Latest News
Ikje nga Vendlindja
![image](https://www.klosi.com/thumbnail.php?file=lin_aa_561623203.jpg&size=article_large)
Largësia shfaq trillet, në tokën e miljeve humbasin...
Nga Eduart Sulollari
I kyça metaforat...
Largësia shfaq trillet,
në tokën e miljeve humbasin
kilometrat.
Vetëm gjysmë - hënën
kam në çantën e dorës
tek ecëm kodrës përtej.
Pragut të ri
vjeshta skicon
fjolla malli.
E Dielë, 26- Gusht -2018
Albany - New York - USA
Rate this article
Post your comment