Home | Opinion | Shqiptarët dhe Covid - 19

Shqiptarët dhe Covid - 19

image
Nën ethet e përhapjesë së pandemisë...

 

 

Nga Prof. Dr. Abdulla Mehmeti

 

 

SHQIPTARËT, KOSOVA DHE COVID 19

 

Ne shqiptarët jemi populli më i përgjumur përballë luftës me armikun e padukshëm, covid 19.

Përhapja e virusit vdekjeprurës "Covid -19" nuk na jep një rast të dytë.

Të gjitha shtetet i kanë mbyllur hermetikisht kufijtë, nuk është si në vitet e luftës, kur patët mundësi ta lëshoni Kosovën dhe të merrni rrugët e botës si refugjatë, që pastaj të ktheheni si "heronj" në saje të ndihmës ndërkombëtare.

Sot, secili komb dhe shtet i ka hallet e njëjta dhe mbron veten e tij, duke mos i mbetur mundësi për kujdes dhe ndihmë ndaj të tjerëve.

Nuk ka kush u mbron nga ky armik i padukshëm, përveç vetes tuaj.

Kosovë, sot harroji banditët, kriminelët dhe armiqtë e dukshëm dhe të njohur, të cilët një ditë do ta marrin dënimin e merituar, se është koha e luftës ndaj një armiku dhe kryekrimineli të ri e të padukshëm.

Nuk është koha për filozofi, politikë dhe luftë për pushtet, por për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës tuaj dhe të tjerëve.

Kështu do ta mbroni edhe veten, kombin dhe shtetin e Kosovës.

 

(21.III.2020)

 

 

NE SHQIPTARËT JEMI POPULLI MË I PËRGJUMUR PËRBALLË FATKEQËSISË GLOBALE NGA ARMIKU I PADUKSHËM

 

Përhapja e virusit vdekjeprurës "kovid 19" nuk na jep një rast të dytë.

Të gjitha shtetet i kanë mbyllur hermetikisht kufijtë, nuk është si në vitet e luftës, kur patët mundësi ta lëshoni Kosovën dhe të merrni rrugët e botës si refugjatë, që pastaj të ktheheni si "heronj" në saje të ndihmës ndërkombëtare.

Sot, secili komb dhe shtet i ka hallet e njëjta dhe mbron veten e tij, duke mos i mbetur mundësi për kujdes dhe ndihmë ndaj të tjerëve.

Nuk ka kush u mbron nga ky armik i padukshëm, përveç vetes tuaj.

Kosovë, sot harroji banditët, kriminelët dhe armiqtë e dukshëm dhe të njohur, të cilët nj ditë do ta marrin dënimin e merituar, se është koha e luftës ndaj një armiku dhe kryekrimineli të padukshëm!

Nuk është koha për politikë dhe lufte për pushtet, por për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës tuaj dhe të tjerëve.

 

(21.III.2020)

 

 

PËR NJERËZIT QË BARTIN GJENE EGËRSIRE

 

Po deshët t'i njihni njerëzit egoistë, karrieristë, pa vetëdije njerëzore dhe përgjegjësi shoqërore, ndiqni statuset e tyre me përmbajtje idiotësie në kohën kur i gjithë njerëzimi ndodhet përballë luftës me një armik të panjohur.

Në këto rrethana jeni tepër të dukshëm. Duhet të përmbaheni, sa u mundëson koshienca!

Bota nuk është krijuar për askënd ta shfrytëzojë individualisht.

Vetëm egërsirat nuk kanë ndjenja humane dhe përgjegjësi shoqërore.

Lufta, e çfarëdo natyre qoftë, nuk është lojë, as vdekja e njerëzve eksperiment që mund të përsëritet.

Përshtatuni me kohën dhe rrethanat!

 

(20.III.2020)

 

 

Regjimet diktatoriale e rrezikojnë njerëzimin

Mjeku 34 vjeçar kinez që i pari e alarmoi njerëzimin për rrezikun e paraqitjes dhe përhapjes së koronavirusit u likuidua nga shërbimi sekret i shtetit kinez.

Ky fakt është i mjaftueshëm se diçka fshehet pas kësaj mortaje.

 

(20.III.2020)

 

 

TË VARFËRIT DHE TË PASURIT PËRBALLË FATKEQËSIVE JANË TË BARABARTË

 

Meqë problemi i koronavirusit në fillim është paraqitur në Kinë, me këtë rast ju përkujtoj një fjalë të urtë kineze, që dëshmon se në fatkeqësi të mëdha të gjithë njerëzit në njëfarë forme janë të barabartë:

"Të varfërit nuk kanë çfarë të hanë, ndërsa të pasurit nuk kanë oreks!"

Në këto situata u humb oreksi edhe më tepër nga frika mos e humbin kapitalin, gati përherë të fituar në mënyrë të pandershme.

Kujdes të pasurit e pangishëm, se të varfërit dhe hallexhinjtë i ruan Zoti!

 

(20.III.2020)

 

 

KUR THIKA HELMUESE E MASHTRIMIT PREK NË PALCË TË NJERËZIMIT...

 

Kur thika helmuese e mashtrimit prek në palcën e njerëzimit, fillon zgjimi i popujve dhe lufta për çlirimin e tij nga injoranca, kthetrat e ideologjive të rrejshme dhe oligarkia e krimeve globale, fillon rilindja e njerëzimit dhe jeta e re. Pas katastrofës nga pandemia e kovid 19 që e ka goditur njerëzimin, të shpresojmë që kujtesa historike të mos na zhgënjejë edhe kësaj radhe.

 

(19.III.2020)

 

 

TETOVA NËN ETHET E PËRHAPJES SË PANDEMISË

 

Nën ethet e përhapjesë së pandemisë, secili qytetar duhet ta vërejë dhe të bindet se fajtorë për gjithçka të mbrapshtë ndër ne është vetë njeriu.

Asnjëherë qyteti nuk ka pasur ajër më të pastër se ditëve të fundit.

Kjo pamje nga qyteti i Tetovës flet shumë.

Me këtë rast, mediet mund të organizojnë edhe një kuiz me qytetarët e shqetësuar të Tetovës: ku vajtën gjatë këtyre ditëve gjithë ato kope të qenve bredhës nga vendbanimet tona, rrugët dhe sheshet e qyteteve?

Interesante, apo jo?!

 

(19.III.2020)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00