Home | Literature | Paradoks

Paradoks

image
Ndërsa ne jemi po aty

ku na flaku Big-Bengu

para 5 miliardë vjetësh...

 

 

 

Nga Artur Baku

 

 

 

 

Thonë se universi

Po zgjerohet,

yjet po rendin kuturu

drejt hapësirave të reja

me turravrapin e dritës.

Ndërsa ne jemi po aty

ku na flaku Big-Bengu

para 5 miliardë vjetësh,

në të njënjtën

largësi nga njëri-tjetri,

endemi rrugicave

të një bote të vogël,

bareve të një qyteti kaotik,

rrotullohemi paqësisht

rreth egove tona urbane

me paradoksin zanafillor:

në këtë univers, që zgjerohet

pafundesive komike,

fatet tona s'do të përplasen kurrë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00