image

Shqiptarët në Maqedoninë Veriore

- tokë e djegur nga helmimi i ajrit, ujit dhe tokës...

 

 

Nga Abdulla Mehmeti

 

 

ATY KU PËRBUZET DITURIA DHE SHTOHET INJORANCA E LAKMIA, VRITET LIRIA DHE ARDHMËRIA!

 

Përderisa shqiptarët në Maqedoni, dhe jo vetëm, ta kuptojnë se: 

- çfarë sherri sllav e grek përçojnë pushtetet në vendet e tyre, të instaluar në emër të demokracisë dhe të kontrolluar nga qendrat e huaja; 

- çfarë strategjie afatgjetë zbatojnë përmes planeve të fshehta nga ish regjimet me ideologji komuniste; dhe 

- përmes planeve shoviniste serbe, greke dhe ruse, në bashkëpunim me lëvizjet fetare të ortodoksisë ekstremiste ruso-greke dhe të islamizmit të rrejshëm ruso-iranian, me pretendimet e tyre ekspansioniste mbi territoret etnike shqiptare.

 

Deri atëherë, trojet shqiptare në Maqedoni dhe në krahina e vise të tjera mund të shndërrohen në: 

- ferr të vërtetë për banorët vendës nga qeverisja e keqe e politikanëve dhe pushtetarëve hajdutë, të korruptuar dhe kriminelë; 

- tokë e djegur nga helmimi i ajrit, ujit dhe tokës; 

- me papullsi të traumatizuar nga frika, skamja dhe urria, e droguar dhe helmuar përmes ilaçeve dhe ushqimeve; 

- toka djerrë dhe të braktisura nga shqiptarët, të banuara vetëm me pleq dhe plaka sa për të vajtuar mbi varret e të parëve dhe mbi fatin e bijëve të larguar në të katër anët e botës.

 

Pastaj, në vend të banorëve vendës, autoktonë, do të vijnë njerëz të huaj dhe banorë të ri, kompani ndërkombëtare dhe biznesmenë kinse për „zbutjen e papunësisë“, apo ushtarë e policë të huaj për „ruajtjen paqes“, në trojet tona etnike pa njerëz, të boshatisura nga shqiptarët, ku mijëra vjet më parë ka zënë fill historia e njerëzimit dhe qytetërimi!

 

(23 mars 2019)

 

 

 

 

Reflekse mbi zgjedhjet presidenciale të radhës në Maqedoninë Veriore

 

MË MIRË NJË FUND PA SHPRESË, SE NJË SHPRESË PA FUND!

 

Maqedonia Veriore aktualisht ka kapacitete demokratike dhe financiare për zgjedhjen e kryetarit të shtetit nga Parlamenti, jo nga qytetarët përmes zgjedhjeve të cilat nuk mund të jenë të lira dhe demokratike, të pamanipuluara dhe falsifikuara.

 

Kryetari i shtetit në Maqedoninë Veriore, sipas Kushtetutës, ligjeve pozitive dhe praktikës së derisotme, nuk është organ i pushtetit demokratik, por vegël në duart e partive politike për realizimin e interesave të tyre dhe e sundimit të keq, të qeverisjes jodemokratike mbi qytetarët e vendit.

 

Qytetarët e këtij shteti, sidomos shqiptarët, para se të vendosin se cilin kandidat për kryetar shteti duhet ta votojnë, së pari të mendojnë për krijimin e mundësive për ndryshime kushtetuese të reja, ndryshim të ligjeve zgjedhore, përfshirë edhe ato për kryetar shteti, për pastrimin e listave të zgjedhësve, heqjen e vartësisë së kryetarit të shtetit nga partitë politike, nga interesat e ngushta nacionale, si dhe sigurimin e funksionit efikas të kryetarit të shtetit, si përfaqësues i interesave të të gjithë qytetarëve dhe komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të shtetit.

 

Mundësitë që aktualisht i japin kryetarit të shtetit, kushtetuta dhe ligjet, praktika e pushtetit të derisotëm, vartësia e skajshme nga partitë politike, e zbehin dukshëm figurën e kryetarit të shtetit dhe e shndërrojnë atë në vegël në duart dhe për interesa të partive politike, të qarqeve politike jashtë vendit dhe të klaneve të interesave biznesore, nga të cilat sistemi demokratik, shteti i së drejtës dhe liritë e të drejtat e qytetarëve në këtë shtet asnjëherë nuk kanë përfituar asgjë të dobishme, dhe as duhet të presin ndonjë ndryshim pozitiv në të ardhmen, përveç zëvendësimit të emrave dhe figurave të kryetarëve të vjetër me emra dhe figura të kryetarëve të ri, më tepër si funksion ceremonial se sa organ funksional i pushtetit demokratik.

 

Më së paku që duhet të bëhet në të ardhmen e afërt, duhet të ndërpritet mënyre e kandidimin, e zgjedhjes dhe fitimit të mandatit të kryetarit të shtetit me forma të tjera të kandidimit, zgjedhjes dhe marrjes së mandatit, të cilin do të duhej ta merrte nga parlamenti i shtetit, jo nga qytetarët, përderisa zgjedhje të lira dhe demokratike ende nuk mund të organizohen në këtë shtet dhe përderisa niveli i demokracisë është shumë larg nga sigurimi i standardeve të nevojshme.

 

(22 mars 2019)

 

 *  Shqiptarët në Maqedoninë Veriore  --- Titulli është i redaksisë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00