Home | Literature | Shpallen Çmimet Kombëtare të Letërsisë

Shpallen Çmimet Kombëtare të Letërsisë

image
Idlir Azizaj dhe Diana Kastrati janë fituesit e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë...

 

 

 

 

 

 

 

Idlir Azizaj dhe Diana Kastrati janë fituesit e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë , autori dhe përkthyesi i vitit, të ndara sot nga Ministria e Kulturës.

Ministria e Kulturës ka ndarë sot, çmimet e mëdha të Letërsisë, për vitin 2016. “Vepra më e mirë e vitit e Letërsisë Shqipe” dhe “Vepra më e mirë e vitit e përkthyer”, kanë qenë dy çmimet e ndara sot. “Vepra më e mirë e vitit të Letërsisë Shqipe” për vitin 2016, iu dha shkrimtarit Idlir Azizaj për veprën “Shekspirotët” të shkruar në një zhanër që ndërthur imagjinatën groteske me peizazhin dramaturgjik. Rezultati është një tekst ku thuren me nerv dhe humor të zi në unitet mjedisi i trazuar shqiptar i shekullit XXI me një stil moderniteti.

 

Në ceremoninë e çmimeve kombëtare të Letërsisë për vitin 2016, po sot, përkthyesja Diana Kastrati u nderua me çmimin “Vepra më e mirë e vitit e përkthyer”, me “Kanali Musolini” i autorit Antonio Pennacchi. 

 Kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit të Letërsisë Shqipe

 

1. Ardian Kyçyku – INCOGNITO (roman), Shtëpia Botuese NAIMI

2. Erion Papagjoni – NJE BURRE MES DY GRAVE (dramë), Shtëpia Botuese ADA

3. Idlir Azizaj – SHEKSPIROTET (novela dramaturgjike), Shtëpia Botuese TOENA

4. Meritan Spahija – VEGIMET E FUNDIT (tregime), Shtëpia Botuese FIORENTIA

5. Romeo Çollaku – MJALT NË TEH (roman), Shtëpia Botuese ZENIT

 

Kandidatët për çmimin “Vepra më e mirë e vitit e përkthyer

 

 1. Agron Tufa – TRISTIA (poezi), Osip Mandelstam – Shtëpia Botuese PIKA PA SIPËRFAQE 

2. Diana Kastrati – KANALI MUSOLINI (roman), Antonio Pennacchi – Shtëpia Botuese DITURIA 

3. Ermira Danaj – NJË FRYMËMARRJE JETE, PASIONI SIPAS G. H. (roman), Clarice Lispector, Shtëpia Botuese OMBRA GMG. 

4. Luljeta Lleshanaku – Bija e varrmihësit (roman), Joyce Carol Oates, Shtëpia Botuese ALBAS 

5. Romeo Çollaku – POEZI TË ZGJEDHURA, Konstandinos Kavafis, Shtëpia Botuese ZENIT

 

 

 Juria

 

Primo Shllaku   Kryetar

Flutura Açka

Elsa Demo

Bajram Karabolli 

Lisandri Kola.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00