image

Kaosi shqiptar, në duar të gangove

Kaosin e kanë marrë në dorë revolucionarët e Gjirit të Lalëzit...

 

 

Opozita shqiptare është e vendosur të vazhdojë luftën e paepur kundër pushtetit të Edi Ramës. Imazhi i protestës së sotme përcillte idenë se Shqipëria është nën flakë. Tymi dhe zjarri i bombave Molotov, përplasjet e provokatorëve me policinë dhe rreshtimi i protestuesve nëpërmjet trukut të kamerave plotësonin të plotë tablonë që Shqipëria është nën flakë.

 

Mediat botërore sy e veshë. Të reshtuara sipas interesave përkatëse. Mediat perëndimore të shqetësuara për destabilitetin që mund të përshkallëzohet në Ballkanin e barutit, ndërkohë që mediat ruse presin destabilitet për të mos lejuar këtë kënd ballkaniko-europian të bjerë nën tutelën totale të NATO.  Rusia Today transmentim  live nga flaka shqiptare.

 

Opozita është më e motivuar se kurrë. Ilir Meta pasi ka bërë planin strategjik të protestës kërkon qetësi dhe dashuri, por me pak dhunë opozitare brenda pasi janë në të drejtë të zotit. Lulzim Basha si një prijës romak kryeson turmat e përgatitura me lugën e pushtetit në brez. Me zërin që herë i ikën dhe herë i vjen, kryetari opozitar miliarder, me disa akuza për korrupsion të cilat i ka mbyllur me raport doktori për dhimbje dhëmballe, lajmëron rrëzimin e qeverisë.

 

Më tutje midis disa protestuesve ndodhet gruaja e Likes, e tëra e mbushur me plastikë nga vithet deri te faqet, e cila lajmëron që do e rrëzojë Ramën për një sekondë por nuk do. Në mes të turmës ndodhet  doktor gërdalla pengmarrësi real i demokracisë shqiptare, i cili ndihet keq pak nga gazi e pak nga pleqëria që e ka zënë keq.

 

I vendosur në mes të ithtarëve, ikën si një shtrigë e mallkuar që i ka ikur forca e magjisë kur merrte tanket dhe RTSH e më pas përfundonte me pampersa në qelitë e policisë së Tiranës. Diku më tutje miliarderët e rinj ish pushtetarë e deputetë, të pasuruar me breza e me fise që kërkojnë revanshin. Në ballë qëndrojnë tufa e idiotëve të cilët sulmojnë të yshtur nga kjo lukuni të babëziturish.

 

Ja kanë dalë.

 

Shqipëria po hyn sërish në vendet me rezikshmëri të lartë. Telefonatat e miqve të huaj, emigrantëve shqiptarë nuk pushojnë. Ç"ndodh? Ka luftë? Mirë jeni? A ka vdekur ndonjë nga shpia? Ka të plagosur? Ankthi i miqve dashamirësve bashkëatdhetarëve shtohet çdo ditë pas 30 vitesh demokraci. Turistët që ishin përgatitur i bllokuan biletat. Biznesi çdo ditë e më shumë ndien pasigurinë.

 

Vendi po paguan kosto. Koston e Likes, Saliut, Monikës, Lulit, Mul Nokës, pronarëve të Gjirit të Lalëzit të cilët kanë marrë urdhër ta destabilizojnë me çdo kusht. Mjafton flaka e bombave molotov për të kthyer sytë e botës me ankth dhe me qejf në drejtim të një vendi që po vuan nga babëzia e shushunjave të Gjirit të Lalëzit. 

 

Agjenturat antishqiptare vazhdojnë të fërkojnë duart. Russia Today transmenton pasigurinë dhe paaftësinë shqiptare për të menaxhuar vendin e tyre.

 

Kaosin e kanë marrë në dorë revolucionarët e Gjirit të Lalëzit dhe Gjirit të Kurvave.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00