Home | Literature | 3 - 8 Qershor, Panairi i Librit Prishtinë

3 - 8 Qershor, Panairi i Librit Prishtinë

image
Panairi i 16-të  i Librit do të mbahet nga 3 - 8 Qershor 2014, në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Panairi i 16-të do të mbahet nga 3-8 Qershor 2014 në ambientet e Pallatit të Rinisë, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.

Duke qenë panair tashmë me traditë të konsoliduar dhe fizionomi të qartë, do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me përvjetorë të mëdhenj të personaliteteve letrare shqiptare dhe botërore:

 

- 450-vjetori i lindjes së Shekspirit,

- 200-vjetori i lindjes së Jeronim de Radës,

- 170-vjetori i lindjes së Zef Serembes,

- 140-vjetori i lindjes së Shtjefën Gjeçovit,

- 100-vjetori i lindjes së Octavio Paz,

- 100-vjetori i lindjes së Marguerite Duras,

- 100-vjetori i lindjes së Sterjo Spasses,

- 100-vjetori i lindjes së Mehmet Gjevorit.

 

Të gjitha këto personalitete do të kujtohen në kuadër të përurimeve, debateve dhe aktiviteteve të tjera në kuadër të panairit.

SHBK-ja ka paraparë informimin e çdoditshëm të vizitorëve, mediave, botuesve me informatorin e shtypur dhe dixhital, përmes faqes www.panairilibrit.com .

SHBK-ja po ashtu ka paraparë darkën solemne më 7 qershor në hotel Prishtina, ku do të nderohen me trofeun e Panairit, sipas vlerësimit të jurisë speciale, librat më të mirë në:

 

- Prozë,

- Poezi,

- Kritikë/Studime letrare/Eseistikë/Publicistikë,

- Përkthim letrar,

- Projektin kapital,

 

si dhe:

 

- Shkrimtarin e vitit (Letërsi Shqipe),

- Shkrimtarin e vitit (Letërsi e Huaj),

- Stendën më të vizituar.

 

Panairi do të ketë edhe mysafirët e nderit, shkrimtarë të shquar shqiptarë dhe të huaj.

Pritet të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.

Numri i titujve të rinj, rreth 1.200. Numri i titujve të viteve të fundit, rreth 4.000.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 35.000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00