Home | Literature | Poezia në fuqi të tretë

Poezia në fuqi të tretë

image (1)poezia, (2)vjeshta, (3)e bukura
 
Njëmend, poezia është udha për të cilën rrallë shkohet! Përmes saj lind njohja, të kuptuarit e drejtë të natyrës, botës dhe njeriut! Brenda frymëzimeve vjeshtake, protestës në politikë, melankolisë ose dashurisë poeti përpiqet të depërtojë thellësisht në çështjen, dhe ndërkohë, poeti të motivohet ta shkruajë të bukurën në mënyrë meritore! 



 

Nga Bujar Plloshtani

 


Njëmend, poezia është udha për të cilën rrallë shkohet! Përmes saj lind njohja, të kuptuarit e drejtë të natyrës, botës dhe njeriut! Brenda frymëzimeve vjeshtake, protestës në politikë, melankolisë ose dashurisë poeti përpiqet të depërtojë thellësisht në çështjen, dhe ndërkohë, poeti të motivohet ta shkruajë të bukurën në mënyrë meritore! Thjesht, poezia e tillë ndiesore që të bukurën përpiqet ta shkruajë në mënyrë meritore e gjejmë të lindur te Ilir Shyta! Në vjeshtë duket sikur i shpërthen më ndryshe një muzë me variacione të habitshme! Përmes gjetheve të vjeshtës, Hënës, Vjeshtën në fuqi të tretë, "Rekuiem për J... ", për poetin paraqet një variacion shpirtëror të thellë, të cilin ai e përjeton në më të fshehtat e vrullit të tij krijimtar. Poezia e Ilir Shytës është e figurshme, e prek emocionin apo pasionin tek njeriu, protestën kundrejt politikës ditore, shquan bukuritë e natyrës, sidomos tekat e vjeshtës, ku gjethin e përdor si simbol për të identifikuar gjendjen apo sendin!

  Në vëllimin poetik "..kur çmendej Dea!", poeti Ilir Shyta është marrë me esencën e problemit që ka natyra njerëzore me të kuptuarit e dashurisë, politikës, moralit e kështu me radhë, pasi ai i njeh mjaftueshëm, dhe ndërkohë i shtjellon përmes vargut të tij provokimet e ekzistencës për të ndriçuar vetitë e brendshme të njeriut përballë botës. Poezia e tij është e figurshme, të mishëruar prej vegimeve në dashuri, jo vetëm prej dashurisë, por brenda konceptit më të thellë të dashurisë për natyrën, njeriun, të bukurën dhe të vërtetën. Ndonëse, poet që jeton brigjeve të liqenit, ai duket se është i frymëzuar ndaj liqenit, ose herë-herë duket se është indiferent duke i kënduar paksa më ndryshe nga poetët tjerë.  

Në poezinë “Rekuiem për J..”, poeti i kthehet vetes për ta kujtuar atë, për të cilën ka jetuar emocionalisht me J! Poeti ka hyr brenda vetvetes, thelbësisht i vjen para syve të përmallshëm koha për cilën ai e kujton atë si relike të humbur. E rikujton përmes vargut dhe figurës, dhe pa as më të voglin dyshim poeti e kthen J., në afërsinë e tij shpirtërore. Ajo është një kërkim për dashurinë e tij si moral, dhe ndërkohë humbja është simbolizmi i dashurisë! Ilir Shyta ka shpirtin e pafund, ai nuk di të shtiret, është prej vërteti ndaj gjithçkaje. Prandaj, J. është larg, por brenda shpirtit të poetit, ajo është kaq pranë, njësoj i afërt si me vetveten!

 

“Rekuiem për J..”

 

Kambanat gjëmojnë papushim

litarët e gjatë

akrobaci i bëjnë ajrit.

Organo luan rekuiem.

Mesha filloi e mbaroi.

Hija e saj

është jashtë – brenda meje

si dikur.

Sa keq që të ëndërruarën puthje

harruam.

Ti je larg,

shumë larg.

Kaptuar male, shtete, oqeane...,

ke marrë formë avioni

Shkrihen zhurma, ajri... në një

e t’i bëhesh kaltrinë

që syrin tim vret.

Tani je larg

Vetja më është

gjymtim dhe mall,

dhimbje dhe shpresë.

