Home | Literature | * * *

* * *

image
Bukuritë e rralla të qytetit – një kishë baroke këtu, e një pallat tezontle atje, një kopsht...

 

Nga Carlos Fuentes

 

...

 

 

Ishte një djalosh simpatik. Njerëzit ia vinin në dukje atë. Edhe pasqyra gjithashtu. Flokë të kuq dhe me krela. Ngjyra e lëkurës, kanellë. Hunda, e drejtë. Sytë, të praruar. Buzët, fërgëlluese. Mjekra, e qetë. Gjatësia, një metër e shtatëdhjetëenëntë. Shtatëdhjetë kilogramë. Një garderobë e vogël, por e zgjedhur me sqimë. Duar pianisti, i thoshin. Gishta të gjatë, por jo lakmues. Të dashura të rastit. Më tepër e ftonin sesa ftonte vetë. Kushëriri nga Amerika, në njëfarë mënyre. I huaji i pranuar me një buzëqeshje miqësore marrjeje nën mbrojtje.

Pas vdekjes së dona Lucilas, Aleksi tha me vete se s’kishte asnjë kuptim më që të rrinte në Francë. Puna e mërziste, të ardhurat nga rruga Lille ishin të vogla, çupkat ishin thjesht dashuriçka pa të keq… Meksika, tezet, pasuria. Ja horizonti që e tundonte.

Dhe iu shkroi tezeve. Dona Lucila kishte vdekur. Asgjë më s’e mbante në Francë. Pas kaq vitesh mërgimi të trashëguar, dëshironte të kthehej në Meksikë. A mund të banonte ai tek ato, para se të mund të gjente një banesë diku ?

Bashkë me letrën futi dhe një foto të vetën në këmbë, me qëllim që të mos kishte befasira. Mori dy letra veçmas. Njëra nga Maria Serena Escandon dhe tjetra nga Maria Zenaida me të njëjtin mbiemër. Që të dyja do ta prisnin më shumë kënaqësi. Të dyja letrat ishin gati njëlloj.

« I dashur nip, po të presim me gëzim. »

Përse nuk kishin dërguar ato vetëm një letër, për të dyja ? Përse dy letra ? Alejandro vendosi të mos e lodhë kokën me këtë mister. As me ndonjë tjetër që mund ta priste përpara. Tezet ishin dy plaka allosoj. Aleksi vendosi ta përgatisë veten përkundër çdo lloj trilli nga ana e zonjushave.

Në aeroport, një shofer taksie e priste me një tabelë ku ishte shkruar mbiemri « Escandon ».

– Ju jeni "Ai"? Më kanë thënë me telefon që të vij t’ju marr.

Taksia e la aty, m'u përpara shtëpisë së vjetër të Ribera de San Cosme. I mësuar me simetrinë e përkryer të rrugëve pariziane, Aleksi filloi të ndihet i çoroditur nga rrëmuja urbane e Distriktit Federal, pastaj iu duk e pakëndshme, por nga fundi filloi t’i pëlqejë. Meksiko iu duk një qytet pa caqe, e dorëzuar në shpejtësinë e vet, pa frena, e gatshme të garojë me të pafundmen, duke mbushur çdo lloj hapësire bosh, me gjithçka, rrethime, banesa, qiejgërvishtës, çati llamarine, mure kartoni, grumbuj plehrash, rrugica të qelbura, tabelë reklame mbi tabelë reklame…

Bukuritë e rralla të qytetit – një kishë baroke këtu, e një pallat tezontle atje, një kopsht i mirëmbajtur – jepnin një pamje të thellësisë së tij, në të kundërt me shtrirjen. Sepse Meksiko ishte gjithashtu – dhe këtë, Alejandro de la Guardia e dinte falë nënës së vet të bukur dhe të paharrueshme – një qytet me shtresa të mbivendosura, qytet aztek, kolonial, neoklasik, modern…

 

...

 

Përkthyer nga Dea J Klosi

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00