Home | Literature | * * *

* * *

image
Ndoshta ka murgj që provojnë diçka të ngjashme kur bien në soditjet shpirtërore...

 

 

 

 

 Përkthyer nga Ardian Klosi

 

 

 

 

-...Unë vetë nuk jam fetar, nuk shkoj as në kishë dhe motivet e tekstet liturgjike i përdor thjesht për terapi; më ndihmojnë më shumë se çdo gjë për të luftuar dy sëmundje që i kam të lindura: melankolinë dhe dhimbjen e kokës.

Që kur Maria u hodh në anën e katolikëve ( ndonëse Maria është vetë katolike, shprehja më duket me vend), këto sëmundje janë rënduar edhe më, aq sa dhe Tantum ergo ose himnet për Virgjëreshën, që deri tash më janë gjendur për dhimbjen e kokës, nuk hyjnë në punë pothuajse hiç. Ka një bar me efekt të çastit: alkoli- do të kishte një tjetër me efekt të zgjatur: Maria.

Maria më ka lënë. Një kloun që nis të pijë, merr të tatëpjetën, rrokullepset më shpejt se një punëtor i dehur që bie nga çatia.

Kur jam i pirë, luaj në skenë kuturu, bëj lëvizje që vetëm saktësia mund t’i përligjte dhe bie në gafën më të rëndë për një kloun, qesh vetë me sajimet e mia. Ç’poshtërim llahtar! Sa jam esëll, frika mbrapa perdeve mblidhet e mblidhet derisa dal në skenë ( në të shumtën e rasteve duhet të më japin një të shtyrë), ndërsa ajo që disa kritikë e kanë quajtur “ gazi i llogaritur e shpotitës që fsheh të rrahurat e zemres”, s’është veçse ajo ftohtësi e dëshpruar që më afron me kukullat; dhe më i keq akoma është çasti kur fijet këputen dhe unë vij në vete. Ndoshta ka murgj që provojnë diçka të ngjashme kur bien në soditjet shpirtërore. Maries i shihja përherë libra mistikë dhe më kujtohet që në faqet e tyre “ zbrazëti” dhe “ asgjë” qenë fjalët më të përdorura.

 

 

 

"Me syrin e një klouni" i Heinrich Böll

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0