            ***

Poezia e Ilir Shytës jeton ndër ne, dhe ec nëpër kohë. Ai në poezitë e tij e prek të bukurën në vjeshtë, të vërtetën në etikë dhe realitetin në politikë. Brenda shpirtit të tij ndiesor frymon e vërteta, dlirësia, paqja dhe e bukura! Ndonëse, në poezitë e tij mund të gjesh protestën ose revoltën, goditjen ndaj të padrejtës në shoqëri dhe politikë, dhe përmes fjalës së bukur, poeti kërkon ndryshimin për të mirën e përgjithshme. Ai i godet me metaforë pothuaj të gjitha dukuritë e ndryshme shoqërore që e tangojnë përditë, dhe ndërkohë jep udhën për të cilën duhet ndjekur politika dhe shoqëria.

Nëse e shqyrtojmë poezinë “E vërteta vuan”, poeti sjell një model ndryshe të shoqërisë që jeton në kohën tonë, duke e prekur mjaftueshëm sesi sot disa femra abuzojnë me veten duke e fshehur realitetin e tyre, dhe pasqyrojnë një tjetër realitet ndryshe. Poeti e godet shtirjen femërore, dhe kërkon të vihet pastërtia shpirtërore në rend të parë. Gjithsesi, se poeti është përkrah dashurisë, paqes, shtegtimeve, por jo të abuzuarit e moralit si prishje të kodekseve etike, që tashmë dita-ditës po bëhet modë pothuaj në çdo shoqëri urbane. Poeti është njëmendtë i përkushtuar të shkruajë për dashurinë e vërtetë, për atë që dëshmon në vlerat e shoqërisë, dhe jo për shtirjen në dashuri dhe abuzimet e ndryshme që sot mund të vijnë nga kjo e fundit!

   

“E vërteta vuan”

 

Nxehtësia kafshon

bukuroshen që zbulon fshehtësi

kur trupbukurat

bëjnë dashuri me burrat.

Era e mëkatit është modë.

Nuk e ndjeni.

Jo spermë tradhëtie.

Në barkun e tyre

kalëtroje është mbjellur.

Epo mirë bëjnë që vuajnë

sepse me vetëdije

ushqejnë tradhëtinë në bark

që dje, sot e mot

ua ka prishur mendjen të shkretave.

 

             Poezia e Ilir Shytës është e gjallë, që buron nga instinktet e lira të shpirtit të tij. Në poezinë “Bosh”, ai përpiqet ta sqarojë realitetin e shoqërisë sonë, që fundja kanë humbur sensin e humanizmit dhe dashurisë midis njeriut. Poeti përmes fjalës godet vesin e keq të shoqërisë, e cila tashmë po kthehet në interesin vetjak, dhe se njeriu harron se është qenie sociale që duhet të socializohet me veten, dhe njëkohësisht me rrethanshmërinë e përditshme. Poezia “Bosh” është paraqitje e protestës. Kundër të keqes në politikë, në moral, në rrethet vicioze të shoqërisë dhe në ekzistencë. Rrethi shoqëror politik pothuaj vicioz, pa pikëpamje racionale brenda, pa sens komunikimi për ndryshimin e gjendjes aktuale jo produktive, që veçse shkon drejt udhës së habitshme. Poezia, këtu është një ftesë për politikën, e cila duhet të angazhohet për më tepër që të bëjë detyrën e saj, dhe në të njëjtën kohë të vetëdijësohet si parakusht para popullit që e zgjedh për të menaxhuar me të ardhmen e tij! Pra, poezia “Bosh” është një mundësi për ta trajtuar ndryshe veten krahas tjetrit, dhe tjetrin ndryshe nga vetja, madje, kur mungon vullneti i mirë, atëherë shterpësia veçse rritet e me gjasë mund të na transformojë! Ai përmes fjalës na kujton që këtë Bosh ta kthejmë përmbys me dashuri, me sensin e vullnetit të lirë shpirtëror, që më pas sfidat ekzistenciale t’i luftojmë bashkërisht!

 

“Bosh”

         

           Unë e ti

Pa dashuri.

Zemrat vet’mëvete

Janë dy statuja

Që shenjojnë 

Funeral lumturie.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00