Home | Opinion | Krizat e Ekonomisё Botёrore

Krizat e Ekonomisё Botёrore

image
Kriza aktuale ekonomike e botёs ёshtё dhuratё e disa filozofive tё zhvillimit qё nuk janё pёr fat tё keq paraprirёse tё tij, duke u shfaqur si njё difekt serioz i sistemit kapitalist...

 

 

 

 


Nga Artan Mullaj


Krisjet planetare tё ekonomisё nuk shfaqen gjithmonё nё tё njёjtёn mёnyrё, por ato kanё njё veçori tё pёrbashkёt, shfaqen papritur. Mund tё ndryshojnё nё madhësi, dhe shkaqet apo efektet në ekonominë globale mund tё ndryshojnё nё varёsi tё faktorёve tё ndryshёm, por befasia e shpёrthimit tё tyre ёshtё koherente. Edhe opinioni publik, edhe qeveritё, mbeten tё shokuara me kёrcёnimet e papritura tё vёshtirёsive qё sjellin zakonisht kёto shpёrthimё shkatёruese, por dhe me kёrcёnimet e trishta qё sjell paaftёsia e vet kёtyre qeverive pёr ti nuhatur dhe pёr ti parandaluar krizat nё kohёn e duhur. Ashtu si shpёrthimet e papritura vullkanike, edhe krizat e botёs i gjunjёzojnё njёlloj qeveritё tё cilat nuk bёjnё gjё tjetёr veçse luftojnё si tё munden, shpesh pa sukses me pasojat e tyre. Pёrveç befasisё, ato kanë edhe diçka tjetёr të përbashkët: flluskёn e tregut të aksioneve të tё ashtuquajturës bursë, qё do tё thotё se krizat botёrore paraprihen gjithmonё me rritjen e paarsyeshme dhe të parregullt të çmimeve tё aksioneve në bursa. Nё çdo rast, kёto  rritje nuk korrespondojnë me fitimet reale të kompanive dhe për këtë arsye, ndryshe nga ajo pёr tё cilёn janё krijuar, nuk kanё të bëjnë me aftësitë financiare të firmave, dhe nuk pёrfaqёsojnё potencialin real ekonomik tё tyre. Nё çdo rast, pёrsёri qeveritё tregohen tё paafta tё krijojnё struktura juridiko-financiare qё do mund tё shmangnin krijimin e kёtyre flluskave, tё cilat mund tё quhen edhe kёmbana tё krizёs.
 
 
E Hënë, 28 Tetor 1929. Nё ditarin ekonomik tё botёs, kjo do tё njihet si E HЁNA E ZEZЁ”.  Pak përpara fillimit  të transaksioneve nё bursёn e Neё York-ut, gazetarët e Ёall Street vunë re diçka të pazakontë. Llustruesit e kёpucёve nё rrugёn e Bursёs mё tё madhe tё botёs, ata që zakonisht nuk arrinin ti shërbenin klientelës se tyre eklektike, atë ditë mbetёn pa punë. Operatorёt e bursës vraponin të hynin në "tempullin e dollarit" pa shikuar fare rreth e rrotull. Ata ishin të shqetësuar, për shkak të së enjtes sё shkuar, kur aksionet kishte rënë ndjeshëm dhe në mënyrë të papritur. Njё rёnie e tillё ishte diçka e pazakontë për bursёn e Ёall Street, ku çmimet e aksioneve ishin rritur për dhjetë vjet rresht. Brenda 48 orëve aksionet ranë, duke shënuar një humbje prej 25%. Nё atё kohё kjo humbje përkthehej në 8.000.000$, e cila në mes të nëntorit shkoi ne rreth 30.000.000$. Në numra absolutё, kёto vlera sot mund te duken modeste edhe si pasuri tё futbollistёve titullarё tё kampionatit botёror, por në krahasim me ekonominë e SHBA në atë kohë ishin tepër tё larta. Ato pёrfaqёsonin gati dyfishin e borxhit shtetёror të SHBA, nё atё kohё.
 
