Home | Literature | Iluzion i bukur !

Iluzion i bukur !

image
«... Ujëra blu ledhatues, ishuj, shkëmbinj, brigje të lulëzuar, një panoramë magjike në largësi, një perëndim dielli trullosës ...»

 

 

 

« ... Pashë një ëndërr krejt të papritur, s’kisha parë kurrë diçka të ngjashme. Në muzeun e Drezdenit, figuron një tablo e Claude Laurent, e titulluar në katalog "Acis et Galathée", në mos u gabofsha ; kurse unë e quaja "Epoka e Artë", pa ndonjë shkak të ditur. E kisha soditur tashmë njëherë, duke kaluar në Drezden. Dhe kjo tablo më doli në ëndërr, jo si një pëlhurë, por si një peizazh i vërtetë. Është një cep magjepsës i Arkipelagut Jonian : ujëra blu ledhatues, ishuj, shkëmbinj, brigje të lulëzuar, një panoramë magjike në largësi, një perëndim dielli trullosës ; s’kam fjalë për ta përshkruar.

 

Këtu është djepi i qytetërimit europian ; këtu janë zhvilluar skenat e para të mitologjisë, këtu është parajsa tokësore, këtu kanë jetuar njerëzit fisnikë : zgjoheshin dhe flinin të lumtur e të pafajshëm, gëmushat mbusheshin me këngët e tyre të gëzuara, energjitë e virgjëra digjeshin në dashuri dhe gëzime të çiltëra… Dielli lante me rrezet e tij ishujt dhe detin, i lumtur që rrëzëllinte mbi fëmijët e vet të bukur.

 

Ëndërr magjike ! Iluzion i bukur ! Endrra më e pamendueshme që qe ndonjëherë, që njerëzimi ia përkushtoi jetën e vet, për të cilin profetët vdisnin në kryq apo digjeshin të gjallë ; kjo është ëndrra pa të cilën popujt nuk donin të jetonin dhe madje nuk mund të vdisnin. Gjithë këtë, më është dukur se e kam jetuar në këtë ëndërr. S’mund ta them saktësisht se ç’kam ëndërruar, por e shihja ende shkëmbin, detin dhe rrezet e pjerrta të diellit perëndues dhe kur u zgjova hapa sytë e mbytur në lot, për herë të parë në jetën time. Një ndjenjë lumturie e panjohur më parë, ma mbushte zemrën deri në dhimbje... »

 

 

 

© Dea J Klosi, në Shqip

 

Fjodor Dostojevski


No photo description available.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00