image

Në ditët e vështira...

Nënën e tij në azil çoi sot....

S`kish vend për miellin , nuk e mbante dot...

 

 

Nga Agim Deliu

 

 

 

Në ditët e vështira...

 

Në dritare më vinin zogjtë e më cicërinin

Dielli me duart e rrezes ballin më ka prekur.

Shokët dhe miqtë, lule shpresë më sillnin

Mbi petalet e tyre kristale loti kam gjetur.

 

 

Tregëtari i miellit

 

 

Ende pa dalë drita e diellit

zgjohet, lëviz tregëtari i miellit.

 

Me trupin, si brumë i pa zënë mirë

Herët në mëngjes lëviz i djersirë.

 

Si thes i mbushur, vendosur mbi këmbë

Vrojton magazinat e fryhet rëndë, rëndë.

 

Nënën e tij në azil çoi sot....

S`kish vend për miellin , nuk e mbante dot...

 

 

Në Bibliotekë

 

 

Një libër "shik" në bibliotekë

I tha një tjetri të përdorur

-Sa keq më vjen,më vjen vërtetë

Që dorë më dorë shkon pa sosur.

 

Unë kam shumë vite këtu rri

Si zotëri i qetë,pa hapur

Dhe jam sërish po aq i ri

Ti erdhe pas dhe sa je plakur!

 

U hodh e foli qetë e qetë

I miri libër i "përdorur"

-Më mirë tmos isha more i shkretë

Se sa harruar, pluhurosur...

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00