Home | Opinion | Zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë Veriore

Zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë Veriore

image
Ku janë votuesit dhe votat e shqiptarëve?!

 

 

Nga Abdulla Mehmeti

 

KU JANË VOTUESIT SHQIPTARË DHE VOTAT E TYRE?

 

1. Sipas numrit real të popullsisë (35-40%), shqiptarët në Maqedoninë Veriore duhet të kenë mbi 630 mijë vota.

 

1. Sipas të dhënave zyrtare (joreale) për numrin e popullsisë (2002), së paku ka mbi 450 mijë votues shqiptarë në këtë shtet.

 

3. Jo 80 mijë vota, as 180 mijë vota, nuk janë vota reale të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore.

 

4. Kush duhet të kujdeset dhe jep llogari për këtë?

 

5. Çfarë bëjnë partitë politike të shqiptarëve nëse nuk dinë ta numërojnë dhe mbrojnë votën shqiptare?

 

6. Cili është funksioni dhe dobia e partive politike të shqiptarëve nëse nuk janë të afta ta numërojnë, mbrojnë, mobilizojnë, orientojnë, efektuojnë dhe mirëpërdorin votën e qytetarëve shqiptarë, në emrin e të cilëve thirren, bëjnë karrierë dhe aktrojnë pushtet në Republikën e Maqedonisë Veriore?

 

7. Kjo është përgjigja që duhet ta japin partitë politike të shqiptarëve, jo të bëjnë sikur merren me politika të mëdha, me çështjen globale të integrimeve euroatlantike dhe me çështjen kombëtare, të cilën e kanë shndërruan në pazar të plaçkave!

 

KU JANË VOTUESIT SHQIPTARË DHE VOTAT E TYRE?

 

Nuk duhet të ketë asnjë dyshim, sipas të dhënave statistikore jozyrtare, se shqiptarët në Maqedoninë Veriore përbëjnë 35-40 % të popullsisë në këtë shtet.

 

Secili që ka pak njohuri mbi krijimin dhe funksionimin e shteteve ballkanike, për pushtetet e tyre deri më sot, e ka të qartë se shumica e këtyre shteteve janë ngritur në rrethana të pazakonshme, përmes pushtimeve, dhunës, mashtrimeve dhe falsifikimeve, dhe më tepër se kudo tjetër në botë ky yrajon është dalluar gjatë historisë me shpërngulje të dhunshme të popullsive, zhvendosjen e tyre nga një shtet në tjetrin, nga një rajon në tjetrin, me shfarosje masive, dhunë e terror.

 

Këtë shumica thonë që duhet t'ia lëmë historisë, por, megjithatë edhe sot falsifikimet në këto shtete, sidomos i numrit të popullsisë janë ende në lojë, për interesa strategjike dhe politike, për dominim të një populli mbi të tjerët. Këtë fat e kanë pasur sidomos shqiptarët nën ish federatën jugosllave dhe këtë fat vazhdojnë ta kenë edhe sot në Republikën e Maqedonisë Veriore.

 

Sidoqoftë, edhe sipas statistikave zyrtare, sado që ato janë të pasakta, të manipuluara dhe falsifikuara, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Maqedoni, thuhet se shqiptarët përbëjmë mbi 25% të popullsisë së përgjithshme në këtë shtet.

 

Atëherë, nëse Lista e përgjithshme e votuesve për mbajtjen e zgjedhjeve ka gjithsej 1.808.131 votues, e cila është përdorur në rrethin e parë të zgjedhjeve praesiedneciale, të mbajtura më 21 prill, ndërsa shqiptarët sipas statistikave zyrtare janë 509.083 (25,17%) banorë në këtë shtet, i bie që në Maqedoninë Veriore ka së paku 450 mijë votues shqiptarë, sipas të dhënave statistikore zyrtare!

 

Në rrethin e parë të këtyre zgjedhjeve presidenciale, për kandidatin shqiptar kanë votuar vetëm 79.921, ose 10.58% votues shqiptarë, pret të cilëve 10% besohet se kanë qenë vota nga qytetarë me përkatësi të tjera etnike.

 

Meqë dalja në këto zgjedhje llogaritet se ka qenë 41.79%, i bie që në këto zgjedhje është dashur të ketë së paku 180 mijë vota nga qytetarët shqiptarë.

 

Për cilin kandidat kanë votuar mbi 100 mijë votues shqiptarë, përveç atyre që kanë votuar për kandidatin shqiptar?

 

Në Republikën e Maqedonisë Veriore, sipas Listës së përgjithshme të votuesve prej 1.808.131, dhe numrit real të banorëve shqiptarë, prej 35-40 %, i bie të ketë mbi 630 mijë votues shqiptarë.

 

Edhe sipas të dhënave zyrtare (jo të sakta për numrin real të shqiptarëve), me të gjitha kalkulimet, i bie të ketë mbi 450 mijë votues shqiptarë, jo 80 mijë, as 180 mijë votues dhe vota shqiptare!

 

Ku janë votuesit dhe votat e shqiptarëve?!

 

(28 prill 2019)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00