image

Njeriu dhe Bota

Skllavëria nuk është shpikje të bardhësh. 

 

 

Nga Artan Gj. Hasani

 

 

(ripostim i detyruar meqe idiotet e FB ma censuruan pasi e kisha perkthyer "gabim" fjalen "black")

 

 

I dashur miku im Biond me kacurrela te zeza...

 

...i dështuar dhe fatkeq në jetë!

 

Unë nuk ndjej asnjë grimë faji për atë që paraadhësit e mi të bardhë u bënë stërgjyshërve tuaj. Une nuk kam asnjë përgjegjësi për skllavërinë.

 

Skllavërinë e lindi Njeriu. I bardhë. I zi. I verdhë. I kuq. E lindi Njeriu dhe si Njerëz njësoj duhet të skuqemi nga ajo si unë I bardhi, ashtu edhe ti I ziu, ai I verdhi e ai tjetri I kuqi.

 

As këto ndarje ngjyrash lëkure nuk i kam bërë unë I Bardhi, por i ka bërë Njeriu. Dhe mua nuk me vjen turp për ngjyrën time. As krenari. Sepse është një copë lëkurë e asgjë tjeter.

 

Skllavëria nuk është shpikje të bardhësh. Skllavëria nuk ka ngjyrë. Është shpikje e Njeriut. I bardhi para se të të skllavëronte ty skllavëroi miliona të bardhë. Vetë juve në Afrikën e zezë ju skllavëroi i ngjashmi juaj i zi i tribusë fitimtare mbi tuajën. Tregëtarët e parë të skllevërve në Afrike i blenë paraardhësit tuaj pikërisht nga kushurinjtë tuaj të tribusë armike afrikane.

 

Historia e njerëzimit njeh veç një skllavëri: atë të Njeriut nga Njeriu për të cilën duhet të na vijë turp të gjithëve si Njerëz, mua të bardhit dhe ty të ziut, të verdhit apo të kuqit.

 

Unë që ti më quan të bardhë, nuk ndjej asnjë grimë faji për mjerimin e asnjë lëkure në botë. Të zinj apo të bardhë, të verdhë apo të kuq. Unë ndjej keqardhje për mjerimin e Njeriut.

 

Unë nuk ndjej asnjë turp nga arritjet e mia si njeri I bardhë, që ti i quan privilegje të racës së bardhë. Jam përpëlitur shumë, kam dështuar shumë herë, por edhe kam arritur të mbijetoj, me sukses ndonjëherë, jam munduar shumë, kam studiuar e punuar edhe më shumë qe t'i arrij. Nuk m'i kanë falur apo dhuruar. Askush! Asnjeri!

 

Unë kam njohur mijëra e miliona Biondë të sukseshëm që kanë bërë në jetë më shumë se unë, që janë në krye të shtetit, institucioneve, spitaleve, universiteteve, shkencës, artit, ushtrisë, sportit, financës, biznesit. Kam njohur miliona Biondë fisnikërinë e shpirtit, hijeshinë e sjelljes etike dhe dashurisë për njeriun e të cilëve do ta kisha zili.

 

Po të pyes ty Biond i dështuar në jetë: vallë ata nuk u rritën në të njëjtën lagje dhe shoqëri që u rrite ti? Vallë ata nuk u rritën nën të njëjtët ligje që u rrite edhe ti? Vallë ata nuk u rritën mes të njëjtave mundësi shkollimi, strehimi dhe jetese si edhe ti? Përse ata shkëlqyen dhe ia dolën aq mirë në jetë, ndërsa ti mbete në vorbullat e zeza të jetës? Përse fëmijët e tyre përsëri shkëlqejnë kudo që shkojnë dhe nuk i pengoka racizmi që ta kanë vënë në gojë për të justifikuar dështimet e tua? Përse të bardhët qënkan treguar kaq zemërgjërë me sivëllezërit e tu të sukseshëm dhe jo me ty?

 

Ka qindra bilionerë dhe mijëra milionerë Bindë, sivëllezer të tu të gjithe! Po ata pse nuk i pengoi racizmi i Njeriut të Bardhë?

 

Bota sigurisht ka padrejtësi, dhe të mëdha madje. Padrejtësi të Njeriut për Njeriun. Dhe Padrejtësia nuk ka ngjyrë! Duhet të jesh idiot, hipokrit ose maskara, ti miku im i zi, nëse fajson racizmin e të bardhëve për dështimet e tua. Unë sapo të solla miliona shembuj që dëshmojnë krejt të kundërtën.

 

A e ke parë ti miku im dhe Biond i dështuar se sa të bardhë ke rrotull teje edhe më të varfër e të dështuar se ty? I ke parë që rrugëve të metropolove të pastrehët janë më shumë njerëz të bardhë sesa të zinj? Ke parë që mes të droguarve ka po aq të bardhë sa edhe të zinj? Po për këta të bardhë cili racizëm paska vepruar që të katandisen ashtu?

 

Biondi im i dashur dhe i dështuar!

 

Ka ardhur koha të kuptosh që përgjëgjësi i jetës tënde je ti. Askush tjetër nuk do të të ndihmojë përtej asaj që ofrojnë ligjet dhe mundësitë e një vendi. Kur nuk të ndihmoi vëllai yt Obama i zi përgjatë 8 viteve president, pse ia kërkon Trumpit të bardhë?

E vërteta është që të dy ata të ndihmuan. Edhe Obama, edhe Trump! Prandaj edhe ekzistojnë miliona Bionder të sukseshëm në Amerikën e zezë.

 

Por ti nuk ndihmove dot veten. Dhe e di pse? Sepse në vetëdijen tënde ti akoma pret nga skllavopronari i stërgjyshit tënd. Ty të është liruar trupi nga prangat, por jo mendja dhe shpirti. Janë prangat e mendjes që të mbajnë akoma peng e skllav të emërtesës “Njeriu i Bardhë”.

 

Ta përsëris. Nuk ka njeri të bardhë, të zi, të verdhë apo të kuq. Ka veç Njerëz.

 

Ule bythen tënde bionde dhe puno si e sa bytha bionde e vëllait tënd të suksesshëm dhe e bardha ime. Dhe me të njejtën ndershmëri. Sepse jeta ime vlen sa e jotja! Është jeta e Njeriut.

 

Nëse do vazhdosh të jesh skllav në tru i “Njeriu i bardhë” ti do të vazhdosh të tërhiqesh zvarrë në mjerimin tënd dhe mua përsëri nuk do më vijë aspak keq, por do të ulem të pi nje gotë birre me vëllain tënd të sukseshëm ndërsa do flasim për NJERIUN.

 

Paç fat të bardhë!

 

 

© Artan Gj. Hasani

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00