Latest News
Hëna në Matkë
Ndritja e saj në muzg,
gjithë terrin po zbardh.
Dhe heshtja në mes hyn,
e na gllabëron muzën
duke ikur tutje ngadalë si e trishtë.
Nga Bujar Plloshtani
Pas shkëmbinjëve të kanioneve,
Hëna me bisht syri vështron.
S'mund të fshihet më,
pas shkëmbit si dikur,
me aureolën e saj gati
të mahnit nga larg.
Nuk ka as turp më,
e zhveshur po shfaqet përmes syve të mi
që me zili përgjon shikimet e përvjedhura.
Ndritja e saj në muzg,
gjithë terrin po zbardh.
Dhe heshtja në mes hyn,
e na gllabëron muzën
duke ikur tutje ngadalë si e trishtë.
Hëna,
misterioze kjo gjithnjë mbeti brenda meje...
Matkë,
19.08.2013
21:00 h
Rate this article




del.icio.us
Digg

Post your comment