Kjo krizё shpërtheu kur investitorët në Ёall Street shisnin aksionet e tyre me ritme marramendëse, duke shkaktuar panik. Brenda tre muajve, shumica e aksioneve  humbёn gjysmën e vlerës së tyre. Kaq mjaftoi qё kriza tё zhvendosej menjёherё në sistemin bankar. Bankat kishin huazuar (kredituar) shuma të mëdha parash në kompanitë e aksioneve te cilat mbas tё Hёnёs sё Zezё, shumё shpejt ndodheshin në prag të falimentimit. Induktivisht goditet edhe industria amerikane, e cila deri nё atё kohё ishte gjallёruar në sajë të normёs sё ulёt tё interesit bankar dhe tё investimeve te shfrenuara.
 
Kjo rёnie industriale solli njё reduktim drastik tё fitimeve të kompanive, e cila nga ana e saj përfshiu për herë të dytë rёnien e mёtejshme tё tregut tё aksioneve nё bursё. Rrethi u mbyll. Disa muaj pas krakut tё Ёall Street-it, prodhimi industrial amerikan ra nё 20%. Brenda një viti, papunësia arriti në 25%. Në 1931, vlera e fitimeve tё firmave në Nju Jork kishte rënë dhjetë herë në krahasim me atё tё shtatorit 1929.
Cilat ishin shkaqet e krakut të Madh tё sё Hёnёs sё Zezё?  Nga analiza e atёhershme u supozua se jo vetёm paniku i investitoreve ishte shkaku I vullkanit ekonomik. Kishte shkaqe tё tjera. Spekullimimet fitimprurёse tё bankave ishte njёri prej tyre, por edhe roli i munguar i shtetit, gjithashtu. Qeveria amerikane nuk kishte ndёrhyrё nё momentin e duhur pёr tё ndaluar kёto spekullime, ose se qe e paaftё, ose sepse i kishte munguar guximi tё bёnte kёtё gjё, pёr arsye qё nuk diheshin dhe nuk dihen ende.   
 
E Hёna, e Hёna e Zezё do tё pёrsёritej shumё vjet mё vonё, me pёrpjestime tё tjera pra edhe me pasoja tё tjera. Nё 19 Tetor 1987, kur  nё Ёall Street, brenda 7 orёve treguesi i bursёs sё aksioneve ra nё 22% kjo nё vlerё monetare pёrbёnte njё shumё prej 550.000.000$.  Kjo shumё pёrfaqёsonte rёnien mё tё madhe tё shёnuar deri atёhere,nё njё kohё kur treguesi i bursёs, qysh nga fillimi i vitit deri nё verё kishte shёnuar njё rritje tё shfrenuar deri nё masёn 44%.
Nё 30 Janar tё vitit 1995, kur bankierёt mё tё mёdhenj tё botёs ndodheshin nё Davos tё Zvicrёs, ku zhvillohej Konferenca Ekonomike Botёrore e radhёs, diskutohej pёr krizёn e monedhёs Meksikane,(pesos), e cila kishte humbur 40% te vlerёs sё saj nё lidhje me dollarin amerikan brenda 1 muaji, pёr shkak tё largimit tё kapitalit nga vendi. Sapo njёri nga tё pranishmit deklaroi se rezervat monetare tё Mexikёs ishin mё pak se 5 miliard dollarё,  bankierёt amerikanё braktisёn gjithё zhurmё konferencёn. Mexika duhej tu kthente mbrapsht brenda pak ditёve 18 miliard dollarё, qё ajo nuk i kishte. Kjo situatё rrezikonte Mexikёn, por trazonte edhe Amerikёn, prandaj nё 3 Shkurt, presidenti amerikan u detyrua ti ofronte njё kredi 50 miliard dollarё Mexikёs. Kjo lёvizje parandaloi shpёrthimin e njё krize globale, por  megjithatё, rёnia nё bursat respektive tё bursave shёnuan njё rёnie rekord prej 10 miliard dollarё. Kjo hyri nё historinё e krizave si fenomeni “Tekila”.


