemi përgjegjës dhe askush tjetër nuk ka asnjë faj për ato?
Kush mund ta thotё! Në fakt, dilema jemi të këqinj apo jemi të mirë, jemi viktima të fatit apo kushtet na bënë të tillë, kështu edhe ashtu, këto janë interpretime naive sa pёr tё dёshmuar naivitet kombёtar: Për fat të mirë, niveli intelektual dhe zhvillimi i njё vendi nuk ka të bëjë me këtë...(Mund të ketë grupime plot me të këqinj, të cilëve punët ju shkojnë vaj dhe anasjelltas)…
Sot ёshtё modesti tё bёsh pjesë në grupimin e atyre që besojnë tek intelekti gjenetik i shqiptarëve, pra tek aftësia e tyre.. Lajmi i mirë është se ndonëse të rrallë, mes nesh ka njerëz të suksesshëm e mbrekullueshëm, me personalitet të paparë, biznesmenë e intelektualë, që kanë prekur ёndrrën me vullnetin e tyre,  duke sfiduar edhe terenin, edhe kushtet, edhe presionet, edhe ambjentin, pjesë e të cilëve janë..
Atëhere, paskemi njerëz të aftë, përse nuk i ftojmë ata të drejtojnë. Sepse duhet vullnet për të ndryshuar menaxherët e vjetër! Njerёzit duhet tё duan! Të duash është fuqia e parë, thotë Viktor Hygoi.  Qё të ndahemi nga menaxherët e vjetër, nevojitet  të ndryshojmë edhe zgjedhësit, qё i sollёn ata nё arenё. Por nëse të parët, si klasë që votohet, është e lehtë të ndryshohen me vota të mençura njerëzish të mençur, zgjedhësit nuk mund të ndryshohen. Janë ata që janë! Ateherë, pёr tё dalё nga ky ngërç, e vetmja gjë që mbetet është që ata të mund të civilizohen, tё kuptojnё tё mirёn e tyre, të emancipohen mё shumё, të shkollohen, mё mirё, të edukohen mё shpejt, të mençurohen mё thellё, të ligjësohen, pse jo, edhe të pasurohen. Kur themi të ligjësohen, kemi parasysh krijimin e vetëdijes qytetare për respektimin e ligjit. Por që të ndodhin këto, duhet presion popullor ndaj vetvetes, duhet investuar pёr njё perceptim mё tё mirё, pasi  të ndryshohen përsëri politikanët vjeshtanikё tё tranzicionit, krijuesit dhe shkelësit këmbëmëdhenj të rregullave dhe ligjeve, tё mёnjanohet shembulli i tyre i keq, politikat e privatёsisё sё tyre, reformat e pareformuara tё tyre, vetё ata, drejtuesat mediokёr,  menaxherët gojёhapur militantё, fatlumët, monarkët, bythëmëdhenjtë, thonjpaprerët, salcanikët, fytyrlyrosurit, dhjamanikët, pra kollarexhinjtë e korrupsionit tё rid he tё vjetёr e të zëvendësohen me të tjerë, me njerёz të rinj, mё të mençur, mё dashamirës, mё vizionarё, me njerëz të sinqertë, me ata që “duan” dhe njerёz qё do përpiqen të bëjnë ca punëra të mira për të mirën e përbashkët.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00