Home | Literature | Bukuria që vret

Bukuria që vret

image
Hana e zbetë, si fytyra e nji të vdekuri, kundron nga kupa e qiellës.Kundron botën e maleve të kristalizueme nga bora.Kundron kasollat e kristalizueme të katundit, të cilat as frymë nuk marrin.

 

 

 

 

Migjeni

 

 

Hana e zbetë, si fytyra e nji të vdekuri, kundron nga kupa e qiellës.Kundron botën e maleve të kristalizueme nga bora.Kundron kasollat e kristalizueme të katundit, të cilat as frymë nuk marrin.Të gjitha janë mbështjellë në bardhsin e borës.Vret shpirtin e malsorit siç vret shpirtin e artistit shtatorja e barshë e nji grue së lakuriqët.

E në kasolle, e cila gjëmon nën barrën e borës,derdhen dy ngjyra kuq e zi. I kuq zjarmi i votrës në mes të kasolless, e i zi rrethi. Të zeza, t’errta janë skutat e kasolles, nga ndigjohet blegrim i mekun i ndoj delja ose kumbona e lopës. E dhe ato i vret buluria e bardhë. Nga goja u del avulli i afsheve që ngrihet n’ajr, bjen mbi qimet e tyne si brymë dhe kristalizohet. Heshtje. Gjithçkafja e kristalizueme .Nji dorë shtrihet, zen nji dru e shpupurish zjarmin. Rropos nji ”botë gacash”. Flaka lëpin errësinën e shkëndijat kërcejnë nën tra dhe nëpër fëtyra rreth votrës. E trupnat e njerzve dridhen,nëpër korriz u përshkohet të ftoftit, që vjen nga skutat, andej nga errsina. Brrr…uf..andej mbrapa shpinet përpijnë errsina me të ftohtit e saj.

-Po shiko mos ngrinë Laroja??

Dhe çohen, i lëshojnë vend rreth zjarmit Larojës, lopës së shtëpisë. Të nxehet dhe ky pjestar familje në kasollen e kristalizueme. E Laroja din si duhet me u shtrimë rreth zjarmit. Po me trupin e saj të math, gati shtypi dy vocrrakë, të cilët i kish zanë gjumi pranë zjarmit.

E kur, andej nga mesnata , acarimi arrin dhe kulmin e vet, atëhere ndër bagëti fillon nji lëvizje.Po ,nji lëvizje. Nji nga nji u aviten njerëyve e me syt e vet si me u lutë:”na lëshoni dhe neve të ngrofemi pak rreth yjarmit, se u ngrimë”. Dhe njeryit kundrejt njerzve s’kanë mëshirë, po kundrejt shtazve -po. Prandej çohen, ua lëshojnë bagëtis vendin rreth votrës, e ata vetë shkojnë n’errësinë që përpinë.

…..Dhe agimi zbardhë me bukurinë e bardhë që vret. Çohen njerzit me trupnat e mpime dhe me kujtim në ndërgjegje se u kalua dhe nji natë e vështirë. U çuen , por nuk çohet nji vocrrak. Dora e s’amës shtrihet mbi të dhe  në çast nji britmë e tmerrshme shpoi zemrat e kasolles. Dhimba e nji nanës i shkrinë zemrat në vaj, por ç’e do kur nuk shkrin zemrën e vocrrakut.

Po, ishte ngrimë lokia e nanës. Gjaku i tij i kuq dhe i purpurt ish ngrimë ndër dej dhe në zemër, ish bamë kristal, ish ba rubis, për gjerdhanët e metresave. E trupi i vocrrakut, i lokes së nanës, ishte bamë nji shtatore e ngurët e ngulun nga gjini i nanës.

Merrnje dhe çonje në qytet kët shtatore. Vendosnje në nji shesh! dhe si përmendore kushtonja ndokujt. Kushtonja atij që ka ma shumë merita për kët vend! Po, ndoj ministrit o deputeti, o ndokuj tjetër… E në rasë se nuk gjeni ndoj njeri që ka merita të mjaftueshme , atëherë kushtonja atij që ka merita ma pak: Perëndise klasike.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00