Home | Literature | Botohet libri " HERENOW " i Fahredin B. Shehut

Botohet libri " HERENOW " i Fahredin B. Shehut

image
" HERENOW " është titulli i librit të autorit Fahredin B. Shehu, i cili është botuar nga Shtëpia botuese Inner Child Press International LTD...

 

 

Nga Peter Tase

 

" HERENOW " është titulli i librit të autorit Fahredin B. Shehu, i cili është botuar nga Shtëpia botuese Inner Child Press International LTD, në  New Jersey.

 

Shtëpia botuese Inner Child Press International LTD, nga New Jersey, SHBA, botoi librin e radhës nga poeti kosovar Fahredin Shehu. Libri titullohet “ HERENOW” ose “Këtutania” që shfaq një poezi avangarde me notë të fuqishme të lirikës shpirtërore dhe kontemplative gjë që është vulë kreative e poetit Shehu. 

Poezitë janë të ndara në ciklet: Humnera e sipërisë, frymëzuar nga filozofia e Jean Baudrillard. Dy masa të prera për të vetmin shpirt, që e riaktualizon Maister Eckhart në epokën digjitale, cikli Fytyrat nga Asgjëkundia, dimensioni i Afërlargët i njeriut dhe relacioni i tij kosmologjik me kreativitetin. Pesha e dhembjes, një cikël me lirikat shpirtërore nokturnale dhe diurnale dhe cikli i fundit Aktet të pafajshme të Vetëdijes.

Për Librin kanë shkruar emrat më të shquar të letërsisë botërore aktualisht nga vende të ndryshme të botës. Vlen të ceket vështrimi i profesori i letërsisë nga Dublini, Patrick Lodge, i cili shprehet: 

“…poezitë janë të ndjera duke mbarsur thelle diçka shpirtërore në çdo varg. Vetëm poezia “ “Kah shpresa”, do të mund të ishte një vepër e vetme dhe ajo flet …thuaje fjalën o poet, fjalën depërtuese si një raketë, Herenow është një raketë e tillë”. / përfundon prof. Lodge

 

Nga një kënd tjetër i globit shkruan profesori i letërsisë amerikane nga Universiteti Meiji në Tokyo, profesori Keijiro Suga:

“Nadalo së adhuruari Kohën, sepse Koha nuk është më Zot. Tokat e largëta rrotullohen, por për ty poet nuk ka Lindej as Perëndim. Të jesh këtu, të jesh Tani…të jesh i zëshëm si qielli. Atje ti e gjen vetën që i ngjan askujt dhe e emërton Fahredin Shehu. Engjëlli i fundit i dashurisë në Tokë, ose një, i cili përpiqet të bëhet.

 

Për këtë libër ka shkruar edhe profesoresha Fiona Sampson nga Universiteti Roehampton në Londër. Sampson është njëra nga katër poetë më të mirë të Mbretërisë së Bashkuar. Sapmson shkruan:

“Fahredin Shehu një shkrimtar më dhunti të shtrira gjithëndej të lirikës, visionit dhe guximit. Poezitë e tij evokojnë botë të mundëshme dhe ato botë të pamundëshme si dhe gjetjen e revelatave/ zbulesave nga jeta e përditëshme. Ai është shkrimtar që duhet celebruar, frymezues në admirim dhe mendjeprehtë në elegji.”

 

Ndërkaq poeti dhe dramaturgu më i njohur Turk, Tarik Gunersel thotë:

 

“Kur poeti me një horizont aq të gjerë të dijes, si Fahredin Shehu thotë Herenow/ Këtutania, unë e përqafoj mundësinë sfiduese të avanturës, në një udhëtim të hapur në secilën “këtutani” të mundëshme dhe në secilën temë. Unë vazhdoj të argëtohem më një udhëtim të këtillë begatues”.

 

Poeti kombëtar Norvegjez Knut Ødegård, i cili një kohe të gjatë e ndjek krijimtarinë e Shehut thotë:

në poezinë e Fahredin Shehut unë gjej një kombinim të rrallë të pasionit dhe mëshirës. Ai është një poet i ditur, i cili di se kreativiteti në art është njohja e traditave, fillimisht njohja e traditës së vetë e më pas edhe të traditave tjera. Më pas Shehu shton dicka të re në këtë traditë krijuese, diçka që nuk ka ekzistuar në letërsi para shkrimit të poezive të tij.

Empatia është fjala me, të cilën dua ta përshkruaj poezinë e Shehut. Afësria e Tokës me Trupin, ndjeshmëria dhe shprehja brilante e epshit njerëzor. Të gjitha këto të kombinuara me vetëdije të së Shenjtës…

 

Profesoresha nga Pensylvania State University, Znj. Hulya Yilmaz shkruan :

“Fahredin Shehu një poet vizionar dhe i guximshëm me një përkushtim pasionant në akcilën temë të rëndësisë universale. Ai është jashtëzakonisht i vetëdijshëm për simpolizmin lirik si atë Islam dhe të Krishterë po ashtu edhe të traditave tjera mitologjike dhe trashëgimisë gjuhësore. Shehu nuk shfaq thjeshtë diturinë dhe njohjen e tij nëpërmjet artit të shkruar kur objekti i tij poetik individual është në pyetje, por më shumë begaton perimetrin e themeluar poetik si zhanër.

 

Ndërkaq botuesi William Spencer Peters, i cili tash e sa vite e boton Shehun në parathënien e tij shkruan:

“Shehu ka formën e veçantë të fuqizimit, është i thellë dhe një shpirt i ditur, i cili ndikon tek e papretendueshmja dhe te e vetëdijshmja në një mënyrë shumë të thellë. Shpesh kam diskutuar me Profesoreshën Yilmaz dhe i kam thënë: Shehu është një tip shpirti, të cilit mund t’i përulem deri në këmbë dhe të dëgjoj si dhe të vërtetojë thëllësitë e diturive të tij dhe të mbetëm bukur i përmbajtur. Në diskurisin e tij, në këtë libër dhe në botime të tij të mëherëshme, nëse e dëgjon zërin e evokimeve të tij, sheh frute të dukshme dhe të padukshme të dijes dhe përvojës. Gjë që është Shenjtërisht e ëmbël. Kjo e bën poëzinë e tij më të këndshmë”.

 

Libri i ka 120 faqe dhe gjendet në shitje në Amazon books.

 

 

Image may contain: 1 person, beard

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00