Nё vitin  1998 do te kemi “Krizёn Nervore te Tigrit” njё krizё tjetёr kjo qё pёshtjelloi  Ёall Street-in nga njё fenomen nё juglindje tё Azisё. Vendet si Tailanda, Filipines, Malezia dhe Indonezia lulёzonin atё kohё nga njё zhvillim bumerank si rrjedhojё e shumave astronomike qё kishin investuar bankat Japoneze dhe agjensitё amerikane. Kёta investitore tё huaj nuk shqetёsoheshin pёr fitimet e tyre sepse monedhat vendase ishin te bashkangjitura ne vlerё me dollarin. Por qeveritё e vendeve aziatike nuk mundёn tё ruajnё mё njёvlefshmёrinё me dollarin pёr arsye tё ritmeve marramendёse tё investimeve nga njёra anё dhe tё rritjes sё defiçiteve nё buxhetet e tyre. Vendimi i tyre pёr braktisjen e njёvlefshmёrisё me dollarin shkaktoi rёnie tё bursave dhe tё aksioneve tё firmave ndёrtimore qё kishin qёnё tё begata. Investitoret amerikanё u shqetёsuan sepse testimi ekonomik i Tigrave do tё pёrfshinte nё krizё edhe  bankat Japoneze, tek tё cilat vete amerikanet kishin investuar, çka edhe ndodhi.
Fenomeni i investimeve tё shfrenuara u shpёrnda nё tё gjithё botёn. Mania e investimeve dhe lehtёsia e marrjes sё kredive pёr kёdo, solli njё liberalizim perceptimi, nё tё cilin ishte e mundur qё parajsa, nёpёrmjet kredivё bankare, ti afrohej tё gjithёve. Gjithkush mund tё merrte njё kredi pёr shtёpi, pёr biznes, pёr njё makinё lluksoze, dhe kjo prishje e ekuilibrit mes dёshirёs sё njeriut pёr jetё tё madhe dhe lehtёsisё pёr ta patur atё, solli njё krizё tё re nё planet.  Krizёn e investimeve tё shfrenuara. Kriza aktuale ekonomike e botёs ёshtё dhuratё e disa filozofive tё zhvillimit qё nuk janё pёr fat tё keq paraprirёse tё tij, duke u shfaqur si njё difekt serioz i sistemit kapitalist, por ajo pёrfaqёsohet nё çdo rast e ideuar nga Alan Greespan, njё muzikant ( profesioni i tij i parё) qё arriti te dirigjojё orkestrёn e liberalizimit shkatёrues tё botёs financiare. I mbёshtetur nga qeveria amerikane e Bill Klintonit qysh nga mesi i viteve 90, strategjia e parasё sё lehtё qё ideoi Greenspani, u shndrua nё njё pratikё tё financimit bankar qё e aplikuan njё numёr tё konsiderushёm shtetesh tё zhvilluara nё botё. Me njё fjalё, nё ekonominё botёrore pati njё shpёrthim tё ri investimesh tё shfrenuara dhe si pёrfundim, kjo solli njё ripёrtёritje tё ciklit tё krizёs financiare historikisht tё  vёrtetuar mё parё. Kёsaj radhe sipas UBS-sё, kriza u kushtoi bankave nё botё njё dёm prej 500 miliard dollarёsh.
 
Kulmin kjo krizё e arriti nё vitin 2009 kur bankat u  asfiksuan mё nё fund nga dhёniet masive tё pakontrolluara tё kredive, dhe ekonomia botёrore kaloi nё reçension, dhe pasojat e saj vazhdojnё edhe sot. Si gjithmonё qeveritё, ekspertёt dhe analistёt u kapёn pёrsёri nё gjumё nga befasia e papritur e kёrcёnimit tё rregresit, pёr mё shumё qё vetё shkencat ekonomike janё sot nё njё krizё besimi, pasi asnjёherё krizat e kaluara nuk janё bёrё mёsim pёr askёnd.
 
 
Cila ёshtё karakteristika e kёsaj krize, vorbulla e sё cilёs lindi nё Amerikё dhe fshikulloi gjithё planetin? Ёshtё bujaria ekstreme e bankave amerikane, e shndruar nё bamirёsi, sipas strategjisё sё Greenpanit, kёshilltarit tё Clinton, i cili pra, mund tё supozohet edhe si pёrgjegjёs kryesor i kёtij kolapsi financiar. Gatishmёria e bankave amerikane qё edhe  qytetari i fundit amerikan tё ngrejё shtёpinё e tij tё ёndёrruar me kredi dhe tё provojё po me kredi fatin si bisnesmen, e tё blejё çtё dojё e sa tё dojё. Mirёpo mbas disa vitesh strategjia dёshtoi dhe bankat, por edhe klientёt debitorё tё tyre, u futёn, dhe shumё prej tyre janё ende, nё kolaps.
Kjo krizё do te hyje ne histori si “Gabimi i Greenspan” i periudhёs sё parasё sё lehtё.                           

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00